Kune Shengjin

Erozioni në Kune Shëngjin, deti gllabëron çdo gjë që i del para

Me dhjetra pisha qindra vjeçare janë rrëzuar, ndërsa shtyllat e energjisë elektrike janë në rrezik serioz, pasi shumë prej tyre janë mbuluar nga uji. Erozioni detar në zonën e Kunes në Shëngjin ka marrë përmasa të frikshme, duke rrezikuar seriozisht ekzistencën e kësaj perle të bregdetit shqiptar. Situata ka agravuar nga reshjet e dy ditëve të fundit, pasi baticat e detit i janë afruar rrugës, duke krijuar një problematikë mjaft të madhe. Banorët e zonës kërkojnë që të ndërhyhet sa më shpejt që të zhvendoset linja elektrike, pasi shumicën e kohës ata e kalojnë në errësirë të plotë.

Katastrofë ekologjike - Rrezikohet zhdukja e peshqve në lagunën e Kunës, në 1 vit ngordhën 20 kuintal

Ujërat e lagunës së Kunës në Shëngjin janë të ndotura dhe kjo ka sjellë një katastrofe ekologjike. Kjo situatë vijon prej një viti, duke bërë që të të dëmtohen habitatet ujore. Ky shqetësim është ngritur nga peshkataret e zonës, të cilët pretendojnë se brenda kësaj lagune derdhen ujëra të ndotura, ndërsa insitucionet vijojnë të heshtin përballë këtij fakti. Peshkatarët thonë se në harkun kohor të një viti kanë ngordhur mbi 20 kuintal peshk, gjë që faktohet edhe nga fotot e shkrepura prej tyre.

Ngordhja e 20 tonë peshk në lagunë, asnjë analizë ujit

Uji i lagunës së Kunes në Shëngjin vijon të jetë i ndotur. Ndonëse jemi në periudhën e shumimit të peshkut, në këtë rezervat ka shumë pak ripërtëritje. Shkak për këtë situatë dyshohet se po bëhet mungesa e oksigjenit, e cila gjatë muajve të fundit solli edhe ngordhjen e shumë specieve ujore. Ndonëse kjo situatë vijon prej një viti, ende nuk janë bërë analizat e ujit të lagunës për të përcaktuar shkallen e ndotjes. Shkak për këtë është bërë, pasi mungon një laborator i tillë për kryerjen e këtyre analizave. Mostrat e ujit do të merren ditën e sotme dhe do të analizohen në laborator të specializuar në Tiranë.

Zhduket bregdeti i Kunes në Shëngjin

Dallgët po rrëzojnë pishat në kufirin e rërës. Erozioni po rrezikon ta zhdukë përfundimisht nga harta zonën e Kunes në Shëngjin. Janë pishat e kufirit të fundit të brezit të rërës në Kune të Shëngjinit, të cilat po bien pasi deti ka marrë sipërfaqe të rërës.  Dallgët e detit përplasen mbi to dhe po i rrëzojnë një nga një. Prej vitesh erozioni ka marrë sipërfaqe të mëdha rëre.