leonardo di caprio

Kur ceremonia e ndarjes së çmimeve OSCAR nuk i shpëton ndryshimeve klimatike

Në edicionin e 88-të të shpërndarjes së çmimeve Oskar që u mbajt mesnatën e së dielës në Los Angeles, Leonardo Di Caprio ka marrë çmimin Oscar si aktori më i mirë. Pas falenderimeve për kolegët dhe mbështetësit Di Caprio tha se filmi The Revenant bën fjalë për lidhjen e njeriut me botën natyrore. Një botë ku ne të gjithë ndjemë vitin e kaluar si vitin më të nxehtë në histori. “Produksioni jonë duhej të levizte në jug të planetit për te gjetur pak borë. Ndryshimet klimatike janë të vërteta dhe janë duke ndodhur tani. Është kërcënimi më urgjent me të cilin ballafaqohet çdo ditë çdo specie.

Barack Obama, Leonardo Di Caprio dhe Katherine Hayhoe për ndryshimet klimatike

Këtë të hënë, Presidentit Obama në oborrin e Shtëpisë së Bardhë ngriti një panel diskutimi mbi kërcënimet reale të ndryshimeve klimatike me Leonardo Di Caprio, aktor, ambjentalist dhe filantrop dhe studiuesen e klimës Katherine Hayhoe. Obama në takimin e hapur u shpreh se: “Ajo çfarë ne po shohim është se ndryshimet klimatike po ndodhin më shpejt sesa parashikimet që na janë thënë 5 apo 10 vjet më parë. Ajo që ne shohim është se modelet e ndryshimeve klimatike janë më pesimistet e mundshme – idetë e ndryshme të parashikuara nga shkencëtarët, thonë se jemi në një garë kundër kohës.

Di Caprio blen aksionet e një kompanie bio, aksionet ia dhuron fermerëve të zonës

Leonardo Di Caprio ka investuar në Ruan, kompania ekuadoriane që prodhon Guayusa, një pije e përdorur në ceremonitë e shenjta nga indianët Kichwa. Aktori i Hollivudit, vendosi të ndihmojë bujqësinë e qëndrueshme dhe në mënyrë të veçantë njq lloj pije që prodhohet nga gjethet e një bimë nga 3 mijë familje që jetojnë në Amazonë. E themeluar në vitin 2009 nga Tyler Gage dhe Dan MacCombie, “Runa Guayusa”, kompania u ble nga familjet autoktone fshatare në Ekuador. Gjethet, për mijëra vjet janë konsumuar si çaj nga komunitetet Kichwa, trajtohen në një fabrikë në Ekuador dhe pastaj dërgohen në Shtetet e Bashkuara.

Di Caprio vizitë në xhunglën indoneziane për mbrojtjen e natyrës

Aktori amerikan, Leonardo Di Caprio zhvilloi një vizitë në xhunglën indoneziane për të dhënë mbështetjen e tij ndaj grupeve lokale që luftojnë për mbrojtjen e florës dhe faunës së kërcënuar nga shpyllëzimi dhe gjuetia e jashtligjshme. Aktori më i mirë në filmin “The Revenant”, qëndroi fundjavën e kaluar në pyllin tropikal të parkut kombëtar Leuser, në ishullin e Sumatras. Kjo zonë ka një potencial të lartë në ruajtjen afatgjatë të natyrës dhe në të banojnë shumë kafshë si orangotangu apo tigri, që janë në zhdukje për shkak të shfrytëzimit të pyjeve.

Fjalimi i Leonardo Di Caprio në OKB: "Unë jam zëri i miliarda njerëzve. Kërcënimi më i madh për botën është...

Aktori i mirënjohur amerikan i Hollywood-it, Leonardo Di Caprio ka adresuar ditën e djeshme liderët e të gjithë botës në punimet e Asamblesë Vjetore të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Di Caprio, prej vitesh është një nga aktivistët më të zëshëm dhe me kontribut të madh për kauzën e luftës kundër “Ngrohjes Globale dhe Ndryshimeve Klimatike” dhe pikërisht këtë çështje ai ka referuar në “Pallatin e Kombeve”.

Leonardo Di Caprio dhuron 15 milionë $ për mbrojtjen e mjedisit: Nuk mund të lejojmë lakminë e korporatave të prishin të ardhmen e njerëzimit

Në Zvicër janë çelur këtë të mërkurë punimet e Forumit Ekonomik të Davosit në Zvicër, në takimin e 46 vjetorit. Aktori i famshëm tha se ishte i nderuar që iu dha mundësia për të ardhur në Davos e për t’u shprehur për rreziqet e ndryshimeve klimatike. Leonardo Di Caprio është avokat i mbrojtjes së mjedisit dhe popujve indigjenë, dhe në këtë aktivitet i kujtoi politikanët për detyrimet e marra përsipër prej tyre në samitin e fundit të klimës në Paris. Ai përdori këtë ceremoni çmimesh për të kërkuar më shumë veprim mbi ndryshimin e klimës.

Përpara Përmbytjes

Nëse do të dije të vërtetën për kërcënimin që vjen nga ndryshimi klimatik – a do të ndërmerrje masa parandaluese? “Përpara Përmbytjes”, është dokumentari i prezantuar nga National Geographic, me pjesëmarrjen e Leanardo DiCaprio –s në një udhëtim si Misionari i Paqes i Kombeve të Bashkuara, në 5 kontinente dhe në Arktik për të dëshmuar me fakte ndryshimet klimatike. Ai u angazhua në ekspedita të ndryshme me shkencëtarë duke shfaqur hapur realitetin e ndryshimeve klimatike dhe gjithashtu bëri takime me udhëheqës të politikës të cilët luftojnë kundër mosveprimit.