laboratori kriminalistik

Bregdeti me naftë, dy mjete lundrimi do të riekspertohen

Gati pesë javë nga ndotja masive që shpërtheu në plazhin e Durrësit, për rreth 3.5 km vijë bregdetare, autoritetet ende nuk kanë një përgjigje konkrete për të vënë para drejtësisë, subjektin apo individin që shkaktoi këtë ndotje. Burimet nga policia kufitare në Durrës, pjesë e grupit hetimor, kanë bërë të ditur se tashmë rrethi i mjeteve lundruese të dyshuara ka mbetur vetëm dy. “Është kërkuar riekspertim i karburantit dhe mbetjeve të një prej trageteve të linjës Durrës-Bari dhe një prej anijeve tregtare që transporton konteinerë në portin e Durrësit.

Krimi mjedisor pak i ndëshkuar në Shqipëri, nxit djegiet e qëllimshme

Shkatërrimi apo dëmtimi me dashje i pronës me zjarr dënohet me gjobë ose me burgim deri në pesë vjet, sipas Kodit Penal në Shqipëri. Nëse nga vepra penale shkaktohen pasoja të rënda materiale, dënimet me burgim mund të arrijnë deri në dhjetë vjet. Por, dënimet për zjarrvëniet në Shqipëri numërohen me gishta, ndonëse vendi, sidomos në sezonin e verës, përfshihet nga qindra zjarre që në pjesën dërrmuese janë të qëllimshme dhe më dëme të mëdha materiale. Vetëm në Qarkun e Gjirokastrës në harkun e gati një muaji janë shënuar këtë vit mbi 30 zjarre, ndërsa këto ditë në Shqipëri shënohen 10-20 vatra zjarri çdo ditë.