ligj

Kur edhe ligji për publikun s’është publik

Nga Ben ANDONI

Është një ligj që mban numrin 146 dhe që i detyron institucionet shqiptare të jenë transparente përmes mekanizmave të tyre te njoftimit dhe konsultimit publik. Pjesëmarrja publike konsiderohet si një mekanizëm kyç rregullator, i cili e nxit qeverinë shqiptare për të qenë e hapur me publikun, por sa realisht ka qenë e tillë… Në një shumicë rastesh tregohet se informacioni ekziston, por nuk jepet ose jepet në mënyrë të cunguar!

Ligji i mbetjeve mbetet “jetim”, skadon afati për dekretin e Presidentit

Komisioni përgjegjës për të shqyrtuar kthimin e ligjit për menaxhimin e integruar të mbetjeve nga ana e Presidentit të Republikës ka shkelur afatet për shqyrtimin e tij. Rregullorja e Kuvendit thotë shprehimisht që : Kryetari i Parlamentit çon menjëherë për shqyrtim dekretin e Presidentit në komision dhe komisioni dorëzon raportin brenda 8 javësh. Dekreti i Presidentit që rrëzon ligjin është dërguar në Parlament me 14 tetor dhe sipas përllogaritjeve ligji duhet të ishte shqyrtuar në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese brenda kësaj jave.

Ministri Koka viziton investimet në fushën e përpunimit dhe trajtimit të mbetjeve

Ministri i Mjedisit Z. Lefter Koka ka vizituar gjatë javës së kaluar investimet e kompanive të riciklimit të mbetjeve elektrike dhe të pjesëve të makinave në Durrës. Ministri Koka pa nga afër procesin e riciklimit të marmitave katalitike,pjesëve të ndryshme të makinave dhe pajisjeve kompjuterike që prej disa vitesh realizohet në kompaninë IB Recycling. Më tej Ministri i Mjedisit vizitoi edhe kompaninë GER.ARD Shpk e cila është fokusuar në shërbimet e demontimit të mjeteve në fund të jetës dhe riciklimit të mbetjeve duke siguruar mbrojtjen e ambjentit.

Miratohet ligji në Francë, godinat me lule ose panele diellore

Një ligj i ri ka kaluar në Francë e pritet që të hyjë së shpejti në fuqi. Sipas tij, të gjitha godinat e reja në Francë, që do të ndërtohen në zonat tregtare, duhet të mbulohen nga lule, bimë apo panele diellore. Çatitë jeshile, sic quhen ndryshe ato, kanë një efekt izolues që do të ndihmojë në reduktimin e sasisë së energjisë që nevojitet për të ngrohur ndërtesën, godinën apo pallatin në dimër, apo për ta ndihmuar nga temperaturat e larta në verë. Ato do të jenë në gjendje më pas edhe të mbrohen nga shiu si dhe do të reduktojnë problemet me lagështirën në cati por sigurisht që edhe zogjtë do të kenë një shtëpi të re, në një llopj xhungle të vogël urbane.

Në pritje të Godosë apo të zbatimit të ligjit?

Gjatë një takimi me gazetarët e jugut, në prag të zgjedhjeve të përgjithshme të 25 qershorit (2017) në Shqipëri, një prej drejtuesve kryesorë të PD, ( më saktë Sekretari i Përgjithshëm i saj) pyetjes së Agjencisë AJMMI: Përse në asnjë takim me publikun, kjo forcë politike nuk ka artikuluar asnjë togfjalësh për politikat e saj për mjedisin e qëndrueshëm, kur vetëm në jug-perendim të Shqipërisë, ka problematika të mprehta; u përgjigj sinqerisht se “ janë çështje shumë teknike për publikun dhe do të merren specialistët më vonë… Me fjalë të tjera publiku nuk kupton!?

Sllovenia, vendi i parë i BE që siguron të drejtën për ujë të pijshëm në Kushtetutë

“Çdokush ka të drejtën për të patur qasje në ujë të pijshëm,” shkruhet tani në Kushtetutën e Sllovenisë. “Burimet ujore përfaqësojnë një të mirë publike që menaxhohet nga shteti. Burimet ujore janë primare dhe përdorimi i tyre duhet të jetë i qëndrueshëm për furnizimin e qytetarëve me ujë të pijshëm dhe familjeve me ujë dhe, në këtë kuptim, nuk është një mall tregu. " Ligji i ri nuk kaloi pa kontradikta; partia Demokratike Sllovene, e cila mbështet qendrën e djathtë sipas The Guardian, u shpreh se ligji ishte i panevojshëm, dhe ai është paraqitur vetëm për të fituar simpatinë e publikut, prandaj ata nuk votuan.

Trump paditet për nënshkrimin e rezolutës HJR 69 që lejon masakrën ndaj këlyshëve të arinjve dhe ujqërve

Qendra për Larminë Biologjike ngriti një padi në gjykatën federale të qarkut në Anchorage, Alaska, më 20 prill 2017, kundër Departamentit Amerikan të Punëve të Brendshme dhe Sekretarit Ryan Zinke, pasi Presidenti Donald Trump nënshkroi Rezolutën e Përbashkët të Shtëpisë 69 (HJR 69) në ligj më herët këtë muaj, në një lëvizje e cila anulln Ligjin për Strehim të Botës së Egër të Alaskës (Ligji i Strehimit). HJR 69 është një projektligj i diskutueshëm, pjesërisht sepse shfuqizoi dhe riktheu politikat e mbrojtjes për kafshët e egra të Alaskës, të vendosura në kohën e Obamës, duke përdorur një ligj të errët të viteve '90 të quajtur Akti për Rishikimin Kongresional (CRA) - një boshllëk legjislativ që lejon Kongresin e ri të përmbysë rregullat e qeverisë së mëparshme brenda 60 ditëve të para legjislative.

WWF përshëndet miratimin e Ligjit "Për zonat e mbrojtura" nga Kuvendi i Shqipërisë

Gjatë seancës plenare të datës 4 maj 2017, Parlamenti i Shqipërisë miratoi ligjin “Për Zonat e Mbrojtura”. WWF Adria dëshiron të përgëzojë Agjencinë Kombëtare për Zonat e Mbrojtura për punën e shkëlqyer në draftimin e këtij ligji , i cili reflekton standardet ndërkombëtare të mbrojtjes së natyrës. Ligji “Për zonat e mbrojtura”, synon një menaxhim efektiv dhe të pavarur të gjithë Zonave të Mbrojtura ekzistuese dhe atyre që do të shpallen që nga hartimi i planit të menaxhimit të një zone e deri tek administrimi i vazhdueshëm i saj. Përgjatë një viti ky ligj ka kaluar në një sërë konsultimesh me publikun.