Lalzi

Plazh dhe pedalim drejt Gjirit të Lalëzit

Mes resorteve të ndërtuara dekadën e fundit dhe reputacionit si plazh luksoz, Gjiri i Lalëzit gati çdo fundjavë tërheq vëmendje me bllokimin e trafikut në disa segmente të rrugës prej dyndjes së plazhistëve. Megjithatë gjatë ditëve të javës, situata është më e relaksuar dhe rruga lehtësisht e kalueshme edhe nga rrotakët e tjerë, si për shembull biçikletat. Për më tepër që në këtë verë paszgjedhore, destinacioni kryesor është Jala, ku janë katapultuar të rinjtë partiakë.

Plazhet e Qerretit dhe Lalzit me sisteme të reja për ujërat e zeza

Qeveria ka akorduar miliarda lekë për rregullimin e dy nga plazheve ku kanë vila pikërisht zyrtarët e lartë. Gazeta “Shqip” ka siguruar dokumentet e tenderëve që ka hapur Drejtoria e Përgjithshme e Ujësjellësit. Sipas tyre, do të vihet dorë për ujërat e zeza në plazhet e Qerretit dhe të Lalzit. Në këto plazhe kanë vila zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lartë nga të gjitha krahët e politikës. Pushuesit në disa plazhe në vend, kryesisht në Velipojë, Shëngjin, Golem, Divjakë etj, ankohen për papastërti, apo për ujërat e zeza, Ujësjellësi ka menduar që të vërë dorë pikërisht në këto plazhe.

Stafi i ProCredit Bank në aksion për pastrimin e plazhit nga mbetjet

Prej disa vitesh, stafi i bankës ProCredit organizohet, në mënyrë vullnetare, për të pastruar nga mbeturinat, territore të caktuara. Këtë vit u përzgjodh Gjiri i Lalzit, si një prej zonave turistike më të frekuentuara gjatë sezonit veror. Të gjithë pjesëmarrësit në aksionin e pastrimit, përveçse kontribuan në pastrimin e ambientit nga mbetjet, dhanë dhe një shembull pozitiv në komunitetin dhe tek pushuesit përreth, duke promovuar një përqasje të përgjegjshme qytetare dhe rritur ndërgjegjësimin ndaj mbrojtjes së mjedisit.