KUR Prishtina

Kosovë: Furnizim stabël me ujë të pijshëm, reduktime minimale

Furnizimi me ujë të pijshëm në 8 komunat e menaxhuara nga KUR ”Prishtina” sh.a. qëndron stabil, pavarësisht që rritja e vazhdueshme e numrit të konsumatorëve në të gjitha zonat e shërbimit, shpeshherë i bën të pamjaftueshme edhe burimet e ujit që i kemi në dispozicion, përfshirë liqenet akumuluese sipërfaqësore Batllava e Badoci si dhe burimet nëntokësore. Niveli i ujit në liqenin e Batllavës, ditën e sotme është (-1.40 m) nën kuotën maksimale, ndërsa në liqenin e Badocit (-1.60 m), që do të thotë se pas reshjeve të fundit ka ngritje.