Kune-Vain

Kune-Vain mbush 77 vite si Zonë e Mbrojtur

77 vjet më parë është shpallur zona e parë e mbrojtur në Shqipëri. Territori Shëngjin-Tale-Vain-Bregu i Matës është zona e parë e mbrojtur në vend e shpallur me dekret më 7.7.1940, si “Rezervat Shtetëror i Gjuetisë” me një sipërfaqe prej 25.000 ha. Zona është përdorur për gjueti dhe argëtim nga elita politike e vendit dhe të huajt. Në vitin 1960, një pjesë e lagunës së Kunes shpallet rezervat gjuetie dhe ne vitin 1969 shpallet rezervat gjuetie edhe zona e Vainit.

Laguna e Kunes, një destinacion qetësie për fundjavë

Jo më larg se 50 km nga Tirana, laguna e Kunes, ky habitat natyror i faunës së egër, është një vend shlodhjeje për fundjava dhe frekuentohet nga mjaft vizitorë. Laguna e Kunes është cilësuar si “Ontologjia e Mesdheut”. Laguna është ‘shtëpi’ për 227 specie bimësh, 17 lloje molusqesh, 10 lloje amfibësh, 24 lloje zvarranikësh dhe disa lloje peshqish si qefull, levrek, koca e ngjala. Bota e shpendëve, veçanërisht e pasur, numëron 196 lloje shpendësh migratorë dhe të përhershëm. Edhe bota e gjitarëve nuk mbetet pas me specie si lepuri, dhelpra, ujku, derri i egër dhe kuaj të lindur dhe rritur në natyrë.

Ngrin laguna e Kune-Vainit

Temperaturat e ulëta nën zero gradë kanë ngrirë edhe lagunën e Kune-Vainit në Lezhë, ndërsa shumë peshq kanë ngordhur nga ngricat. Temperaturat disa gradë nën zero prej 5 ditësh kanë sjellë ngrirjen e ujit dhe niveli i akullit arrin deri në 7 cm. Ky fenomen konsiderohet i rrallë, pasi me përmasa të kësaj natyre nuk kishte ndodhur prej disa vitesh në këtë zonë. Ngrirja e ujit të lagunave ka penalizuar dhe sektorin e peshkimit, duke shkaktuar dëme te kosiderueshme. Peshkataret thonë se prej ditësh kanë ngelur pa punë, ndërsa ngrica ka sjellë dhe ngordhjen e shumë peshqve.

Nis procesi i monitorimit të shpendëve ujorë në Lagunën e Vainit

Laguna e Kune Vainit përmban një diversitet të madh habitatesh të cilat krijojnë kushte ideale për folezimin e një numëri të madh llojesh shpendësh. Si program të punës AdZM Lezhë në bashkëpunim me Shoqatën e Ruajtjes të Shpendëve dhe Gjitarëve (ASPBM) ka nisur procesin e monitorimit të shpendëve folezues, i cili konsiston në evidentimin dhe numërimin e foleve të shpendëve ujore në lagunë. Procesi i monitorimit do të vazhdojë përsëri gjatë muajve të ardhshëm për të analizuar suksesin e riprodhimit të popullatave që nga procesi i folezimit, celjes dhe rritjes të zogjve.

Ratifikohet projekti “Arritja e ripërtëritjes së Lagunës Kune-Vaini, nëpërmjet përshtatjes së bazuar në ekosistem"

U votua në seancën e djeshme parlamentare, projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së bashkëpunimit, ndërmjet KM të RSH dhe Programit Mjedisor të Kombeve të Bashkuara (UNEP) për Fondin Global Mjedisor, për projektin me madhësi mesatere të ripërtëritjes së Lagunës Kune-Vaini, nëpërmjet përshtatjes së bazuar në ekosistem” Ratifikimi i Marrëveshjes nga Parlamenti shqiptar i hap rrugë zbatimit të projektit “Arritja e ripërtëritjes së Lagunës Kune -Vaini, nëpërmjet përshtatjes së bazuar në ekosistem”. Projekti parashikon:

Rikthehen shpendët në Lagunat e Kune-Vainit

I ftohti dhe ngricat nuk kanë sjellë dëme në lagunat e Kune-Vainit në Lezhë. Rritja e temperaturave ka bërë që uji në këto rezervate të shkrijë duke rikthyer dhe shpendet e larguar në ditët e acarta. Drejtori i Zonave të Mbrojtura në Qarkun e Lezhës Pjeter Toni thotë se gjatë gjithë këtyre ditëve është hedhur bazë ushqimore dhe kjo ka dhënë ndikim pozitiv për afrimin e shpendëve. Pjeter Toni: “Ju e shihni që pas ndërhyrjes tonë që i hodhëm bazë ushqimore, ka ndryshim të madh.

Rikuperimi i Lagunës Kune-Vain, projekti që do të zbatohet

Ditën e djeshme u prezantua një nga projektet më të rëndësishme të Ministrisë së Mjedisit adresuar ndryshimeve klimatike “Ndërtimi për Rikuperimin e Lagunës Kune-Vain nëpërmjet Përshtatjes të Bazuar në Ekosistem”. Në fjalën e tij, Ministri Koka u shpreh: - “Laguna Kune – Vain është një nga zonat më të prekura në vend, me ekosistem të përkeqësuar, jo vetëm nga dora e njeriut apo erozioni po dhe gjithë efektet e ndryshimeve klimatike”.