LED

Toka gjithnjë e më e ndotur nga ndriçimi artificial LED

Toka është gjithnjë e më e ndotur nga drita artificiale, një fenomen i rënduar nga teknologjia e re e llambave me diodë elektroluminishente (LED), sipas një analize nga vëzhgimet e një sateliti duke konfirmuar një ndotje në rritje nga drita artificiale që prek shëndetin e njerëzve, kafshëve dhe bimëve. Studiuesit, punimet e të cilëve janë publikuar dje në revistën “Science Advances” kanë zbuluar se ndriçimi planetar është rritur si në cilësi ashtu dhe në intensitet, me rreth dy për qind në vit nga 2012 në 2016.