Laguna e Karavastas

ALARM! NDËRHYRJE E PATOLERUESHME NË P-K DIVJAKË-KARAVASTA !

Bashkia e Divjakës, pa asnjë Leje Mjedisore, pa kurrfarë Vlerësimi të Ndikimit në Mjedis dhe në kundërshtim me të gjitha Ligjet Mjedisore dhe Konventat Ndërkombëtare ku Shqipëria bën pjesë, ka instaluar në zemër të Parkut makineritë për hapjen e një kanali lundrues përqark lagunës se Divjakës. Ndërhyrja është planifikuar të kryhet në zonën më të brishtë të Parkut, në dunat ranore shumëshekullore, dhe vijat e ujit që e bëjnë Divjakën jo vetëm një perlë të natyrës shqiptare por edhe asaj botërore. Vendi ku dimërojnë me dhjetëra mijëra shpend, vendi ku folezojnë lloje të rralla e të mbrojtura botërisht sot kërcënohet nga papërgjegjshmeria e një institucioni që nuk pyet për ligjin.

Ç’janë këto mendësi dhe veprime të papërgjegjëshme në këtë perlë të Shqipërisë dhe të mesdheut!

Bashkia e Divjakës, në kundërshtim me dispozitat ligjore për fushën e mjedisit dhe të ruajtjes së natyrës dhe Konventat Ndërkombëtare, ka filluar instalimin e disa makinerive për hapjen e një kanali lundrues përqark lagunës, sipas një projekti aspak i zakontë për Parkun Kombëtar të Divjakë-Karavastasë. Ekosistemi natyror-lagunor i Karavastasë është i një rëndësie kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare, një trashgimi natyrore jo vetëm e Shqipërisë. Për këto vlera unike ekosistemi natyror i ligatinave ka dhe statusin: Park Kombëtar (1966); shpallur ekosistem natyror veçanërisht i mbrojtur dhe përfshirë në listën e konventës së RAMSARIT (nr. Site 781, datë 29.11.1995);

Edhe Laguna e Karavastasë ngrin, zogjtë strehohen në spjaxhe me ujë të kripur

Ka ngrirë çdo gjë, thotë Ardian Koçi, Drejtori i AdZM-së në Qarkun e Fierit, që administron Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta. Ky park është tepër i vizitueshëm në të katër stinët e vitit edhe tani kur çdo gjë ka ngrirë. Vizitorë dhe turistë nga vendi dhe Europa, vijnë të shikojnë vallëzimin e mjelmave dhe të zogjve të tjerë ujorë. Turizmi i vëzhgimit të shpendëve është tipik në këtë hapësirë lagunore. Aty rriten dhe shumohen mjaft specie zogjsh ujorë dhe mbi të gjitha specia e rrallë e Pelikanit Kaçurrel. Së fundmi kjo lagunë popullohet edhe nga flamingot që zbresin nga Europa Lindore dhe dimërojnë aty.

Karavastaja, vendi i kurioziteteve, aventurave dhe bukurive natyrore

Laguna e Karavastasë është laguna më e madhe në Shqipëri, sigurisht edhe më e bukura në detin Adriatik. Ajo ndodhet rreth një orë larg Fierit me makinë. Laguna ndahet prej detit nga pylli me pisha i Divjakës. Përbëhet prej një lagune të brendshme dhe një të jashtme, më të vogël. Tre kanale e lidhin lagunën me detin Adriatik. Laguna është deklaruar Park Kombëtar dhe është e vetmja vendndodhje zyrtare e mbrojtur nga Konventa e Ramsarit.

Rojet e vezëve të pelikanit kaçurrel

Prej javësh pelikanët kaçurrelë po ngrohin vezët për të ripërtërirë llojin e tyre të rrallë, në ishullin fole mes ujërave të Lagunës së Karavastasë. Janë me vonesë në këtë sezon për shkak të dimrit të egër dhe ngricës që pushtoi lagunën. “Për dhjetë ditë aty mbretëroi akulli”, na thotë Shkëlqim Malko. Prej vitit 2015 Malko dhe tre burra të tjerë bëjnë shërbim roje 24 orë në këtë pjesë të lagunës për të mbrojtur pelikanin që shkoi deri në prag të zhdukjes, por që sipas punonjësve të parkut i ka dyfishuar numrat në dy vitet e fundit. Pas vitesh gjuetie të pakontrolluar, laguna është bërë me roje që tani thonë se kujdesen edhe për qetësinë e shpendëve të rrallë.

Rriten masat mbrojtëse rreth ishullit të pelikanëve në Parkun e Divjakës

Ai është një ishull i vogël në mes të lagunës së Karavastasë, ku strehohen dhe shumohen Pelikanët Kaçurrel, një specie e rrezikuar për vendin tonë. Shkak i dëmtimit në vite kanë qenë peshkatarët dhe banorët e zonës rreth habitatit të tyre. Lundrimi shumë afër ishullit edhe sot është një problem shqetësues për këtë lloj pelikani, pasi për të është e nevojshme që të krijohet qetësia e duhur për riprodhim dhe që të rikthehet në ditët e tij më të mira. Në kuadër të projektit “Menaxhimi i Ligatinave dhe Ruajtja e Pelikanit Kaçurrel në Pellgun e Mesdheut”, PPNEA në bashkëpunim me AdZM Fier dhe me mbështetjen e Noe Conservation dhe EuroNatur, shtuan numrin e bovave sinjalizuese në zonën rreth ishullit të Pelikanit.