lakuriq nate

''Bunkerët streha e jetës së egër'', lakuriqët e natës në Bunk'Art 1

Kush mund ta mendonte se bunkerët e diktaturës që nuk shërbyen kurrë për luftën imagjinare të diktatorit me armiqtë, mund t’i shërbenin diversitetit natyror e të krijonin habitatin më të mirë për lakuriqët e natës... Në Bunk'Art 1 është hapur pasditen e së premtes ekspozita e lakuriqëve unikë të natës që gjenden në Shqipëri, të titulluar “Bunkerët streha e jetës së egër”. Ekspozita u çel me rastin e ditës ndërkombëtare të jetës së egër, që festohet më 3 mars.

Australi, lakuriqët e natës janë kthyer në makthin e banorëve

Me mijëra lakuriqë nate kanë mësyrë qytetin “Batemans Bay” të New South Wales në Australi, duke u kthyer në një makth të vërtetë për banorët. Tufa të tëra të “dhelprave fluturuese”, siç i quajnë disa, janë vendosur në qytetin jugor këto dy vitet e fundit duke krijuar koloni atje, e me kalimin e kohës numri i tyre është trefishuar. Duke qenë specie të vendit në Australi, lakuriqët e natës mbrohen me ligj, e për këtë arsye edhe nuk mund të asgjësohen, çfarë i detyron autoritetet të kërkojnë rrugë të tjera për të vënë nën kontroll shumimin e tyre të pafre.

Australi, ngordhin 700 dhelpra fluturuese

Më shumë se 700 lakuriqë nate, që njihen edhe si specia e dhelprave fluturuese kanë ngordhur për shkak të temperaturave shumë të larta. Ngjarja ka ndodhur në Singleton të Australisë për shkak të dehidratimit të tyre.   Dhelprat fluturuese janë një specie në zhdukje dhe shoqata të shumta jo-fitimprurëse po bëjnë të pamundurën për shtimin e tyre, por fenomeni natyror shkaktoi një masakër të vërtetë. Në Singleton numëroheshin gjithsej 2 mijë lakuriqë nate, ku 700 prej tyre ngordhën dhe një pjesë u largua për shkak të të nxehtit.