Kube

Kuba në kërkim të naftës

Rënia e importeve të naftës nga Venezuela po e detyrojnë Kubën të vihet në kërkim të alternativave. Krahas importit të naftës nga Rusia apo Algjeria në plan janë edhe energjitë e riciklueshme. Ölraffinerie in Kuba Venezuela është në vështirësi ekonomike. Dhe kjo përbën problem edhe për Kubën. Sidomos për shkak të reduktimit të furnizimeve me naftë. Presidenti i Kubës, Raul Castro deklaroi se qeveria duhet të shkurtojë shpenzimet dhe të kursejë energji.

Stuhitë sulmojnë Kubën

Kalimi i një sistemi të fuqishëm stuhish në Camaguey të Kubës la pas shtëpi të dëmtuara e pemë të shkulura nga rrënjët, por furia e motit fatmirësisht nuk ka shkaktuar viktima në njerëz. Autoritetet nisën pastrimin e zonës së goditur, ku sipas raporteve në media, për shkak të erërave që mbërrinin shpejtësinë 90 km/h dhe reshjeve të shiut prej 58 mm, pati dhe shkeputje të linjave telefonike dhe atyre të energjisë elektrike. Për pastrimin e rrugëve të bllokuara nga gurët e pemët janë mobilizuar zjarrfikës e punonjës të emergjencës, të cilët po ndihmojnë edhe banorët me prona të dëmtuara.