lepusha

Lepusha si Zvicra? Çfarë duhet të ndryshojë

Kisha dëgjuar shpesh këtë vit për Lepushën, destinacionin e ri turistik malor. E kishin krahasuar me majat zviceriane dhe fotot më ndollën aq shumë, sa vendosa të shkoj këtë fillim shtatori. Nga Shkodra duhet të ndjekësh rrugën për në Hanin e Hotit përgjatë Bajzës deri sa në tabela të shfaqet Hot dhe Tamarë. Rruga është e asfaltuar dhe e thjeshtë dhe pse duhet t’i ngjitesh malit. Një hartë treguese në majë na lajmëron se kemi mbërritur në Leqet e Hotit.