leter e hapur

Organizatat mjedisore dalin kundër Bashkisë: Të ndalohen punimet

Një grup prej 11 organizatash mjedisore kundërshtuan sot projektin për kënd lojërash në parkun e madh të Tiranës duke dalë në konkluzionin se projekti është kryer në shkelje të procedurave mjedisore. Organizatat kërkuan pezullimin e projektit dhe dënuan dhunën e ushtruar nga Policia Bashkiake dhe Policia e Shtetit kundër aktivistëve të dielën. Paralelisht, një seancë konsultimi e thirrur nga bashkia me aktivistët protestues, doli huq. Aktivistët i thanë BIRN se bashkia i pati dërguar një ftesë mbrëmë në darkë për një takim sot.