Kurvelesh

Kuveleshi dhe Butrinti, pjesë e leksioneve në Universitetin e Bristolit si modele të turizmit të qëndrueshëm

Lektorët nga Universiteti i Bristolit qëndruan dy ditë në Nivicë të Kurveleshit dhe u njohën me projektin e zhvillimit rural të turizmit të qëndrueshëm në këtë zonë si dhe atë të Butrintit. Ata filmuan dy modele shqiptare të menaxhimit të turizmit të qëndrueshëm: krijimin e Parkut të Butrintit si një mundësi për zhvillimin ekonomik të zonave rurale, një model i krijuar dhe administruar nga Drejtori i AKB-së, Auron Tare, si dhe modeli aktual në zonën rurale të Kurveleshit, pak kilometra nga vija bregdetare.

Turizmi shëtitës fillon edhe në krahinën malore të Kurveleshit

Projektidea e prezantuar nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit, mbi lidhjen infrastrukturore të zonave bregdetare me ato malore në Qarkun e Vlorës dhe konkretisht të zonës së Borshit-Nivicës dhe Kurveleshit, po jep sinjalet e para të një turizmi shëtitës me mjete të pedalimit apo dhe ato motorrike. Këtë fund- javë, një ekip i vogël çiklistësh përshkruan pjesën e parë të këtij intenerari ku u nisën nga Borshi-Nivicë e përfunduan në Kurvelesh, duke kapërcyer me biçikletat e tyre peisazhe të mrekullueshme malore që gjenden në këtë itinerar.

Ujëvara e Peshturës si një destinacion turistik në zonën e Kurveleshit

Krahina e Kurveleshit është zonë malore, e ndërtuar kryesisht nga shkëmbinj gëlqerorë të kretakut e pjesërisht nga flishi, me reliev të lartë e të ashpër në pjesën më të madhe të tij, që në Kurveleshin e Sipërm merr karakterin e një rrafshnalte shumë të copëtuar nga përrenjtë me shtretër të thellë e gryka të ngushta në trajtë kanionesh deri 150 m. të thella, rrëpirash e humnerash si në Nivicë, Lekdush etj. Janë të përhapura shumë dukuritë dhe format karstike si: gropa, puse, galeri, shpella si dhe mjaft fusha karstike si ajo e Progonatit, e Golemit etj., ku janë përqendruar edhe qendrat kryesore të banimit dhe tokat bujqësore.