libri i kuq

Një lule e bardhë, në kufirin midis tokës dhe detit

Një lule e bardhë, në mjedise ekstreme në kufirin midis tokës dhe detit e cila shfaqet çdo verë në bregdetin tonë nga Shkodra deri në bregdetin e Vlorës. Këto mjedise ku çdo vit shohim të lulëzojë zambaku i detit janë dunat ranore në bregdet. Dunat ranore bregdetare janë grumbullime të rërës nga lumenjtë ose nga valët e detit dhe vazhdimisht të ndryshueshme, vazhdimisht rimodelohen nga rrymat dhe erërat. Bimët që të rriten dhe të lulëzojnë në këto mjedise të vështira duhet të përshtaten ndaj këtyre kushteve të pafavorshme.