krim mjedisor

“Moratoriumi i gjuetisë nuk funksionon”, denoncimet: Kafshët shiten online dhe balsamosen në lokale

Gjuetia e paligjshme dhe shitja e tyre online është ndër shkeljet më raportuara nga qytetarët si krim mjedisor. Por mefshtësia e institucioneve përgjegjëse pas bërjes prezente të rasteve ka sjellë jo vetëm mosndëshkimin e shkelësve të ligjit por edhe një shumë të konsiderueshme të ardhurash të munguar në buxhetin e këtyre institucioneve. Speciet e rralla të cilat mbrohen me ligj dhe nuk lejohet të vriten apo mbahen në robëri, jo vetëm që janë pre e të shtënave të armëve por së fundmi janë edhe një mundësi përfitimi të shumave monetare duke i nxjerrë në ankand në internet për shuma të caktuara.

“Për Mirëqënie Sociale dhe Mjedisore”: Denonco krimet mjedisore

Në mbështetje të luftës kundër krimit mjedisor vjen në qytetin e Beratit linku më i ri denoncues “DENONCO KRIMET MJEDISORE”, i cili është pjesë e faqes së organizatës “Për Mirëqënie Sociale dhe Mjedisore” Berat, në kuadër të zbatimit të projektit: “Ulja e krimit mjedisor nëpërmjet rritjes së kapaciteteve të agjecsive ligjzbatuese, në Parkun Kombëtar të Tomorrit”. Ky projekt vjen si pjesë e programit ACHIEVE që zbatohet nga Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) dhe financohet nga Bashkimi Evropian.

A duhen ripyllëzuar sipërfaqet e djegura?

Vera 2017, do të mbahet mend gjatë jo për të mirat që solli, por për temperaturat e larta për më shumë se një muaj, për mungesën e reshjeve si dhe për më shumë se 950 zjarre të lemeritshme në pyje të lartë apo të ulët. Këto zjarre janë një thirrje- kushtrim për qytetarët e kësaj toke: -Mendoni e veproni sa nuk është vonë, se këtu do të jemi të detyruar të jetojmë! Në këtë kontekst, i tronditur nga ky realitet mendoj që të mos hesht, por të flas, të kontribuoj sado pak.

Berat- Bogovë, denoncimi i krimeve mjedisore

Ditën e enjte, organizata “Për Mirëqënie Sociale dhe Mjedisore” Berat, në kuadër të projektit “Ulja e krimit mjedisor nëpërmjet rritjes së kapaciteteve të agjencive ligjzbatuese, në Parkun Kombëtar të Tomorrit”, si pjesë e programit ACHIEVE të zbatuar nga Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) Shqipëri, financuar nga Bashkimi Evropian, ndau me banorët e zonave përreth promocionin e saj. Promocioni i saj kishte për qellim informimin e banorëve të kësaj zone mbi rëndësinë e ruajtjes së Parkut Kombëtar të Tomorrit, vlerave të tij të florës, faunës, turistike, folklorike, historike.

Berat, tryezë e rrumbullakët për krimin mjedisor

Në qytetin e Beratit, u zhvillua këtë të mërkurë tryeza e rrumbullakët në kuadër të projektit “Ulja e Krimit Mjedisor nëpërmjet rritjes së kapaciteteve të agjensive ligjzbatuese, në Parkun Kombëtar të Tomorrit”, financuar nga Bashkimi Evropian si pjesë e programit ACHIVE, të zbatuar nga REC Shqipëri. Gjithsej ishin 35 përfaqësues të institucioneve vendore si ISHMP, ARM, DRSH, ISHSH, AdZM, DAR etj. Prezenca e Z. Elton Qendro përfaqësues i OSBE- Këshilltar për qeverisjen mjedisore, përfaqësues i grupit Ndërqeveritar kundër Krimit Mjedisor i njohur si G.N.K.M.

Berat: Rritja e kapaciteteve të Uniformave Blu për krimin mjedisor

Kuadri ligjor Evropian në mbrojtjen e Mjedisit i krahasuar me kuadrin ligjor shqiptar dhe figurat e veçanta të veprave penale në kreun IV të KPRSH si dhe nevoja për përmirësim e këtyre dispozitave me qëllim harmonizimin me Legjislacionin Evropian, por edhe si përgjigje efikase ndaj krimit mjedisor, ishin fokusi i trajnimit të organizatës “Për Mirëqënie Sociale dhe Mjedisore” Berat, pjesë e paketës së punës së projektit: “Ulja e krimit mjedisor nëpërmjet rritjes së kapaciteteve të agjencive ligjzbatuese, në Parkun Kombëtar të Tomorrit”.

Blendi Klosi dënon masakrën në Këlcyrë. MB nis hetimet ndaj policisë për mosveprim

Pas denoncimit të ngritjes së një biznesi pa leje për shfrytëzimin e ujërave të Vjosës në grykën e Këlcyrës, ministrat Blendi Klosi dhe Sonila Qato udhëtuan drejt vendngjarjes. Tashmë atje biznesmeni Harri Lena ka hedhur kolonat dhe betonin për devijimin e ujërave dhe shfrytëzimin e tyre për biznes. Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi e ka cilësuar projektin si një dinosaur mjedisor duke siguruar se nuk do të ketë tolerim për këtë biznes të paligjshëm.

Bulqizë, prezantohet puna për luftën kundër krimit mjedisor

Bashkëpunimi ndërinstitucional, nxitja dhe sensibilizimi i qytetarëve kundër krimit mjedisor ishte në fokus të një takimi të mbajtur në Bashkinë e Bulqizës! Autoritetet e qeverisjes vendore dhe drejtori i Pyjeve, Lufti Miftari prezantuan para grupit ndërinstitucional punën e bërë në luftën ndaj prerjes së paligjjshme të pyjeve dhe dëmtimin e mjedisit. Përfaqësuesit e grupit Ndërinstitucional vlerësuan punën e bërë në këtë drejtim, duke theksuar se Drejtoria Lokale e Pyjeve ka evidentuar dhe luftuar krimin mjedisor në Bulqizë.

Burg për ndotësit e ambientit, 15 vite po hodhe vajra në det

“Kodi penal është hartuar që në vitin 1995. Ligjet që kemi njësuar, flasin qartazi që ndotësi duhet të paguajë, por institucionet ligjzbatuese hasin vështirësinë e vakumit ligjor për të mos penalizuar”, shprehet ministri i Mjedisit, Lefter Koka. Për të plotësuar këtë vakum ligjor, Ministria e Mjedisit propozon disa ndryshime në Kodin Penal që parashikojnë deri në 15 vite burg për autorët e krimit mjedisor, si në rastin e prerjes së pyjeve në mënyrë të paligjshme. Dëmtimi i pyjeve është shkaku kryesor i përmbytjeve me të cilat përballet vendi, në çdo sezon dimëror.

Durrës, betonizohet plazhi, hotelet po hedhin blloqe betoni

Pak ditë më parë Report Tv ka denoncuar hedhjen e betonit në plazhin e Durrësit, ku një përfaqësi e hoteleve po hidhnin beton për të përfituar hapësira të rërës. Ndërsa sot ambjentalisti, Sazan Guri dhe përfaqësues të shoqërisë civile denoncuan zyrtarisht pranë Gjykatës Administrative dhe Prokurorisë së rrethit Durrës masakrën mjedisore që po ndodh në bregdetin Adriatik në sektorin Apolonia, ku dhjetëra biznese, me qëllim përfitimi të hapësirave me rërë, kanë betonizuar bregdetin në mënyrë të paligjshme.

Elbasan, bashkia masakër me pemët. Revoltohen ambientalistët

“Lulishtja e Portokalleve”, një prej zonave identitare të Elbasanit është shkatërruar me miratim të bashkisë, për t’i hapur rrugë rikonstruksionit të rrugës. Fotot e postuara në rrjetet sociale tregojnë masakrën ndaj pemëve dhjetra vjeçare të portokalleve, limonave dhe qitrove. Prerja e pemëve siç shihet edhe në fotot e hedhura në rrjetet sociale, përveç masakrës mjedisore, ka krijuar edhe një “rrogos” të vërtetë portokallesh të shkelura dhe shtrydhura në tokë, duke shkaktuar keqardhjen dhe indinjatën e qytetarëve.

Fier, zjarr në Margellic zjarrfikëset në vendngjarje

Një zjarr ka nisur ditën e djeshme në fshatin Margellic në një zonë malore, me bimësi të dendur. Mësohet se shërbimet e zjarrfikësve janë në vendngjarje dhe po punojnë për të vendosur nën kontroll zjarrin. Sipas asaj që bëjnë të ditur burime nga zjarrfikësit, zjarri është duke djegur një zonë e cila është e mbjellë me ullinj. Zjarri dyshohet të jetë i qëllimshëm, ndërkohë që është duke u punuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Helmim masiv i peshqve në liqenin e Xibrakës

Në rezervuarin e Xibrakës i njohur si “Gjoli i Mukjes” në Cërrik ka ndodhur një katastrofë mjedisore. Qindra kuintal peshq dhe gjallesa të tjera janë gjendur të ngordhur në breg të këtij liqeni. Ende mbeten mister shkaqet e kësaj masakre të vërtetë sipas infoelbasani.al, por sipas specialistëve, nuk bëhet fjalë për vrasje me dinamit, apo lëndë kimike, por për një lloj asfiksie me natyrë të panjohur. Dyshohet se peshqit kanë pasur mungesë oksigjeni, për shkak të një lënde të panjohur të çliruar në ujë në formë gazi apo shëndërrimi kimik.

Inspektoriati i Mjedisit, Bashkia Elbasan: Ndonëse funksion që prej 4 vitesh, sërish i ka duart e “lidhura”

Vlerësimet e Ndikimeve në Mjedis nuk janë vetëm raporte dhe dëgjesa publike, më tej kësaj janë gjithë institucionet përgjegjëse, që jo vetëm nuk kanë akses në dëgjesat e VNM-ve të ndryshme, por hasin pengesa edhe përgjatë zbatimit teknik të tyre, apo marrjen e masave deri në mbyllje të aktiviteteve. Të tilla probleme ku anashkalohen hallkat insitucionale apo ka mungesë të kompetencave për të kryer detyrën, gjejmë pranë inspektoriatit të Mjedisit në Elbasan.

ISHU gjobit me 5 milionë lekë firmën “Gjikuria” për një masakër mjedisore në bregdetin e Palasës

Kompania “Gjikuria” shkakton masakër mjedisore në Bregdetin e Palasës. Kjo është konstatuar sot nga ana e Inspektoriatit Shtetëtor të Ujrave, i cili ka gjobitur me 5 milion lekë kompaninë në fjalë. Sipas njoftimit për shtyp, Inspektoriati Shtetëtor i Ujrave, pas një denoncimi të marrë për dëmet që po i shkaktohen bregut të detit, tek Delta e Përroit të Thatë në Palasë, rrethi Vlorë, ka dërguar menjëherë ekspertët e tij, ku kanë konstatuar nga afër problematikën dhe ndërhyrjet e paligjshme.

Ishujt e Ksamilit, Monument Natyre të rrezikuar

Ishujt e Ksamilit janë një bukuri natyrore e veçantë e bregdetit të Sarandës. Gjenden pranë bregdetit të Jonit në Ksamil të rrethit të Sarandë. Kanë sipërfaqe 15 ha., prej së cilës 5 ha. tokë dhe 10 ha. det. Ndodhen rreth 7.5 – 15 m m mbi nivelin e detit. Janë ishuj të vegjël shkëmborë pranë njëri-tjetrit, të mbuluar me një vegjetacion tipik mesdhetar të zhvilluar, i përbërë nga ilqeja (Quercus ilex), vërriu (Alnus glutinosa), vidhi (Ulmus campestris), dafina (Laurus nobilis), mersina (Myrtis communis), etj, të klasës Qurcio-Ilicis.

Klosi, në krah të të rinjve vullnetarë ​për pastrimin e vendit nga mbetjet

Fushata “Të pastrojmë Shqipërinë që duam” ka nisur me fazën e sensibilizimit dhe ndërgjegjësimit, aksioni i parë i së cilës u zhvillua përgjatë rrugës nacionale Elbasan-Librazhd. Ministri i ri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, ju bashkua të rinjve të “Korpusi i Vullnetarëve”, duke e cilësuar një aksion të rëndësishëm për mjedisin. “Është një aksion i cili nuk mund të bëhet nga zyrat, nuk mund të bëhet vetëm duke bëra masa rregullatore, ne do vazhdojmë ti bëjmë me forcë për të ndëshkuar, çdo shkelës të ligjeve të mjedisit, do ndëshkohet çdo njeri që bën një krim mjedisor, duhet të bëjmë më shumë aksione në qytet”, tha Klosi.

Krimi mjedisor do të konsiderohet, dënohet dhe penalizohet si çdo krim tjetër

Në prag të fillimit të aksionit të madh të pastrimit të Shqipërisë, ministrat Blendi Klosi dhe Fatmir Xhafaj zhvilluan takimin me prefektët dhe drejtuesit e policisë në qarqe, për t’u bërë me dije se do të jenë aktorët kryesorë në terren të zbatimit të ligjit të ndalimit të krimit mjedisor. “Kush dëmton mjedisin tonë të përbashkët, që është malli ynë i përbashkët, pasuria jonë e përbashkët, mundësia jonë e përbashkët për të zhvilluar turizmin, mundësia jonë e përbashkët për të zhvilluar ekonominë, mundësia jonë e përbashkët për të zhvilluar mirëqënien, duhet të dënohet, të penalizohet”, deklaroi Klosi.

Krimi mjedisor i kompanive koncensionare të naftës

Banorët që jetojnë mbi vendburimet e naftës dhe gazit në Shqipëri po varfërohen dita-ditës. Pas problematikave ndër vite të fshatrave në zonën e Roskovecit dhe Patosit, në emisionin investigativ "Fiks Fare" mbërritën dhjetëra ankesa nga fshatrat në vendburimin e quajtur Cakran-Mollaj, vendburim i cili është dhënë me koncesion për vite me radhë. Fillimisht, koncesioni i është dhënë firmës "Stream Oil", ndërsa në vitin 2014 i është dhënë firmës "Transatlantic ltd", firma të regjistruara në vendet që njihen si "parajsa fiskale".

Krimi mjedisor në Berat

Më datë 22 Maj 2017, në qytetin e Beratit u mbajt konferenca përmbyllëse mbi projektin: “Reduktimi i Krimit Mjedisor, nëpërmjet rritjes së kapaciteteve të agjencive ligjzbatuese, në Parkun Kombëtar të Tomorrit”, pjesë e programit ACHIEVE, të zbatuar nga Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) Shqipëri, me mbështetjen financiare të Delegacionit të Bashkimit Evropian në vend. Në konferencë morën pjesë përfaqësuesit e institucioneve të përfshira në këtë projekt, përgjatë një viti punë, si ata të: Bashkisë (n/Kryetarja e tij), Prefekturës (sekretari i përgjithshëm i saj), Këshilli i Qarkut (sekretari i përgjithshëm), AdZM, ISHMP, DAR, shkolla të mesme të përgjithshme, shoqërisë civile, si dhe tri ekspertë të fushave: gjeologji, biologji e inxhinier pyjesh.