Librazhd

Alarm në Librazhd! 100 kërkesa për HEC-e, pasoja dramatike në bujqësi dhe mjedis

Ambientalistë, pushteti vendorë, banorë, specialistë, shoqata joqeveritare etj, japin alarmin për pasojat dramatike që kanë nisur të shfaqen në mjedis si pasojë e dhënies së lejeve të ndërtimit të HEC-eve në këtë zonë. Më të dëmtuara janë dy bashkitë e qarkut Elbasan, Librazhdi dhe Përrenjasi. Vetëm në këto dy njësi janë bërë 100 kërkesa për HEC-e nga të cilat 45 i përkasin Parkut Kombëtar Shebenik Jabllanicë. Disa HEC-e tashmë kanë përfunduar, ndërsa të tjerat kanë shkaktuar rrëmujë në park. Prej një viti një shoqatë joqeveritare ka kryer monitorim dhe ka dalë në përfundime alarmuese.

Dëmtohen nga ndërtimi i hidrocentralit dhe nuk dëmshpërblehen

30 shtëpi në fshatin Togëz, Bashkia Librazhd, pësuan dëmtime të konsiderueshme gjatë ndërtimit të Hec-it të Rrapunit. Tunelet ku kalojnë tubacionet janë fare pranë banesave dhe gjatë shpërthimeve për ndërtimin e tyre shtëpitë pësuar të çara, disa prej të cilave janë bërë të pabanueshme. Edhe pse u bënë verifikimet e dëmevë dhe banorëve iu premtua dëmshpërblim, tashmë pas 3 vitesh askush nuk kujtohe tpër këtë gjë. Ndërtimi i HEC-it mbi përroin e Rrapunit ka shkaktuar gjithashtu dëme të konsiderueshme mjedisore.

Edhe në Qarrishtën e largët mund të bëhet turizëm

Qarrishta, një fshat i largët i rrethit të Librazhdit, i cili shtrihet mes maleve në një lartësi prej 950 metrash, veç vlerave natyrore me pyje e florë të pasur, kohët e fundit ka filluar të shtohet edhe fauna e këtij pylli që u dëmtua mbas viteve -90. Specia e veçantë e zonës që mendohej e zhdukur, kaprolli (Capreolus capreolus) është shfaqur përsëri dhe është filmuar nga kamerat kurth që kanë ngritur specialistët e AdZM-së në Qarkun e Elbasanit. Por kjo zonë po shfrytëzohet edhe për turizmin natyror, të aventurës, historisë dhe kulinarisë tradicionale.

Egnatia: Nuk respektohet kontrata koncesionare për HEC-et

Tharja e ujit në shtratin e lumit të Rrapunit ka krijuar një situatë aspak normale. Fauna ujore dhe flora përgjatë këtij lumi është shkatërruar plotësisht. Shoqata Egnatia ka denoncuar një situatë katostrofike, e cila sa vjen dhe rëndohet nga HEC-et e ndërtuara mbi këtë lumë. Shoqata do të vazhdojë denoncimin e rasteve abuzive me lumenjtë në Librazhd. Këto shqetësime u janë vënë në dijeni edhe organizmave ndërkombëtare që merrren me mbrojtjen e florës dhe faunës.

Evropa në Librazhd në mbështjetje të të rinjve që mbrojnë lumin Shkumbin

Lumi Shkumbin, ky lumë gjarpërues në disa qytete të Shqipërisë dhe me rëndësi të madhe për jetën e komuniteteve në qytetet ku rrjedh, fatkeqsisht sot për sot është lumi më i ndotur në Shqipëri. Pikërisht duke marr shkak nga ky fakt një grup të rinjsh të cilët quhen Aktivistët e Lumit Shkumbin Librazhd, organizuan një takim të niveleve të larta për ti dhënë zgjidhje çështjes. Në këtë takim i cili ndodhi në datën 1 korrik në Librazhd, për herë të parë, pati ballafaqim të drejtëpërdrejtë të qytetarëve, aktivistëve me organet përkatëse në nivel vendor.

HEC-et shkatërrojnë Librazhdin!

Parku Kombëtar Shebenik–Jabllanicë, “molla” e korrupsionit të qeverisë në dhënien e lejeve për hidrocentralet Në cilin vend të botës mund të jepet leje për HEC-e, ndonëse zona është e mbrojtur si një park kombëtar? Vetëm në Librazhd. Me sa duket, qeveria ka një “qëllim”: Ta shkatërrojë plotësisht parkun e Librazhdit, florën dhe faunën e tij, deri në burimin më të fundit turistik të zonës dhe derisa të thahet edhe pika më e fundit e ujit në lumin Shkumbin. Dhe, ajo nuk ka ndërmend të ndalet derisa ta arrijë këtë.

Hidrocentralet rrezikojnë turizmin në Parkun Shebenik-Jabllanicë

Në kuadër të Ditës Botërore të Lumenjve (25 shtator), grupimi mjedisor “Të mbrojmë lumenjtë” zhvilloi një monitorim në terren të HEC-eve të Rrapunit dhe të Qafë Shulit, në Parkun Kombëtar Shebenik – Jabllanicë (Librazhd). Sipas drejtorit ekzekutiv të shoqatës Egnatia, z. Agim Blloshmi, në rrethin e Librazhdit, janë dhënë koncensione për HEC-e më shumë se kudo tjetër, mbi 110 HEC-e. Ajo çka e përkeqëson edhe më shumë këtë situatë, është se rreth gjysma e tyre përfshihen në Parkun Kombëtar Shebenik Jabllanicë, e cila bie ndesh me statusin mbrojtës që ka ky park.

Kapriçot e motit, bora zbardh zonat malore të Librazhdit

Pranvera duket sikur nuk do të vijë. Rënia e temperaturave dhe nisja e reshjeve të shiut, kanë sjellë edhe reshje bore në zonat malore të Librazhdit. Flokët e borës të rëna gjatë kësaj të hëne kanë zbardhur pikën turistike të Fushë Studenit, në parkun Kombëtar të Shebenik Jabllanicës. Puhiza e dëborës ka zënë një shtresë të bardhë në zonën përreth duke bërë kështu edhe një kombinim të pazakontë me gjelbërimin e pranverës. Kjo panoramë e bën akoma më të bukur peizazhin përreth. Fotot e borës që ka mbuluar zonat e thella, janë publikuar në rrjetin social Facebook nga faqja "Fushë Studën".

Librazhd – Ruajtja dhe promovimi i vlerave të Parkut Kombëtar Shebenik-Jabllanicë

Në kuadër të “Programit për Rimëkëmbjen e Rrëqebullit të Ballkanit”, Shoqata e Gruas në Librazhd organizoi aktivitetin me qëllimin që të rrisë rolin e gruas në ruajtjen dhe promovimin vlerave të Parkut Kombëtar Shebenik-Jabllanicë. Ky projekt i mbështetur nga PPNEA do të ndihmojë gjithashtu në promovimin e turizmit familjar dhe në rritjen e qëndrueshme te të ardhurave ekonomike në zonë. Tashmë Parku Kombëtar Shebenik-Jabllanicë është kthyer në një atraksion të mirëfilltë turistik.

Librazhd dhe Belsh, ndjekje penale per krimet mjedisore

Policia ka bllokuar makinën e dy gjuetarëve në Parkun Kombëtar të Shebenikut, të cilët u larguan me shpejtësi duke braktisur mjetin sapo panë blutë. Megjithatë dy gjuetarët janë identifikuar ndërsa do të gjobiten me akuzën e gjuetisë së paligjshme. Agjencia e Zonave të Mbrojtura ka publikuar edhe fotot e kafshëve që janë vrarë nga gjuetarët. Ndërkohë dy persona janë proceduar penalisht në Belsh, pasi akuzohen për “Shkatërrim të pronës nga pakujdesia”. Policia bën me dije se janë proceduar në gjendje të lirë shtetasit Xh. S., 77 vjeç, dhe P. S., 40 vjeç, të dy banues në Belsh.

Librazhd, të rinjtë bashkohen për të mbrojtur Parkun Kombëtar Shebenik Jabllanicë

Prej disa kohësh, një grupim të rinjsh të quajtur Aktivistët e Lumit Shkumbin mblidhen çdo fundjavë për ti dedikuar kohën e tyre mbrojtjes së një prej zonave më të bukura në Ballkan siç është Parku Kombëtar Shebenik Jabllanicë. Në këtë park gjenden disa specie në zhdukje si rrëqebulli ose tigri ballkanik dhe bimësi që gjendet në breza të veçantë kurore. Aktivistët e Lumit Shkumbin Librazhd zhvilluan me sukes trajnimin rreth Parkut Shebenik Jabllanicë, ku mësuan rreth pasurive natyrore të kësaj zone të mbrojtur, për diversitetitin florën dhe faunën apo dhe kafshët me rrezik zhdukje siç është rrëqebulli apo ndryshe tigri ballkanik.

Librazhd: “Së bashku për një mjedis të përmirësuar në Bashkimin Europian”

Parku Kombëtar i Shebenikut, pjesëmarrja publike mjedisore, legjislacioni europian dhe monitorimi i çështjeve mjedisore. Në forum u diskutua për situatën sot në Parkun Shebenik-Jabllanicë, problematikat, vështirësitë, si dhe për krimet mjedisore që po ndodhin. Po kështu lektorë nga Maqedonia folën për praktikat që ndiqen në Maqedoni. Gjatë takimit, pati mjaft diskutime për situatën sot dhe se si mundet të bëhet dhe roli i shoqërisë civile në informimin dhe edukimin e komunitetit, dhe trysninë që duhet të ushtrohet ndaj drejtuesve për të mbrojtur mjedisin.

Librazhd: Shekulli XXI është lufta për mbrojtjen e ujit

Librazhdi gjendet përsëri nën kthetrat e ndërtimit të HEC-ve të reja. Rrethit që ka më shumë leje të dhëna HEC-esh në Republikë (i kalon 100), vazhdon t'i shtohet numri i lejeve të dhëna. Së shpejti fillon “Gurshpatë 3” dhe “Qarrishta”, në Lumin Qarrishtë, po kështu në Sopot, Stravaj, Bushtricë, Dardhë e Hotolisht. Komuniteti i zonës herë pas here kanë hartuar peticione me firmat e banorëve të fshatrave që preken nga HEC-et dhe ia kanë dorëzuar prefektit dhe Ministrive përkatëse.

Liqeni i Floqit Librazhd, Monument Natyre dhe destinacion për turizmin natyror

Ndodhet në afërsi të fshatit Floq, në lartësinë 700 m. mbi nivelin e detit. Përbën një liqen të vogël karstik të formuar në vendin e rrjedhës së një burimi po karstik, që del në kontaktin tektoniko-litologjik midis gëlqerorëve të kretës së sipërme dhe molasës së tortonit. Ka vlera shkencore, kulturore, didaktike dhe turistike. Në natyrën e bukur të masivit pyjor të zonës së Librazhdit, është një grumbullim ujor malor që tërheq mjaft vizitorë, sidomos në periudhën e verës. Vizitohen sipas intinerarit Librazhd – Floq.

Markimi i shtigjeve në Parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanicë

Çdo bëjmë kur nuk dimë se ku të shkojmë në një park kombëtar?

Cilat janë shenjat që na tregojnë se jemi në rrugën e duhur?

Pse ti besojmë ato?

Këto dhe shumë pyetje të tjera na vijnë ndërmend kur kemi bërë plane që të bëjmë një guidë natyrore në një nga zonat e mbrojtura të Shqipërisë që ka shumë zona të mbrojtura ose parqe natyrore, një ndër to është edhe parku Shebenik-Jabllanicë. 

Mrekullia e natyrës 94 km larg Tiranës. Parku Shebenik-Jabllanicë, turizëm në 4 stinë

Nga Fatmir Popja

97 km nga Tirana ndodhet Parku Kombëtar Shebenik-Jabllanicë në zonën e Librazhdit, një nga pikat që ka tërhequr vëmendjen e turistëve vendas dhe të huaj. E cilësuar si një nga zonat më të bukura të Librazhdit, ky park servir pamje përrallore në të gjitha stinët e vitit, duke veshur ngjyrat e larmishme të natyrës. Ai është kthyer në një destinacion si për familjarët, ashtu edhe për ata që ushtrojnë sporte ekstreme, si rally, alpinizëm e ski. Dimri në zonat malore të rrethit të Librazhdit nis që në muajin tetor dhe në pikun e kësaj stine, dëbora në disa zona arrin nga 1.5 m – 2m trashësi.

Ndërtimi i HEC-eve të vegjël hap konflikte të mëdha për kontrollin e ujit

Mëngjesin e 31 korrikut 2014, rreth 30 burra, gra dhe fëmijë nga fshati Polis Qendër i Librazhdit bllokuan me gurë dhe me goma të djegura makinash, rrugën që çon në dy hidrocentrale që po ndërtoheshin në përroin e Gurrës, një nga tributarët e vegjël të lumit të Gostimës. “Erdhi policia dhe menjëherë filloi të ushtronte dhunë ndaj grave, vajzave, burrave dhe çfarë kishte aty. Madje dhe pleqtë po i rrëzonin,” kujton Marjeta Shata, një nga protestuesit. “Njëri më gjuajti në krah, ku e kam ende shenjën nga goditja,” shtoi studentja 24-vjeçare.

Ndotja në Librazhd

Është situatë shqetësuese vendi i hedhjes së mbetjeve urbane të qytetit të Librazhdit pasi nuk është aspak i rregullt dhe normal. Ligji përcakton gjoba për drejtuesit vendorë dhe subjektet që nuk zbatojnë ligjin dhe që ndotin mjedisin. Janë gjithë mbetjet e 15 mijë banorëve, të cilat hidhen në një përrua në Librazhd Qendër, që është jashtë kushteve që duhet të ketë një vend i depozitimit të mbetjeve, një përrua që nuk ka as mure mbajtëse dhe as që mbulohen me “dhe” për izolimin e tyre.

Ndotja në lumenj, kryebashkiaku i Librazhdit: Jo vetëm sensibilizim

Ndotja katastrofike që ka pushtuar brigjet e lumenjve në vend duket se e ka të largët zgjidhjen përfundimtare, por ka nisur një lëvizje që synon të sensibilizojë opinionin publik për mbrojtjen e natyrës. Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura në bashkëpunim me pushtetin vendor të Librazhdit dhe nxënës të shkollave i janë bashkuar projektit për pastrimin e luginës së lumit Shkumbin në disa zona të cilat cilësohen Monumente Natyre. Duke vënë në dukje pamjen e tmerrshme që ofron lugina e Lumit Shkumbin, Kryetari i Bashkisë së Librazhdit kërkoi që projektet të mos jenë thjesht sensibilizuese.

Në “zemër” të Parkut Kombëtar Shebenik-Jabllanicë zhvillohet festa e Lunikut

Festa e Njësisë Administrative Lunik është një nga festat tradicionale që zhvillohet çdo vit në vendin e quajtur Fusha e Letmit në Parkun Kombëtar “Shebenik-Jabllanicë”. Kjo festë organizohet nga banorët e zonës në mbështetje të traditës dhe turizmit të zonës. Në këtë festë nuk munguan aktivitetet artistiko-kulturore si dhe gastronomia tradicionale e zonës. Edhe administrata e Zonave të Mbrojtura të Elbasanit (AdZM Elbasan) ishte pjesë e këtij aktiviteti me materialet promovuese duke përcjellë mesazhe sensibilizuese tek komuniteti që mirëmenaxhimi i burimeve natyrore, promovimi i produkteve tradicionale të zonës ndikon në zhvillimin e turizmit.

  • 1
  • 2