Ksamil

“Cibanet” e betonit kafshojnë edhe plazhet e Ksamilit

Nuk kanë të mbaruar dëmtimet e bregdetit shqiptar. Në një kohë kur Qeveria ndërmori masa për ndërtimet pa leje, bregdeti është lënë tërësisht në duart shkatërruese të momentit. Përgjatë bregdetit kanë mbirë e janë shtuar vazhdimisht struktura betoni (pista) për ankorimin e mjeteve të vogla lundruese. Pre e këtyre kafshimeve të shëmtuar kanë rënë plazhet e detit Jon duke filluar nga Radhima e deri në Ksamil. Struktura të gjata të shtrembërta betoni e gurësh janë ngulur pa kriter në cektinën e plazheve elitare të Jonit, duke i hapur rrugën një fronti të ri shkatërrimi të plazheve.

AJMMI, veprimtari promovuese për ishujt në Ksamil

AJMMI, Agjencia Joniane e Mjedisit, Medias dhe Informacionit, me një ceremoni modeste në Ksamil, përmbylli një ditë më parë një fazë të rëndësishme të projektit "Rikthim dhe rehabilitim i gjelbër i ishujve të demtuar të Ksamilit"-. mbështetur nga Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) Shqiperi, me financim të Delegacionit të Bashkimit Evropian në vend, në kuadër të programit ACHIEVE. Aktiviteti përfshiu një foto-ekspozitë nga historiku i viteve të pas nëntëdhjetës të ishujve joniane; promovimin e një filmi dokumentar realizuar nga AJMMI dedikuar projektit të rehabilitimit dhe ndërgjegjësimit të publikut dhe vendimarrësve; promovimin për herë të parë të një tabele publike të ilustruar dy gjuhëshe me shpjegime për vlerat ekoturisitke të ishujve, e instaluar në brigjet e Ksamilit, etj,.

Bashkimi Evropian: Shpërthimi i ujërave të zeza në Ksamil përgjegjësi e Bashkisë Sarandë

Një javë pasi në Ksamil shpërthyen ujërat e zeza dhe u derdhën në det, Bashkimi Evropian i është përgjigjur kërkesës së redaksisë së Exit lidhur me përgjegjësinë mbi rrjetin e kanalizimeve në Bashkinë Sarandë. Pas shpërthimit që largoi turistët nga plazhet e Ksamilit, Bashkia Sarandë dhe Drejtori i Ndërmarrjes së Ujësjellës Kanalizimeve të Sarandës (UKS) pohuan se ndërtimi i kanalizimeve ishte një projekt i BE dhe se BE ishte përgjegjëse për tenderimin, zbatimin dhe mbikëqyrjen e tij.

Ç’po ndodh me ishujt e Ksamilit? Alarmi

Vija bregdetare e Ksamilit ka veçantinë se nuk është e mbushur me ndërtime apo lokale si pjesa tjetër e vijës bregdetare të vendit. Mirëpo, një gjë e tillë ka nisur të dëmtohet nga disa biznese që kërkojnë të përfitojnë hapësira më të mëdha plazhimi, duke hedhur materiale e sasi rëre në det. Përveçse dëmtojnë faunën dhe florën përreth ndërhyrje të tilla dëmtojnë edhe vijën bregdetare shkëmbore të virgjër.

Ishujt e Ksamilit, Monument Natyre të rrezikuar

Ishujt e Ksamilit janë një bukuri natyrore e veçantë e bregdetit të Sarandës. Gjenden pranë bregdetit të Jonit në Ksamil të rrethit të Sarandë. Kanë sipërfaqe 15 ha., prej së cilës 5 ha. tokë dhe 10 ha. det. Ndodhen rreth 7.5 – 15 m m mbi nivelin e detit. Janë ishuj të vegjël shkëmborë pranë njëri-tjetrit, të mbuluar me një vegjetacion tipik mesdhetar të zhvilluar, i përbërë nga ilqeja (Quercus ilex), vërriu (Alnus glutinosa), vidhi (Ulmus campestris), dafina (Laurus nobilis), mersina (Myrtis communis), etj, të klasës Qurcio-Ilicis.

Ksamil — Kush është përgjegjësi?

Pak orë pasi plazhi dhe deti i Ksamilit u mbuluan nga ujërat e zeza, filloi shmangia e përgjegjësisë nga vetja dhe fajësimi i të tjerëve për shpërthimin e kanalizmeve. Në një postim në Facebook, deputeti i sapozgjedhur i PS-së Alket Hyseni i bëri thirrje për veprim të menjëhershëm Bashkisë Sarandë dhe Ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve për hetimin e përgjegjësve. Por, përgjegjësitë ndoshta nuk janë ato që Hyseni mendon.

Ksamil, Forcat e Armatosura pastrojnë plazhin nga ujërat e zeza

Çarja e një tubacioni të ujërave të zeza në zonën e Ksamilit ka sjellë ndotjen e bregedetit. Ngjarja ka ndodhur në plazhin “Gjiri Poda” dhe për të normalizuar situatën është dashur edhe ndërhyrja e ushtrisë, e cila pas disa orësh ka kthyer normalitetin në plazhin e Ksamilit. Gjithashtu është bërë i mundur monitorimi dhe dezinfektimi i të gjithë sipërfaqes së plazhit, ndërsa po punohet nga efektivët e Komandës Mbështetëse për pastrimin e plazheve dhe zonave te ndotura ne bregdet, pasi është bërë i mundur bllokimi i tubit të ujrave të zeza.

Ksamil, nis puna për rehabilitimin e gjelbër të ishujve të dëmtuar

Këtë të shtunë (19 nëntor), në Ksamil ka filluar mbjellja e 300 fidanëve të parë në ishullin e djegur në vitin 2015. Këto fidane të zgjedhur me kujdes në zonat përreth, janë të llojit dafinë, prrall, sqinde, shqopa, rrushkull, gjeshtër e ullastra, bimësi e njëjtë me ato që u dëmtuan nga pakujdesia një vit më parë. Kësaj veprimtarie në terrenqë u zhvillua në kuadër të projekti të AJMMI-t:” Sensibilizim mjedisor dhe rehabilitimi i gjelbër i ishujve të dëmtuar të Ksamilit”; mbështetur nga Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) Shqipëri me financim të BE, i parapriu një punë disa ditore me punëtorë dhe vullnetarë nga komuniteti i qytezës së Ksamilit.

Pas Ksamilit edhe Butrinti, ujërat e zeza vërshojnë në liqen

Në Sarandë vijon odisea e derdhjes së ujërave të zeza në det. Problem këtë radhë është bërë sërish një pjesë e tubacionit me presion të lartë që ka pësuar çarje. Kështu, specialistët e Ujësjellës-Kanalizimeve thonë se tubacionet janë çarë për shkak të cilësisë së dobët nga firma kontraktuese. Derdhja e ujërave të zeza nisi para 15 ditësh kur në Sarandë, u ça tubi i cili dërgon ujërat e zeza tek impianti i përpunimit të tyre dhe si pasojë në liqenin e Butrintit vërshuan ujërat e zeza të cilat ndikuan në ngordhjen edhe të pak midhjeve që i kishin mbijetuar temperaturave të larta.

Tryezë mjedisore për ishujt e dëmtuar të Ksamilit

Agjencia Joniane e Mjedisit, Medias dhe Informacionit (AJMMI), gjatë shtatorit, organizoi në qendrën kulturore “DEA” Ksamil, Tryezë Mjedisore për rehabilitimin e ishujve të dëmtuar të Ksamilit, me theks parandalimin e dëmtimit të mëtejshëm dhe sensibilizimin e komunitetit të banorëve të Ksamilit e më gjerë, për mbrojtjen e tyre. Në këtë tryezë mernin pjesë aktorë dhe faktorë nënshkrues të memorandumit të bashkëpunimit, nxënës dhe mësues të shkollës së bashkuar “5 Dëshmorët” përfaqësues të zonave të mbrojtura, përfaqësues të pushtetit lokal, të Komisariatit të kufirit Sarandë, të Shërbimit Zjarrfikës etj.

Vazhdojnë torturat e arinjve në Shqipëri

"Tutorët" e arinjve vazhdojnë të sfidojnë hapur shtetin dhe posaçërisht Ministrinë e Mjedisit dhe Inspektoriatin e Mjedisit dhe Pyjeve. Rasti i radhës është regjistruar në plazhin e Ksamilit në datën 23 Korrik, ku 2 persona tërheqin nëpër plazh dy këlyshë të vegjël ariu. Kapja e këlyshëve redukton më tej popullatën e arinjve në Shqipëri e cila përllogaritet nga 200-250 individë. Rreth 1/3 e këtij numri (rreth 80) mendohet se mbahen në robëri në kushte mizore nëpër lokale në Shqipëri.