lepur

Për herë të parë në 20 vjet është fotografuar një lepur i rrallë Ili Pika

Kjo krijesë e adhurueshme që shikoni është quajtur ‘Ili Pika’ (Ochotona iliensis), dhe është një nga krijesat më të rralla dhe më të rrezikuara në planet. Ishte konservatoristi Weidong Li në vitin 1983 i cili zbuloi i pari Ili Pika, dhe vetëm 20 vjet më vonë u fotografua një i tillë në malet Tian Shan në Kinë. E çuditshmja është se është parë sërisht nga Weidong Li, njeriu i cili zbuloi specien Ili Pika dhe e ka studiuar atë për vite me rradhë. Shpresojmë që në të ardhmen të shohim më shumë si kjo specie e rrallë në natyrë. Ili Pika ka marrë pseudonimin “lepuri magjik” sepse qëndron larg syrit të vëzhguesëve.