lezhe

Aksidenti në Lezhë, banorët: Gurët, zjarret dhe prerjet zhveshën zonën

Një ditë pas aksidentit tragjik që u mori jetën 2 vëllezërve dhe gruas shtatzënë, ekspertët e Gjeologji-Minierave dhe Emergjencat Civile kanë mbërritur në aksin Balldre-Torovicë në vendin e ngjarjes. Ekspertët po bëjnë verifikimet në terren, ndërsa banorët shprehen se gurët janë problem. Sipas tyre gurët bien shpesh herë por jo të kësaj natyre. “Kjo vjen nga zhveshja e malit dhe përbën rrezik” thonë ata pas aksidentit. Zjarret dhe ndërhyrjet abuzive në prerjet e pemëve, kanë bërë që zona të zhvishet nga bimësia.

Arti i kuzhinës në mbrojtje të biodiversitetit në Lezhë

“Duaje tokën, mbroje të ardhmen” – ishte tema e aktivitetit të organizuar në Fishtë të Lezhës nga aleanca e kuzhinierëve “Slow food”, të cilët kanë për qëllim mbrojtjen e biodiversitetit. Arti i kuzhinës iu dedikua tërësisht tokës, ndërsa të ardhurat e mbledhura në këtë aktivitet iu bashkuan fondit për mbrojtjen e biodiversitetit. Kuzhinieret e njohur Altin Prenga, Sokol Prenga dhe Armond Kikini u bënë bashkë duke gatuar produkte të zonës, ndërsa për të përcjellë mesazhin sa e rëndësishme është toka fëmijët për një ditë provuan që të bëhen fermerë.

Banorët e Lezhës: Keqmenaxhimi i mbetjeve, rrezik për shëndetin tonë

Shoqata "Together for Life" ka zhvilluar një takim me komunitetin e qytetit të Lezhës. Qëllimi i takimit ishte informimi i komunitetit për premtimet që kryetari i Bashkisë Fran Frrokaj ka bërë lidhur me problematikat mjedisore të qytetit dhe çfarë është përmirësuar gjatë 3 viteve. Gjithashtu u bë një prezantim për të drejten e informimit dhe aksesin e qytetarëve për të marrë informacion. Gjatë diskutimeve u theksua një nga problematikat mjedisore më të mprehta të qytetit të Lëzhës, keqmenaxhimi i mbetjeve dhe mos funksionimi i nismës për të ndarë mbetjet sipas koshave përkatës të vendosur nga bashkia.

Barinjtë i vënë flakën pyjeve, zbulohet shkaku i zjarrvënies

Prej ditës së djeshme po vijojnë të digjen hektarë të tërë me pyje në Kreshtë, mirëpo deri më tani asnjë masë nuk është marrë për shuarjen e flakëve. Për shkak të largësisë nga Lezha nuk ka shkuar asnjë zjarrfikës në vendngjarje. Zjarri ka përfshirë malin e Kreshtës afër fshatit Zimaj, të Lezhës dhe po vijon të përhapet dhe në zona të tjera. Mësohet se janë barinjtë ata të cilët i kanë vënë flakën malit, shkruan newsbomb.al. Kjo situatë është e përvitshme në këtë stinë, kur në zonat rurale punohet për lirimin e tokave për mbjelljen e fidanëve.

Censusi 2017 për shpendët dimërues

Në Rezervatin e Menaxhuar Kune-Vain në Lezhë u prezantuan rezultatet e Censusit Kombëtar për Shpendët Dimërues të Ujit në Shqipëri. Censusi i Shpendëve dimërues konfirmon edhe njëherë, efektet e shkëlqyera të Moratoriumit të Gjuetisë, si pasojë e të cilit është vërejtur një progres i dukshëm në shfaqjen dhe numrin e popullatave të llojeve të faunës së egër. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese la në fuqi vendimin e moratoriumit. “Nuk dua t’i dekurajoj gjuetarët,por dua sot t’u them që ne jemi tashmë të hapur, të ulemi me ta për të diskutuar pikërisht këto rezultate të Censusit dhe për të hapur një dialog të ri. “

Erozioni nga lumi Fan, Prefekti i Lezhës: Qeveria të ndërhyjë urgjent

Prefekti i Qarkut të Lezhës, Eduard Ndreca i ka bërë apel institucioneve qëndrore që të ndërhyjnë në mënyrë urgjente për familjet që preken nga erozioni i lumit Fan, pasi gjendja e tyre sa vjen e rëndohet. Gjatë një inspektimi të bërë në zonën ku lumi ka gërryer dhjetra metër kub dhera, në fshatin Rreth i Epërm të Mirditës ka deklaruar se situata është mjaft alarmante dhe duhet një ndërhyrje emergjente. Erozioni i lumit është shfaqur frikshëm në këtë fshat të Mirditës ku deri më tani janë zhdukur më shumë se 30 hektarë tokë bujqësore, ndërsa në rrezik janë edhe dhjetra banesa.

Fëmijët vizitë në fermë për t'u njohur me produktet bio

Nxënësit e shkollës "Nike Dardani" të kryeqytetit zgjodhën fermën e Mrizit të Zanave në Fishtë të Lezhës për t'u njohur mbi rëndësinë që ka Toka. Aktiviteti u organizua nga "Food Revolution" në bashkëpunim me "Mrizin e Zanave", në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Tokës. Fëmijët panë dhe preken nga afër produktet që prodhohen nga toka, duke provuar më pas dhe shijen e tyre. Ka mjaftuar kjo vizitë, që ata të kuptojnë rëndësinë e produkteve bio si mënyra e vetme për t'u ushqyer shëndetshme. "Unë kam parë ushqime të tjera, jo si këto se këto janë bio, jemi në fshat dhe ushqimet këtu janë bio dhe nuk janë me pesticide."

Gara me kajak në lumin Drin – Promovohet turizmi në Lezhë

Gara me kajak në lumin Drin… Kjo është nisma më e re e bashkisë së Lezhës për të promovuar turizmin në Lezhë. Sektori i sportit në bashkinë Lezhë organizoi me të rinjtë këtë aktivitet, që tërhoqi vëmendjen e qytetarëve. Ndjesia për ata që e provuan një sport të tillë ishte e jashtëzakonshme. Edhe pse garuesit nuk ishin profesionistë, e morën shumë seriozisht pjesëmarrjen. Të ardhur edhe nga qytete të tjera, ata kërkuan që kjo të kthehet në një traditë, në Lezhë. Në garë u bënë pjesë edhe efektivë policie, që mendojnë se mund të jenë nesër pjesë e një ekipi.

Ishulli i Lezhës, një mrekulli natyrore që rri fshehur prej një rruge 3 km të dëmtuar rëndë

Është quajtur ishull për shkak të sistemit lagunor që afrohet deri pranë qytetit të Lezhës. Janë sisteme ujore si struga, kanale që kanë ndërprerë komunikimin e kënetës me Lezhën dhe tokat e saja duke formuar një ishull, por në të vërtet ai lidhet normalisht me rrugën kryesore që të çon në Lezhë e në Shkodër. Ndodhet rreth 60 km. nga Tirana dhe me një histori të vjetër si një system lagunor dhe destinacion turistik. Është e para Zonë e Mbrojtur e Shqipërisë, e shpallur si Rezervë Gjuetie që nga korriku i vitit 1940. Edhe sot ruan këtë status të emërtuar si “Rezervat Gjuetie dhe Rezervë e Menaxhuar”.

Kampionati Kombëtar i Peshkimit, çelet faza e parë në Tale të Lezhës

Të apasionuarit pas peshkimit do të kenë mundësi që të testojnë aftësitë e tyre në një kampionat kombëtar. Federata Kombëtare e Peshkimit Sportiv ka hapur në Tale të Lezhës etapën e parë të këtij kampionati. 58 pjesëmarrës i janë bashkangjitur kampionatit që organizohet për herë të parë. Peshkimi në det të trazuar mbajti për 4 orë mbërthyer të gjithë garuesit. Presidenti i Federatës së Peshkimit Sportiv, Vasjan Lami tha se edhe përzgjedhja e bregdetit të Tales nuk ishte e rastësishme.

Kanalizimet e ujërave të zeza në Lumin Drin, makthi i qytetarëve

Lumi Drin është lumi më i gjatë i trojeve shqiptare. Ai derdhet në Detin Adriatik, afër Lezhës dhe në lumin e Bunës, degë që u formua pas një përmbytjeje në shekullin XIX. Drini formohet afër qytetit të Kukësit me bashkimin e dy degëve kryesore të tij: Drinit të Bardhë që buron afër Pejës, Kosovë, dhe Drinit të Zi që buron nga Shën Naumi, Maqedoni. Për shkak të liqeneve artificial të krijuar, si ai i Fierzës, Komanit, e Vaut të Dejës, një pjesë e Drinit është bërë i lundrueshëm. Megjithatë, përmbytjet në zonën e Lezhës janë të përvitshme edhe sot e kësaj dite.

Konkurs me materialet e ricikluara

Këtë të premte në Lezhë, në mjediset e shkollës 9-vjeçare “Besëlidhja”,u zhvillua konkursi për punimet më të bukura me materiale të ricikluara. Në bashkëpunim me Bashkinë e qytetit, kjo sfidë inovative me qëllim kryesor rritjen e ndërgjegjësimit të nxënësve në drejtim të riciklimit, u mbajt midis nxënësve të shkollave 9-vjeçare, “Gjergj Fishta”, “Besëlidhja”, “Gjergj Kastrioti” dhe “Nënë Tereza”.

Korpusi i Vullnetarëve pastron nga mbetjet plazhin e Tales

Ditën e dielë, dhjetra aktivistë të Korpusit të Vullnetarëve, lëvizjes më të madhe mjedisore në vend, punuan në një aksion të koordinuar për pastrimin e disa kilometrave vijë bregdetare të plazhit të Tales në Lezhë. Ky aktivitet, për herë të parë shtrihet edhe gjatë sezonit dhe organizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit, duke përfshirë jo vetëm pastrimin e plazheve por edhe monitorimin e tyre gjatë sezonit, për t’i klasifikuar plazhet sipas cilësisë së higjienës publike. Korpusi Shqiptar i Vullnetarëve për të 9-tin vit radhazi do të vijojë javët e ardhshme pastrimin e zonave turistike dhe jo vetëm.

Laguna e Kunes, një atraksion turistik për t’u zbuluar

Laguna e Kunes në Lezhë, edhe pse është mjaft e njohur, të paktë janë ata që e kanë eksploruar deri në fund atë. Për të tërhequr sa më shumë vizitorë e turistë, si dhe për ta promovuar sa më mirë këtë zonë, bashkia e Lezhës i orientoi festimet për Ditën e Verës drejt lagunës së Kunes. Nuk munguan kureshtarët që iu bashkuan kësaj iniciative. Përgjegjësi i zonave të mbrojtura në Lezhë, Pjetër Toni bëri prezantimin e shpejt të zonës duke folur për prani të theksuar të shpendëve, kafshëve dhe të bimësisë së dendur. Ai bëri të ditur edhe një fakt qe pak kush e dinte më parë.

Lezha mjaft e riskuar nga zjarret, Pepkolaj: Shërbimi zjarrfikës në gatishmëri

Lezha është një zonë mjaft e riskuar nga zjarret në këtë periudhe, kur temperaturat janë rritur ndjeshëm. Për t’i paraprirë çdo situate që mund të krijohet, Shërbimi Zjarrfikës në Bashkinë Lezhë është vënë në gatishmëri të plotë. Në Shëngjin do të ketë ekipe të veçanta, ndërsa po bashkëpunohet ngushtë më Shërbimin Pyjor dhe atë të Mjedisit. Ky fakt bëhet i ditur nga shefi i Policisë për mbrojtjen nga zjarri, Agustin Pepkolaj, i cili ju ka bërë thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm. Sipas tij, një pakujdesi e vogël mund të shkaktoj vatra zjarri dhe dëme të parikuperueshme. “

Lezhë - Zbulohet sasi e madhe predhash, ishin fshehur në nëntokën e “Nënë Terezës”

Një sasi e konsiderueshme predhash janë gjetur në lagjen “Nënë Tereza” në Lezhë, të cilat mendohet se i përkasin Luftës së Dytë Botërore. Sasia e predhave është nxjerrë në dritë nga banorë të zonës, të cilët po merrnin dhe. Deri tani mësohet se askush nga autoritetet nuk është paraqitur për të parë situatën dhe për të marrë masa për largimin e tyre. Qyteti i Lezhës për 70 vjet me radhë ka bashkëjetuar me rrezikun e shpërthimit. Që nga Lufta e Dytë Botërore, ky qytet ka fshehur poshtë vetes një sasi të madhe eksplozivi, që në rast shpërthimi mund të kishte sjellë pasoja të mëdha.

Lezhë, anija “fantazmë” kërcënon ekosistemin në plazhin e Shëngjinit

Një anije mallrash prej disa kohësh është ankoruar në portin e Shëngjinit. Anija disa tonësh është tërësisht e rrënuar dhe e ndryshkur. Pritet që brenda pak ditësh të fillojë edhe prerja e saj që do të shkojë për skrap. I kontaktuar me telefon, drejtori i Portit, Gjovalin Tusha shprehet se janë edhe tre anije te tjera te cilat kanë bllokuar një pjesë të portit të Shëngjinit dhe pritet të shkatërrohen. Tusha gjithashtu thotë se, për anijen e mallrave ka një leje nga Ministria e Transporteve e cila i ka dhënë të drejtë pronarit të saj të bëjë ankorimin në këtë port. Por shkatërrimi i një anije të tillë në një port si ai i Shëngjinit, ku kryesisht përdoret për peshkim do të shkaktonte një katastrofë ekologjike.

Lezhë, nis trajtimi i qenve endacakë; Bashkia: Nuk ka më rrezikshmëri

Nis trajtimi i qenve endacakë në zonën e Lezhës, që ishin kthyer në një shqetësim shumë të madh për banorët. Por këtij problemi si duket po i vjen fundi, pasi një shoqatë zvicerane në bashkëpunim me Bashkinë e Lezhës dhe disa vullnetarë kanë ndërmarrë nismën për sistemimin e tyre. Njëkohësisht Bashkia ka njoftuar edhe qytetarët që mbajnë qenë të kenë kujdes në lidhje me trajtimin e tyre, në të kundërtën do të marrin masa ndëshkimore nga ana e Bashkisë. "Me ndihmë e një shoqate po bëjmë trajtimin e këtyre kafshëve. Qentë sterilizohen, matrikullohen dhe nuk janë më të rrezikshëm në qytet" tha Ndue Lushi, Shërbimet publike Lezhë.

Lezhë, përfshihet nga flakët mali i Manatisë, në rrezik disa banesa

Rreth orës 22:50 të së dielës flakët kanë përfshirë malin e Manatisë dhe po rrezikojnë disa banesa që gjenden në atë zonë. Zjarrëfikësit janë duke punuar për shuarjen e zjarrit, por terreni malor vështirëson punën e tyre, gjithashtu era e fortë favorizon flakët duke kërcënuar përhapjen e zjarrit dhe vënien në rrezik të disa banesave që ndodhen pranë zonës së përfshirë nga flakët. Në një intervistë për Report Tv, drejtori i zjarrëfikseve Lezhë, Agustin Pepkola ka thënë se, "rrezikojnë disa banesa të pabanuara dhe nuk ka njerëz të rrezikuar".

Lezhë, qyteti mes mbetjeve, Frrokaj: Ka përfunduar kontrata me firmën

Disa zona të Lezhës, kryesisht bregdeti i Shëngjinit, është tej mbushur nga mbetjet urbane duke shkaktuar një panoramë të shëmtuar për turistët. Kontenier të dëmtuar apo dhe mungesë totale e tyre konstatohen lehtësisht, ndërsa mbeturinat vijojnë të hidhen nëpër rrugët e qytetit. Sipas kryetarit të Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj, kjo situatë është shkaktuar pasi ka përfunduar kontrata e firmës kontraktuese për pastrimin e qytetit, dhe se po merren masa provizore deri në një zgjidhje përfundimtare. Sipas Frrokaj tenderi i ri i pastrimit do të bëhet në muajin shtator dhe situata do të marrë menjëherë zgjidhje për pastrimin e qytetit.