licenca mjedisore

Shkarkimi i punishteve të vajit vret 50 kuintalë peshk në liqenin e Belshit

Më shumë se 50 kv peshk ka ngordhur në një nga liqenet e Belshit për shkak të ndotjes së madhe që një fabrikë e prodhimit të vajit të ullirit ka shkaktuar në këtë liqen. Fabrika e cila disponon një licencë mjedisore ndodhet pranë Gjolit të Gjatë dhe të gjitha mbetjet i ka derdhur në këtë liqen.Situata paraqitet katastrofike, uji është krejtësisht i zi ndërsa era e rëndë e bën të vështirë jetesën për banorët e shtëpive pranë. Peshkatarët të cilët prej vitesh shfrytëzojnë këto liqene thonë se një situatë e tillë nuk është parë kurrë, ndërkohë që sipas specialistëve një ndotje e tillë do disa vite të zhduket.