Kukes

“Qytetari shkencëtar” ndalon në qytetin e Kukësit

Ministria e Mjedisit në bashkëpunim me projektin e UNDP-it, “Krijimi i Sistemit të Informacionit për menaxhimin dhe Monitorimin Mjedisor në Linjë me Raportimin Global” (EIMMS) zhvilloi një orë të hapur për biodiversitetin, me shkollën nëntëvjeçare “Riza Spahiu” të qytetit të Kukësit. Në këtë orë të hapur mësimore u fol mbi biodiversitetin në Shqipëri, pasurinë e florës dhe faunës në vendin tonë, duke u ndalur specifikisht në florën dhe faunën e zonës së Kukësit. Gjithashtu një vend i veçantë iu kushtua dhe kategorizimit të zonave të mbrojtura dhe nivelit të mbrojtjes që tregohet për këto zona sipas kategorizimit.

Arti dhe pasioni për të bukurën bashkohen sëbashku në një projekt mjedisor

Aktualisht, ne jemi një shoqëri konsumi, ku marrëdhenia jonë më mjedisin përrreth është tepër e brishtë. Dëshira për të qenë mbi mjedisin, pasuritë natyrore megjithëse një ide primitive dhe e vjetër sa vetë jeta, sot po dominon jetën tona, por në mënyrë më të sofistikuar. Tregues i këtij raporti njeri-mjedis janë problemet globale mjedisore që e shoqërojnë shoqërinë njërëzore si: ngrohja globale, rritja e popullsisë, shterimi i resurseve, vrima e ozonit. Probleme të ardhura nga pakujdesia që njeriu ka treguar ndaj mjedisit, nga natyra egocentrike e tij për të plotësuar çdo dëshirë të jetës.

Disa të papërgjegjshëm rrezikojnë shëndetin e banorëve...pa arsye!

Në qytetin e Kukësit, djegia e kontenierëve të mbeturinave po bëhet problem mjaft shqetësues për komunitetin duke i rrezikuar ato nga sëmundjet kancerogjene, ndërsa qarkullimi nëpër rrugë është i vështirë për shkak të tymit por edhe ndotjes. Persona të papërgjegjshëm i vënë flakën mbeturinave duke bërë që tymi dhe aroma kundërmuese të përhapet ngado. Qytetarët, kanë kërkuar që të ndërhyhet nga organet kompetente për eliminimin e këtij problemi. Përveç ndotjes së ambientit, djegia e mbeturinave ka shkaktuar edhe nxjerrjen jashtë përdorimit të kontenierëve.

Dita Evropiane e Parqeve në Kukës e Tropojë

Ditën e djeshme më 24 maj, në Shishtavec në Zonën e Mbrojtur Korab-Koritnik, Kukës në kuadër të Ditës Evropiane të Parqeve, dhe njëkohësisht ditës së hapjes të sezonit turistik, nga AdZM, Këshilli i Qarkut Kukës, Bashkia Kukës u organizuan disa veprimtari. Në këto veprimtari morën pjesë banorë të zonës, Sekretari i Përgjithshëm i Prefektit të Qarkut Kukës, kryetari i komunës kufitare të Dragshit Kosovë, të ftuar nga institucione të tjera vendore dhe universitare.

Ekspozite promo e peizazheve të Kukësit dhe qytetit të Prizrenit

Konkursi fotografik që ka si qëllim mbrojtjen dhe pasqyrimin e pasurive natyrore në kufijtë midis Kosovës dhe Shqipërisë është çelur këto ditë në qytetin e Kukësit. Ekspozita që mban titullin “Mbro dhe Promovo” ka pamje nga peizazhet e bukura të rajonit të Kukësit dhe Prizrenit. Në ekspozitë janë zgjedhur vepra nga nëntë finalistët e këtij konkursi. Ilda Mara, drejtoreshë ekzekutive e organizatës franko-shqiptare “ARGJIRO”, rrëfen motivet e organizimit të kësaj ekspozite.

Festimi i Ditës së Drinit 2017 në Kukës

GEF Drin Project/GWP-Med dhe Qendra EDEN festuan ditën e premte, më datë 5 maj, Ditën e Drinit, në zonën e Kënetës, qytetin e Kukësit. Ky aktivitet u organizua në kuadër të projektit me titull: “Mundësimi i bashkëpunimit ndërkufitar dhe menaxhimi i integruar i burimeve ujore në pellgun e zgjeruar të lumit Drin”. Projekti zbatohet nga Programi i Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara (UNDP) dhe ekzekutohet nga Global Water Partnership (GWP) përmes GWP-Mediterranean (GWP-Med), në bashkëpunim me Komisionin Ekonomik të Kombeve të Bashkuara (UNECE).

Furnizimi me ujë, deri në 2019-ën rehabilitim i rrjetit rural në të gjithë vendin

Shqipëria vazhdon të përballet me probleme në furnizimin e rregullt me ujë dhe rehabilitimi i plotë kërkon investime në shuma të mëdha. Zonat rurale janë ato që vuajnë pasojat më të mëdha për shkak edhe të amortizimit. Deri më sot nga qeveria shqiptare, por edhe donatorët e huaj (Banka Gjermane për Zhvillim, KfW, dhe Bashkimi Europian) janë financuar për rehabilitimin e rrjetit rural rreth 56.7 milionë euro, nga ku kanë përfituar 135,000 banorë. Projekti i mbështetur nga KfW ka mbështetur financimin e rehabilitimit të ujësjellësve në 53 fshatra në qarqet Dibër, Shkodër dhe Kukës.

Kalaja e Dodës, parë nga eksperti Haki Kola

Kalaja e Dodës është porta dhe streha për ata që duan të arrijnë majat e Shqipërisë, malin më të lartë të vendit tonë dhe një ndër më të lartët e gadishullit të Ballkanit. Dy janë rrugët nga arrihet në fshatrat karakteristikë të Kalasë së Dodës. Ajo arrihet si nga Peshkopia apo Dibra e Madhe në rrugen Peshkopi-Kala e Dodës, si dhe Kosova e Kukësi mund ta arrijnë që nga rruga Kukës-Bushtricë-Kala e Dodës. Tre elementë shumë të rëndësishëm prej jetës mund të gienden atje: Ajri shumë i pastër dhe i freskët, uji i ftohtë dhe më i shijshëm në vendin tonë, si prodhime blegtorale, mishi dhe bulmeti i një cilësië shumë të lartë.

Kukës - Shkatërrohet kurora e gjelbër, zhvishen dhe thyhen pemët e blirit për shitje

Një fenomen i pazakontë po ndodh në qytetin e Kukësit ku qytetarët kanë nisur të “zhveshin” pemët dekorative për të mbledhur blinin dhe ligustren me qëllim për ti shitur tek pikat e tregtimit të bimëve medicionale në këmbim të parave. Gjatë gjithë kurorës së gjelbër të qytetit vihet re ndërhyrja në mënyrë të papërgjegjshme që banorët i kanë bërë pemëve dekorative, duke shfrytëzuar kështu mundësinë për të rritur të ardhurat e familjeve të tyre.

Kukës, banorët e fshatit Lojme protestë për ujin: Na e merr qyteti

Banorët e fshatit Lojme të Njësisë Administrative Zapod në Kukës, kanë protestuar të hënën pasi burimi i ujit të fshatit të tyre do të kalojë për furnizimin e qytetit të Kukësit. Banorët thonë se do të mbeten pa ujë dhe sipas tyre prurjet do të jenë shumë të vogla dhe nuk do të mjaftojnë për nevojat e përditshme. Ajo çfarë mund t’i penalizojë më shumë është gjatë kohës së verës pasi prirjet e ujit pakësohen dhe si pasojë ata mund të mbetën tërësisht pa ujë. “Në këtë protestë kemi dalë se po na merret uji në fshat, mirëpo s’kemi asnjë informacion zyrtar pasi i kam nisur shkresat Njësisë, Bashkisë, Prefekturës deri tek Kryeministri.

Kukës, fshatrat e përmbytur nga Fierza, thatësira i nxjerr gërmadhat

Niveli i liqenit të Fierzës vazhdon të pësoj rënie për shkak të mungesës së gjatë të reshjeve, ndërsa vetëm paka ditë më parë kane dal edhe rrënojat e fshatit Brrut . Ndonëse kanë vite që jetojnë në Kanada, dy ish banorë të këtij fshati, Hamza Koci dhe bashkëshortja e tij Afërdita, të gjendur për pushime në Kukës, së bashku me fëmijët, nipërit e mbesat kanë ardhur për ta parë nga afër rrënojat e fshatit. Hamza tregon se fshati para ndërtimit të hidrocentralit të Fierzës, kishte mbi 40 familje të cilët në vitet 60 kishin tokat bujqësore me prodhimtari mjaft të lartë pranë dy lumenjve të Drinit.

Kukës, qytetari denoncon vrasjen e një shpendi. Ekspertët: Është shkabë

Një qytetar ka sjellë në redaksinë e gazetës ‘Shqip’ vrasjen e një shpendi. Ai denoncon rastin në fjalë, duke thënë se ngjarja ka ndodhur përpara dy muajsh në Kukës. “Është vrarë para 2 muajsh në një fshat të Kukësit. Nuk e di, nuk kam informacion nëse është shpend i rrallë, apo jo?! Gjithsesi me vjen keq kur shikoj kafshë të rralla që vriten nga gjuetia e pakontrolluar!”, shkruan denoncuesi, duke kërkuar ruajtjen e anonimatit. Nga fotografia, shpendi në fjalë ngjan si një shqiponjë. Një ditë me parë, gazeta ‘Shqip’, denoncoi vrasjen e një baldose dhe reagimet e qytetarëve kanë qenë të shumta.

Kukës: Aktivitete mjedisore në kuadër të Ditës së Tokës

Në kuadër të veprimtarive të edukimit mjedisor dhe Nismës Mbarëkombëtare për Pastrimin nga Mbetjet në kuadër të Ditës së Tokës që është më 22 prill, lançuar nga Ministri i Mjedisit Lefter Koka, Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura Kukës sëbashku me Drejtorinë Rajonale të Mjedisit Kukës, organizuan një takim sensibilizues me nxënës të shkollës nëntëvjeçare Topojan. Me nxënësit u fol për rëndësinë e jetës së egër, Zonave të Mbrojtura dhe ruajtjes së mjedisit. Në mbyllje të takimit, nxënësve iu shpërndanë fletëpalosje dhe broshura informative për Parkun Natyror Korab-Koritnik.

Kukës: Ndotet sërish liqeni i Fierzës

Reshjet e ditëve të fundit kanë ndikuar në risjelljen e mbetjeve që janë depozituar në sipërfaqen e liqenit të Fierzës. Sasi mbetjesh janë shfaqur në breg të ujërave të liqenit duke e ndotur atë. Kjo situatë tashmë është bërë e zakonshme megjithë premtimet për zgjidhje të situatës, ndotja përsëritet çdo vit duke dëmtuar jo vetëm ekosistemin e liqenit të Fierzës, por edhe turizmin në Verilindje të Shqipërisë. Ndotja, ndonëse nuk konsiderohet e lartë, mund të shtohet në ditët në vijim, me derdhjen në këtë liqen të ujërave që do vijnë nga përrenjtë dhe lumenjtë e zonave, në të cilat banorët hedhin edhe mbetjet urbane.

Kukës: Për herë të parë mjellmat shtegtojnë drejt Liqenit të Fierzës

Prej dy javësh në ujërat e liqenit të Fierzës në Kukës janë vënë re mjellma, të cilat si rrallë ndonjëherë kanë shtegtuar në Kukës, aty ku duket se kushtet meterologjike kanë krijuar klimën e duhur për qëndrimin e tyre. Në një intervistë për Ora News online, eksperti i biodiversitetit, Besnik Hallaçi, thotë se është konstatuar se zona është frekuentuar nga 1400 shpendë të 17 llojeve të ndryshme”.

Ora News: Zoti Hallaçi, ka disa ditë që ujrat e basenit të Fierzës janë frekuentuar nga mjelmat. Pse ka ndodhur ky fenomen dhe a ka ndodhur herë të tjera?

Liqeni i Fierzës "kosh" mbetjesh nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia

Ujërat e liqenit të Fierzës ashtu siç ndodh në çdo sezon pranvere e vjeshte, sërish këtë vit është ndotur masivisht, nga mbetje urbane, spitalore, plastike apo edhe të tjera. Ndryshe nga vitet e kaluara, ujërat e tij tashmë janë mbuluar me pirgje mbetjesh të ndryshme, ndonëse ende pranvera nuk ka ardhur e kur prurjet në të janë të shumta, për shkak të reshjeve të dendura të shiut dhe ato të dëborës. Fotografia që shihni i përket brigjeve të këtij liqeni që lag nga të katër anët qytetin e Kukësit, por edhe disa njësi administrative të tij, ndërkohë që ujërat që grumbullohen në të, vijnë nga zonat e Kosovës e Maqedonisë.

Liqeni i Kukësit si mundësi atraksioni turistik për disa sporte

Liqeni i Kukësit mund të kthehet në një atraksion turistik. Megjithëse ka një sipërfaqe të konsiderueshme, një mundësi e tillë deri tani nuk i është dhënë banorëve të qarkut të Kukësit. Sipërfaqja e liqenit të Kukësit është rreth 81 km katror çka e bën një liqen mjaft të madh për mundësinë e zhvillimit të peshkimit sportiv. Ky sport mund të kthehet edhe në një traditë të përvitshme, por një gjë të tillë as pushteti qendror dhe as ai vendor nuk e kanë parë të arsyeshëm. Ndërsa shkak që mund të dëmtoj turizmin liqenor në Kukës mund të jenë mbeturinat e shumta të cilat ndodhen brigjet e liqenit, ndërkohë që deri tani nuk është marrë ndonjë nismë për pastrimin e brigjeve liqenore.

Masakër mjedisore në Kukës, priten e shiten pyjet

Sipërfaqe të tëra të mbuluara me drurë të prerë. Dega të thara përtokë e të lëna si pas një uragani. Kjo është pamja që ofrojnë fshatrat e njësisë administrative Malzi në Kukës. Në adresë të “BalkanWeb” kanë mbërritur foto që tregojnë qartë atë çfarë ka ndodhur: një masakër e vërtetë mjedisore. Ndërsa është rreptësisht e ndaluar prerja e pemëve, ky akt dramatik luhet ditën për diell e pa frikën e askujt. Drurët e prerë janë stivosur e janë lënë gati për të shitur. Më shumë fotografi këtu.

Menaxhimi i mbetjeve dhe mbrojtja e mjedisit në Kukës

Ditën e sotme është zhvilluar konferenca përmbyllëse e projektit të menaxhimit të mbetjeve në Kukës. Në mbylljen e projektit Ndërkufitar IPA "Menaxhimi i mbetjeve dhe mbrojtja e mjedisit" ndërmjet bashkisë Kukës dhe komunës Suharekë, nën financimin e Delegacionit Evropian në Shqipëri, u ndanë me pjesëmarrësit arritjet dhe sfidat kryesore, si dhe një film i shkurtër rreth fazave të zbatimit të projektit. Objektivi i përgjithshëm i projektit është të stimulojë zhvillimin e qëndrueshem ekonomik dhe mbrojtjen e mjedisit nëpërmjet promovimit të riciklimit dhe menaxhimit të integruar të mbetjeve në rajonin ndërkufitar.

Ndotet sërish liqeni i Kukësit, rrezik për faunën dhe turizmin

Rikthehet ndotja në liqenin e Kukësit. Prej disa ditësh sipërfaqja e liqenit është tejet e mbushur, si pasojë e rritjes së prurjeve në basenin e Drinit ku janë shkarkuar tonelata mbetjesh. Një ndotje e tillë e cila ripërsëritet për të disatën herë brenda pak vitesh, është rrezik evident për faunën e liqenit por edhe për turizmin. Megjithëse disa javë më parë u zhvillua një aksion për pastrimin nga prefektura e Kukësit në bashkëpunim me nxënës shkollash dhe komunitetin, madje u shpall edhe emergjencë lokale, nuk u bë i mundur pastrimi apo ndalimi i ndotjes.

  • 1
  • 2