kruje

Gjiknuri tek fabrika e Çimentos në Krujë, mbjell pemë: Bizneset në Industri të rehabilitojnë mjedisin

Rregullat e reja pas ndryshimeve në ligjin minerar detyrojnë subjektet që veprojnë në këtë industri që t’i kushtojnë rëndësi parësore rehabilitimit të mjedisit. Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri zhvilloi një vizitë në fabrikën e çimentos Titan Antea Cement në zonën e Krujës, për të parë nga afër punimet në kuadër të programit të rehabilitimit progresiv të mjedisit. Sipas ligjit, zonat e shfrytëzuara minerare dhe ato që vazhdojnë prodhimin duhet që të vënë në jetë një rehabilitim progresiv të mjedisit duke mos pritur deri në përfundimin e aktivitetit të tyre për ta bërë një veprim të tillë.

Gurorja pa leje mjedisore rrezikon banorët në aksin Krujë-Qafshtamë

Një gurore e ndërtuar rishtazi po rrezikon jetën e banorëve në zonën e Krujës. Gurorja është ndërtuar në rrugën Krujë - Qafshtamë në vendin e quajtur Gryka e Vajës. Vendi në të cilin është ndërtuar gurorja në vitin 2002 me vendim të Këshillit të Ministrave është shpallur monument natyre. Shteti është gjunjëzuar përballë firmës që ka ndërtuar këtë biznes, pasi kjo kompani është proceduar dy herë nga Agjencia e Zonave të Mbrojtura. Informacionet e marra nga kjo agjenci rezulton se kjo firmë nuk ka asnjë dokumentacion i cili lejon zhvillimin e një aktiviteti të tillë.

ISHMP përfundon aksionin për mbylljen e furrave të gëlqeres, në rrethin Krujë

Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit dhe Pyjeve (ISHMP) ka përfunduar aksionin e nisur gjatë muajit Mars, në zonën e Krujës dhe Fushë-Krujës për mbylljen e furrave të gëlqeres. Gjatë këtij aksioni Inspektoriati ka identifikuar ngritjen e aktivitetit të paligjshëm të një totali prej 30 furrave të gëlqeres, të cilat janë prishur të gjitha dhe është realizuar mbyllja e plotë e aktivitetit të tyre. Nga të cilat 13 furra gëlqere ushtronin aktivitetin e paligjshëm në zonën e Borizanës, dhe 17 të tjerat në zonën e Krastës, rrethi Krujë.

Klosi: Në Shqipëri do të mbillen 3 milionë pemë nga vullnetarët

Forcat e Armatosura dhe 500 nxënës të arsimit profesional u bënë pjesë e fushatës së madhe të iniciuar nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë për mbjelljen e 5000 mijë pemëve ditën e djeshme në Malin e Krujës. Aktiviteti “Të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe”, u zgjodh të zhvillohet në ditën e Lumturimit të Nënë Terezës, për të promovuar vullnetarizmin e të rinjve dhe përfshirjen e të rinjve në fushatën kombëtare të gjelbërimit të Shqipërisë që MMSR ka nisur. Fushatës iu bashkuan edhe Forcat e Armatosura, duke nisur një bashkëpunim për gjelbërimin e vendit.

Krujë, revokohen 3 leje mjedisore për guroret, prishen 6 furra gëlqereje

Gjashtë furra gëlqereje që kanë rezultuar të paligjshme janë prishur së fundmi nga fadromat në zonën e Krujës dhe Fushë-Krujës, ndërsa janë revokuar lejet mjedisore për 3 gurore, për shkeljen e kushteve mjedisore. Prej disa ditësh, Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit dhe Pyjeve ka nisur kontrollet në impiantet e prodhimit dhe përpunimit të materialeve inerte në zonën e Krujës dhe Fushë-Krujës. Gjatë këtij aksioni, bëhet me dije se janë identifikuar 20 furra gëlqereje të paligjshme dhe se 6 prej tyre janë prishur deri më sot.

Legjislacioni horizontal dhe monitorimi i raporteve të Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis

Më datë 13 qershor u organizua trajnimi “Legjislacioni horizontal dhe monitorimi i Raporteve të Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis (VNM)” nga MILIEUKONTAKT në kuadër të projektit: “OSHC-të praktikojnë VNM-në në të gjitha fazat”, mbështetur financiarisht nga Projekti “Shoqëria Civile Vepron për Zhvillimin Social-Ekonomik mbi Bazat e një Mjedisi të Shëndetshëm” (CO-SEED) me fonde të Bashkimit Evropian dhe që zbatohet nga Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA).

Mali i Krujës copëtohet përditë nga guroret e shumta

Që në tetorin e 2016 Milieukontakt në bashkëpunim me Klubin Ekologjik dhe komunitetin e Krujës ka nisur ndjekjen në praktikë të të gjitha fazave të procesit të lejes mjedisore nga kompani që shfrytëzojnë karriera lumore dhe gurrore. Përpos ngritjes së kapaciteteve të OJFve vendore dhe të disa përfaqësues të komuniteti mbi monitorimin e raporteve të Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis (VNM) është punuar edhe në mënyrat e përfshirjes së publikut në monitorimin e një subjekti gjatë fazës së punimeve. Këto subjekte janë burimi kryesor i ndotjes së ajrit në qytet.

Milieukontakt: Diskutime mbi monitorimin e subjekteve në Krujë e Krastë. Burimi kryesor i ndotjes së ajrit dhe ndotjes akustike ne qytet

Milieukontakt Shqipëri ka zhvilluar gjatë kësaj jave takime pune me ekspertë të bashkisë dhe OJF-ve të Krujës për të diskutuar mbi monitorimin e subjekteve (kryesisht guroret, gropat e gëlqeres, fabrikat e çementos dhe përpunim inertesh) që operojnë në malin e Krujës dhe Krastë të cilat janë burimi kryesor i ndotjes së ajrit në qytet. Nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit, në përgjigje të kërkesës drejtuar në datë 10/07/2017 janë marrë informacion për rreth 22 subjekte të tipit gurore që operojnë në Malin e Krujës dhe Krastë, por nga burime vendore evidentohet një numër shumë më i madh subjektesh.

Monitorimi i procedurave të VNM nga komunitetet vendore

Ditën e enjte datë 25 maj ora 11:00 Milieukontakt së bashku me organizatat dhe autoritetet vendore organizuan një vizitë në një nga karrierat gurrore që operojnë në fshatin Picrragë në Njësinë Administrative Borizanë, Bashkia Krujë. Qëllimi i kësaj vizite ishte informimi i palëve të interesuara mbi këtë investim dhe ngritja cështjeve te cilat duhet të trajtohen në raportin e vlerësimit të ndikimit në mjedis. Në takim ishin të pranishëm rreth 15 persona përfaqësues të ARM Durrës, përfaqësues të firmës e cila do bëjë punimet, eksperte të studios qe ka bërë raportin e VNM-së, përfaqësues nga Klubi Ekologjik Krujë, Milieukontakt dhe banorë të zonës.

Ndotet uji në Krujë. DSHP: Prani të Escherichia-coli

Disa banorë të Krujës kanë përfunduar në spital në gjendje të rëndë me të vjella e diarre. Shkak për gjendjen e tyre është konsumimi i ujit të pijshëm të ndotur. Mësohet se banorët e lagjes “Derede Dollak” janë furnizuar me ujë të pijshëm të ndotur, çka ka çuar në marrjen e baktereve dhe përkeqësimin e menjëhershëm të gjendjes së tyre shëndetësore. Ndotja e ujit ka ardhur nga çarja e tubacioneve dhe më pas përzierja e tij me fekalet. Lajmi konfirmohet nga Shefi i Inspektorit Mjedisor në DSHP e Krujës, Durim Kulli.

Ndotja në fshatrat e Krujës po rrezikon jetën dhe shëndetin e shtetasve

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), ndoqi me shqetësim pamjet filmike të publikuara nga emisioni investigativ “Fiks Fare” i televizionit Top Channel. Në këto pamje u transmetua ndotja shqetësuese nga djegia e furrave të gëlqeres në fshatin Borizanë dhe Nikël të Krujës. Para disa javësh, vëzhgues të KShH-së kanë kryer verifikime në fshatin Borizanë dhe Kadias të Krujës. Verifikimet e kryera nga KShH krijuan bindjen se aktiviteti i guroreve dhe djegies së furrave gëlqerore në këto fshatra ishte jo vetëm i kundraligjshëm por përmbante dhe elementë kriminalë sepse dëmtonte rëndë mjedisin dhe është me pasoja të rënda për jetën dhe shëndetin e njerëzve.

Shkëmbi i Vashave ose Gryka e Vajës, Monument Natyre tepër i vizitueshëm për turistët

Kush udhëton për në parkun natyror të Qafë Shtamës, ndalon patjetër te Shkëmbi i Vashave dhe poshtë tij sheh të shtrihet Lugina e Vajit. Legjenda për këtë grykë është mjaft e njohur. Ajo thotë se pas pushtimit të Krujës më 16 qershor 1478, 90 gra e vajza krutane, për të mos rënë në duart e turqve, u kapën dorë më dorë dhe u hodhën nga shkëmbi me lartësi deri 200 m. Këtë ngjarje shumë tragjike populli i Krujës e ka përkujtuar për shumë vite. Ndodhet në veri të qytetit te Krujës, në pjesën më veriore të Malit të Krujës. Në shpatin e majtë të saj kalon rruga automobilistike Krujë – Qafë Shtamë.

Shqetësuese ndotja e mjedisit në fshatin Borizane dhe Kadias të Krujës

Duke marrë shkas nga njoftimet në media dhe nga disa ankesa të banorëve në fshatrat Borizane dhe Kadias të Krujës, të cilët ankohen se vazhdon djegia e furrave të gëlqeres, Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) realizoi një mision verifikimi në terren. KShH mori takim me përfaqësues të zgjedhur, me banorë të zonës, me pronarë të kompanive dhe nga konstatimet në vend të gjendjes rezultoi se, vërehej qartë dëmtimi i mjedisit, ndotja e rëndë e ajrit që vinte në rrezik shëndetin dhe jetën e banorëve pranë guroreve.

Shtigje të lashta mushkash përgjatë kodrave nga Tirana në Krujë

Në një hartë të vjetër të ushtrisë Amerikane të prodhuar në vitin 1943, [link] një seri shtigjesh përgjatë kodrave rrëzë vargmaleve Krujë – Dajt klasifikohen herë si shtigje të përshtatshme për karroca dhe herë si shtigje të përshtatshme vetëm për karvane mushkash. Këto shtigje vendosa të ndjek të shtunën për një udhëtim me biçikletë nga Tirana për në Krujë, 34 kilometra të gjatë dhe pothuajse tërësisht nëpër rrugë të paasfaltuara.