Kuvend

Kuvendi: Bie ligji i mbetjeve, miratohet akti normativ

Kuvendi i Shqipërisë i mbylli punimet e tij në orët e para të së premtes në një seancë maratonë që filloi në mëngjesin e së enjtes. Përveç debateve të shumta që karakterizoi punimet e kësaj seance plenare, Kuvendi votoi për miratimin dhe rishikimin e disa ligjeve në vend. Kuvendi pranoi dekretin e presidentit të Republikës për kthimin e ligjit për menaxhimin e integruar të mbetjeve urbane, ky ligj u votua pro nga deputët e opozitës ndërsa nga ata të Partisë Socialiste u abstenua, por edhe të dhomave të tregtisë.

Ligji i mbetjeve mbetet “jetim”, skadon afati për dekretin e Presidentit

Komisioni përgjegjës për të shqyrtuar kthimin e ligjit për menaxhimin e integruar të mbetjeve nga ana e Presidentit të Republikës ka shkelur afatet për shqyrtimin e tij. Rregullorja e Kuvendit thotë shprehimisht që : Kryetari i Parlamentit çon menjëherë për shqyrtim dekretin e Presidentit në komision dhe komisioni dorëzon raportin brenda 8 javësh. Dekreti i Presidentit që rrëzon ligjin është dërguar në Parlament me 14 tetor dhe sipas përllogaritjeve ligji duhet të ishte shqyrtuar në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese brenda kësaj jave.

Zyrtare në Kuvend, kërkohet shfuqizimi i moratoriumit të gjuetisë

Kafshëve dhe shpendëve mund t’u prishet qetësia shumë shpejt. E ndërsa duhen dhe katër vjet për përfundimin e moratoriumit të gjuetisë ,mbërrin në kuvend kërkesa e parë zyrtare për shfuqizimin e tij. Është deputeti socialist Erjon Brace i cili i ka paraqitur kuvendit një paketë ndryshimesh dhe propozimesh ligjit aktual të gjuetisë, ku mes të tjerash kërkon edhe shfuqizimin e ligjit të 2 qershorit të vitit të kaluar, kur u shty dhe me 5 vjet moratoriumi i gjuetisë. Deputeti socialist kërkon gjithashtu dhe kufizimin e gjuetisë turistike për një periudhë 5-vjeçare.