landfilli

563 mijë tonë mbetje nuk trajtohen. Shqipëria, e kthyer në landfill ilegal

Shqipëria është shndërruar në një landfill të madh mbetjesh, të cilat hidhen pa kriter në çdo cep të vendit. Instituti i Statistikave raportoi se vetëm vitin e kaluar në qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë u derdhën 563 mijë tonë mbetje të ngurta urbane, të cilat nuk u përpunuan apo depozituan në landfilled e posaçme, por janë shpërndarë dhe hedhur pa kriter duke kërcënuar seriozisht ambientin.

Fëmijëria mes plehrave; Të miturit që po rriten në landfillin e Durrësit

Dhjetëra fëmijë sigurojnë jetesën së bashku me familjet e tyre nga mbledhja e mbetjeve të diferencuara në Durrës. Çdo ditë ata rendin pas makinave që transportojnë mbetjet e zonave përreth. Klevisi dhe tre anëtarë të tjerë të familjes së tij e sigurojnë jetesën përmes punës në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane të zonës së Sukthit.

Fier, banorët e fshatit Mbyet protestë sërish kundër ndërtimit të landfillit

Protesta e banorëve të fshatit, Mbyet të Fierit ku do të ndërtohet landfilli, sot është përqëndruar në vendin ku landfilli është projektuar të ngrihet. Gjithsesi banorët edhe ditën e sotme kanë kërkuar që ky landfill mos të ndërtohet, ndërkohë që vargu i automjeteve ka arritur në rreth 1 kilometër. Shkak për daljen e banorëve në protestë është bërë një vendim i Këshillit Bashkiak për ndërtimin e impiantit të përpunimit të mbetjeve të qytetit të Fierit. Si pasojë e bllokimit të rrugës, ka pasur përplasje mes drejtuesve të automjeteve dhe protestuesve.

Fieri sërish pa landfill, Prefekti: Nuk ndërtohet në Mbrostar

Prefekti i Fierit, Xhevit Bushaj, pohon se nuk do të firmosë vendimin e Këshillit bashkiak për landfillin e Mbrostarit. Pas takimit me banorët protestues, prefekti Bushaj pohoi se do ta kthejë vendimin për ndërtimin e impiantit të përpunimit të mbetjeve në Mbrostar, pasi parësore sheh interesat e komunitetit. Pas protestave dy javore të banorëve të Mbrostarit, prefekti i Fierit Xhevit Bushaj konfirmon se do ta kthejë vendimin për ndërtimin e landfillit, pasi parësore sheh interesat e komunitetit.

Gjermania jep 20 milionë euro për landfillin e Vlorës

Në Vlorë do të ndërtohet një landfill i ri me kapacitet përpunues prej 350 mijë tonë mbetjesh, për të zgjidhur përfundimisht problemin e trajtimit të plehrave në zonën turistike. Qeveria gjermane ka akorduar një hua prej 12 milionë eurosh për ngritjen e infrastrukturës, si dhe 2 fonde në formë granti në vlerat e 7.5 dhe 1.3 milionë eurove. Isa Memia, nga Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, tha: “20.8 milionë euro janë për ndërtimin e të gjithë infrastrukturës, që nga mbledhja e ndarja e mbetjeve në burim, transportim dhe trajtim në landfill i mbetjeve”.

Inaugurohet Landfilli i Elbasanit

Fusha e mbetjeve në Elbasan është cilësuar si bomba ekologjike më e rrezikshme në vend,e cila referuar matjeve të specialistëve ka ndotur jo vetëm ajrin por edhe ujërat e pijshëm nëntokësore e veçanërisht Lumin Shkumbin. Më date 17 nëntor, si një zgjidhje efikase për këtë problematikë u inagurua Landfilli i Elbasanit, pjesë e projektit të impiantit termik për trajtimin e mbetjeve urbane dhe industriale.

Kundër landfillit, banorët e Verrisë bllokojnë autostradën Fier-Lushnje

Banorët e Verrisë sërish në protestë për mosndërtimin e landfillit në fshatin e tyre. Por ndryshe nga herët e kaluara ku ata kanë protestuar para Bashkisë së Fierit dhe në vendin ku do të ndërtohet landfilli, banorët sot kanë bllokuar autostradën nacionale Fier-Lushnjë, në te dyja anët e saj. Kanë qenë mbi 50 banorë të cilët kanë bllokuar autostradën, ata janë ulur në mes të rrugës duke shkaktuar radhë kilometrike të automjeteve të cilat po kalonin në autostradë. Edhe pse drejtuesit e mjeteve u kanë kërkuar që ta zhbllokojnë rrugën ata nuk i kanë marrë parasysh thirrjet e tyre.

Landfillet na rrezikojnë jetën

Një person gjeneron afro 2 kilogram mbeturina në ditë, ose 1.3 kg më shumë nga çfarë prodhohej para viteve ‘90. Po ku shkojnë të gjithë këto plehra? Afro 55% e 1 milion ton të mbetjeve urbane që gjenerohen çdo vit në Shqipëri përfundojnë në 65 landfille në zona urbane. Por akoma më e rëndësishme është se çfarë i shkaktojnë ato shëndetit tonë. Të jetuarit afër landifilleve, sipas shkencëtarëve rrit rrezikun e vdekjes nga kanceri i mushkërisë. Mbeturinat prodhojnë gazra të dëmshme, të cilat po të thithen rrisin shanset për të vuajtur nga probleme të rënda të frymëmarrjes.

Landfilli ilegal i Librazhdit. Bashkia bën padi për ndotje

Bashkia e Librazhdit ka denoncuar në polici djegien e mbetjeve urbane, të cilat për ditë me radhë helmuan të gjithë qytetin dhe fshatrat rrotull. Duke e cilësuar një akt të qëllimshëm, kryetari i bashkisë bëri thirrje për zbardhje të plotë. “Ne si bashki kemi bërë denoncim në polici dhe kërkojmë zbardhjen e kësaj ngjarjeje që për fat të keq është e përsëritur. Edhe herë të tjera persona të papërgjegjshëm kanë djegur mbeturinat në qytet”, tha kryebashkiaku Kastriot Gurra.

Landfilli në Fier, tërhiqet firma, kërkon ndryshim të vendit

Impianti i përpunimit të mbetjeve në Fier nuk do të ndërtohet në fshatrat Mbyet, Plyk dhe Portez. Firma që fitoi projektin kërkoi që impianti i përpunimit të mbetjeve të ndërtohet në një zonë tjetër, pasi terreni në këto tre fshatra është i papërshtatshëm. Në mbledhjen e këshillit bashkiak të Fierit, firma që fitoi projektin kërkoi që impianti i përpunimit të mbetjeve të ndërtohet në një zonë tjetër. Gjatë mbledhjes nuk munguan as përplasjet mes këshilltarëve të djathtë dhe atyre të majtë.

Mbetjet urbane po helmojnë Durrësin

Vendgrumbullimi i mbetjeve urbane në Porto Romano të Durrësit është kthyer në një bombë ekologjike. Nga djegja në natyrë e tyre, përfshirë goma dhe plastikë, shkarkohen gazra toksike mjaft të dëmshëm, ndërsa institucionet publike vijojnë të jenë të pafuqishme për të ndryshuar këtë realitet. Sipas kryeinspektorit te Mjedisit Jurgen Dashi, ankesat e shumta të qytetarëve marrin zgjidhje vetëm me ndërtimin e landfillit te ri. Buxhetet e bashkive Durrës, Shijak dhe Krujë nuk mund të përballojnë projektet për landfillet.

Mbetjet, në fshatrat e Vlorës shumë landfille të paligjshme

Në 11 fshatrat e njësisë administrative Qëndër në Vlorë, prej më shumë se dy muajsh nuk pastrohen mbeturinat. Në fshatin Babice, banorët thonë se nuk i hapin dot dritaret dhe se kanë frikë nga sëmundjet. Njësia administrative Qendër po pret hapjen e tenderit për firmën pastruese nga bashkia e Vlorës. “Kemi dërguar një shkresë në bashkinë e Vlorës për prokurim public , por asgje nuk është bërë. Në po mundim të zgjidhim me mënyra alternative heqjen e mbetjeve , por mbetet shumë shqetësim për banorët dersi sa të zgjidhet një firmë pastrami për heqjen e këtyre mbetjeve”, tha Margarita Koco.

Mbeturinat në Osum, Mjedisi: Kemi gjobitur kryetarin e bashkisë, por…

Mungesës së një landfilli në Qarkun e Beratit i janë dorëzuar jo vetëm pushteti vendor, që i shkarkon mbetjet në lum, por edhe autoritetet e mjedisit. Ata thonë se kanë ndëshkuar me gjobë Bashkinë e Beratit edhe 2 vite më parë, por nuk ka pasur asnjë zgjidhje. “Inspektoriati shtetëror i mjedisit dhe pyjeve i Qarkut Berat për menaxhimin e mbetjeve urbane ka marrë masa dhe në vitin 2014 për kreun e bashkisë që është gjobitur me 5 mln lekë të vjetra”, u shpreh Altin Kazazi nga Inspektoriati i Mjedisit në Berat.

Padi për landfillin, Bashkia e Kavajës: Është ndërtuar ilegalisht

Kryetari i Bashkisë së Kavajës, Isa Sakja ka bërë një kallëzim penal në prokurori për masakër mjedisore në fshatin Çorum, ku prej disa vitesh hidhen pa kriter mbetjet urbane të zonave përreth. “Në fshatin Çorum, zonë me potencial turistik, ishte krijuar një vend për hedhjen e mbeturinave. Kam bërë kallëzim penal për këtë situatë dhe pres që Prokuroria e Kavajës t’i shkojë deri në fund hetimit e të verë para përgjegjësisë personat që kanë lejuar këtë masakër mjedisore të krijuar prej 6 vjetësh”, ka deklaruar Sakja.

Përroi si landfill, mbetjet e Librazhdit derdhen akoma në Shkumbin

Landfilli i Bashkisë së Librazhdit është improvizuar në shtratin e një përroi. Aty grumbullohen mbetjet urbane të bashkisë jashtë çdo kriteri mjedisor dhe fare pranë qytetit. Sa herë ka reshje, këto mbetje shkojnë drejt Lumit Shkumbin, duke bërë që situata të përkeqësohet edhe më tej. Sikur të mos mjaftonte e gjithë kjo, prej disa ditësh mbetjeve u është vënë flaka, duke bërë që tymi dhe ndotja të përfshijnë të gjithë Librazhdin. “Ka 7 ditë që plehrat rrinë aty. U bë mjegull në lagje. U bënë fëmijët astmatikë”, thonë banorët.

Protestë në landfillin e Durrësit. Banorët: Kështu nuk jetohet më

Në Ditën e Mjedisit aktivitetet u përqëndruan në protestën qytetare dhe ndërgjegjësimin e autoriteteve vendore dhe qendrore, si dhe të komunitetit mbi nivelin e lartë të ndotjes nga mostrajtimi i mbetjeve urbane. Në landfillin e Porto Romanos, banorë dhe të rinj të Partisë Agrare Ambientaliste reaguan ndaj gjendjes së mbetjeve urbane.

Transformimi i Porto Romanos në një park të ri për qytetin e Durrësit

Në vizitën e tij në Porto Romano, Kryeministri i vendit z. Edi Rama, së bashku me Ministrin e Turizmit dhe Mjedisit z. Blendi Klosi dhe Kryetarin e Bashkisë së Durrësit z. Vangjush Dako, deklarojnë se së shpejti do nisë një projekt për transformimin rrënjësor në përmirësim të mjedisit në këtë vend. Kryeministri shprehu se brenda 18 muajve do të ndërtohet një park i ri për qytetin e Durrësit.

Veliaj: “I japim fund ndotjes me kazanët e plehrave në Tiranë”

Situata në landfillin e Sharrës do të marrë shumë shpejt zgjidhje. Bashkia e Tiranës ka nisur zbatimin e projektit, i cili mundëson ndarjen e mbetjeve të riciklueshme para se ato të shkojnë për asgjësim. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, inspektoi sot nga afër situatën në këtë landfill, ku dhe është njohur me mundësitë që ofron zbatimi i këtij projekti në terren. Ai bëri të ditur masat për të shmangur problematikat e hasura deri më tani, qoftë në vendmbledhjen e mbetjeve në Sharrë, ashtu edhe me kazanët e plehrave nëpër qytet.

Vlorë, toka poshtë landfillit fsheh antikitete

Pas shumë diskutimesh, landfilli i Vlorës u vendos të ndërtohet në fshatin Sherisht, që ndodhet 15 km larg qytetit. Por arkeologët ngrenë alarmin pasi në atë vend gjenden mbetje arkeologjike mijëravjeçare. “Pikërisht në vendin që është përcaktuar për ngritjen e landfillit gjenden me dhjetra e qindra objekte arkeologjike të periudhave më të lashta të vendit tonë, siç është periudha prehistorike. Them se duhet gjetur një vend tjetër”, deklaron arkeologu Novruz Bajramaj.