Laç

Alarm për ujin e pijshëm, ja sa pacientë shtrohen çdo ditë nga helmimi

Mjekët në urgjencën e Kurbinit ngrenë alarmin, pasi prej së premtes së kaluar janë shtuar pacientët që paraqiten në spital me simptoma të helmimit. Dyshimet e para janë për një helmim masiv nga uji i pijshëm, nisur edhe nga deklarimet e pacientëve. Shtimi i rasteve dhe simptomat e rënduara që ata shfaqnin, bënë që spitali të jepte alarmin tek instancat përkatëse. Nga mbledhja e të dhënave rezultoi se pacientët banonin në të njëjtën lagje, ndërsa pjesa më e madhe e tyre ishin banore të të njëjtit pallat.

Helmohen banorët e një lagjeje në Laç, dyshimet mbi ujin e pijshëm

Prend Çupi sëbashku me pesë pjesëtarë të familjes përfundoi në urgjencën e spitalit të Laçit, tre ditë më parë sëbashku me 5 pjestarët e familjes së tij, pasi kanë shfaqur shenja të helmimit. “Gjendja shëndetësore e imja dhe 5 pjestarëve të tjerë të familjes nuk ishte e mirë tre ditë më parë. Kishim lodhje temperaturë dhe të vjella”, thotë Çupi. Ai është i bindur se helmimi ka ardhur nga konsumi i ujit të pijshëm. Ai i tha BIRN se prej 15 ditësh uji në çezmat e tyre vjen i ndotur dhe me një erë mjaft të rëndë.

Kurora e djegur e Laçit, deri më tani asnjë pishë e mbjellë

Zjarri i rënë gjatë verës në kurorën e gjelbër të qytetit të Laçit pranë Kishës së Shna Ndout ka lënë pasoja të shumta në këtë zonë. Nga djegia, një sipërfaqe e konsiderueshme e malit është shpyllëzuar, ndërkohë që edhe pse kanë kaluar disa muaj nga zjarri, institucionet përgjegjëse nuk kanë marrë asnjë masë për zëvendësimin e pishave të djegura. Banoret e Laçit kërkojnë ndërhyrjen e shtetit për pyllëzimin e zonës së djegur “Duhet të vërë dorë shteti. Nuk ka më krim. Me djegien e pishave më vjen shumë keq sepse këtë e kanë bërë kriminelët dhe shteti duhet të reagojë”, thonë banorët.

Laçi nën ujë, përrenjtë dalin nga shtrati, përmbyten banesa dhe biznese

Reshjet e dendura të shiut vijuan gjatë gjithë mbrëmjes së të hënës duke shkaktuar përmbytje të mëdha në qytetin e Laçit. Ujërat e përrenjve që përshkojnë qytetin dolën nga shtrati dhe përmbyten qendrën e Laçit si dhe katet e para të banesave e bizneseve. Sipas të dhënave të para gjatë 5 orëve kanë rënë rreth 120 milimetra shi. Rruga nacionale në Fushe Milot u bë e pakalueshme, ndërsa rrezik paraqet kanali ujëmbledhës i ujërave të larta. Shtabi i emergjencave është gati për të bërë evakuime.