kultura bujqesore

Çfarë la pas stuhia e shiut në fshatrat e Korçës, fermerët: E kanë fajin kanalet kulluese

Reshjet e shiut dhe breshëritë sollën probleme të shumta në disa zona të bashkisë Korçë, ku banoret dhe fermerët po bëjnë bilancet. Në Porodinë dhe Goskovë të Korçës ka patur dëmtime të kulturave bujqësore. Fermerët ja hedhin fajin kanaleve kulluese të papastruara prej vitesh. Në Goskovë ku përroi i fshatit doli nga shtrati duke marrë përpara makina e banesa, banorët po nxjerrin jashtë baltën.