Kurbin

Alarm për ujin e pijshëm, ja sa pacientë shtrohen çdo ditë nga helmimi

Mjekët në urgjencën e Kurbinit ngrenë alarmin, pasi prej së premtes së kaluar janë shtuar pacientët që paraqiten në spital me simptoma të helmimit. Dyshimet e para janë për një helmim masiv nga uji i pijshëm, nisur edhe nga deklarimet e pacientëve. Shtimi i rasteve dhe simptomat e rënduara që ata shfaqnin, bënë që spitali të jepte alarmin tek instancat përkatëse. Nga mbledhja e të dhënave rezultoi se pacientët banonin në të njëjtën lagje, ndërsa pjesa më e madhe e tyre ishin banore të të njëjtit pallat.

Kurbin, emigranti vjen nga SHBA mbledh banorët, pastrojnë lumin

Me moton "Pastroje lumin tënd" banoret e 3 fshatrave në Malësinë e Kurbinit prej disa ditësh janë angazhuar në pastrimin e mbetjeve në dy anët e lumit Hardhuca që kalon në zonën e tyre. Iniciativës së ndërmarrë nga Fitimtar Lala i cili është emigrant në SHBA, iu bashkuan dhjetëra banorë të kësaj zone, duke dhënë në këtë mënyre dhe mesazhin për mbajtjen pastër të mjedisit. “Kjo iniciativë jo vetëm që na ndihmon ne si komunitet ta mbajmë lumin pastër, por ndërgjegjëson edhe popullsinë për një kulturë sa më të mirë.”

Kurbin, nis pastrimi i plazhit të Gotullës, s'përdorej prej 25 vitesh

Për herë të parë pas 25 vjetësh po pastrohet plazhi i Gotullës në Kurbin. Bashkia ka kontraktuar një firmë pastrimi dhe prej tri ditësh ka nisur puna për sistemimin e kësaj zone turistike të harruar, por që është një nga perlat e bregdetit të Adriatikut. Deri tani janë larguar tonelata të shumta mbetjesh, ndërsa paralelisht po punohet dhe në plugimin e rërës. Dikur në Gotull shumë pushues gjenin aty një nga plazhet më tërheqëse dhe me një sipërfaqe të madhe, por që prej vitesh kjo zonë ishte kthyer në një vend depozitimi mbetjesh.

Përmbytjet në Kurbin, ekskavatorët nisin punën në zonat problematike

Pas përmbytjeve masive që përfshinë një javë Kurbinit, Bashkia ka nisur ndërhyrjet në zonat më problematike. Prej 3 ditësh ekskavatorë dhe fadroma po punojnë për hapjen dhe zgjerimin e tre përrenjve qe përshkojnë qytetin të cilët ishin dhe shkaktaret kryesore të përmbytjeve. Në të njëjtën kohë, mjetet dhe punonjësit e Shërbimeve të Baskisë Kurbin po punojnë edhe në Njësitë Administrative të Milotit dhe të Fushë Kuqes ku pati përmbytje.

Përmirësohet situata e përmbytjeve në Kurbin, nis pastrimi i kanaleve

Një ditë pas përmbytjeve që përfshinë zonën e Kurbinit, situata është drejt përmirësimit. Uji është tërhequr nga të gjitha bizneset dhe banesat, ndërsa të gjitha famijet e evakuara janë rikthyer në shtëpitë e tyre. Prej pasdites së djeshme punonjësit dhe mjetet e Bashkisë Kurbin kanë vijuar punen për pastrimin e rrugëve dhe trotuarëve nga inertet e sjella nga vërshimi i përrenjëve malorë. Në të njëjten kohë po punohet edhe për pastrimin e kanalëve të cilët janë mbushur me inerte nga prurjet e shumta nga malet.