liban

Liban, ‘gjarpri’ i plehrave pushton Bejrutin

Një gjarpër i pabesueshëm me plehra, ka ‘pushtuar’ prej muajsh Bejrutin. Emergjenca për kryeqytetin libanez ka filluar që në gushtin e kaluar. Qyteti është zhytur nga mbetjet për shkak të mosfunksionimit të sistemit të mbledhjes së tyre. Në kryeqytet ka lindur një lëvizje me sloganin ‘Tala’at Rihatkum’ ‘ju qelbeni’, duke manifestuar pikërisht zemërimin e qytetarëve në lidhje me qeverinë.