kryeqyteti i gjelber

Ikin palmat e autostradës, Bashkia Tiranë do t’i zëvendësojë me pisha, kosto 2.5 milionë euro

Bashkia e Tiranës planifikon që të zëvendësojë deri në fund të këtij viti palmat me pisha në segmentin e autostradës Tiranë-Durrës, nga mbikalimi i Kamzës tek ai i Kasharit. Vendimi është bërë i ditur në relacionin për disa ndryshime dhe rishpërndarjen e fondeve në buxhetin e Bashkisë së kryeqytetit për vitin 2017. “Gjatë periudhës që sapo kaloi me thatësirë të pazakonte, bimësia dekorative (palmat e mbjella) nuk u përshtatën me kushtet klimatiko-tokësore të Tiranës, kësisoj nuk i mbijetuan zhvillimit të ciklit të tyre jetësor”, thuhet në relacion.

Një shembull për Tiranën: Si Ljubljana u kthye në kryeqytetin e Gjelbër Evropian

Përgjatë rrugicave të ngushta në brigjet e lumit Ljubljanica, tingujt e vetëm që mund të dëgjoni janë përplasjet e takave në kalldrëm, zërat e njerëzve që ecin dhe cekjet e gotave në kafenetë në anë të rrugëve. Ka ndryshuar shumë nga 10 vite më parë, kur këto rrugë ishin të bllokuara nga trafiku. Atëherë kishte pak hapësirë të lirë për këmbësorët. Ata më të guximshmit, të cilët zgjidhnin të ecnin, duhet të shmangnin makinat apo autobuzët dhe të thithnin tymin që ata lëshonin. Tashmë, jo vetëm këto rrugica anës lumit, por e gjithë qendra e Ljubjanës është në thelb zonë pa makina.