liqen

“Liqenin e Fierzës e mbulojnë mbetjet plastike”, videoja shqetësuese bëhet virale në rrjet

Ndotja në liqenin e Fierzës mbetet ende një problem shqetësues, edhe pse banorë të zonës dhe ekspertë të mjedisit kanë ngritur herë pas here zërin. Tashmë shqetësimi për nivelin e ndotjes në liqenin e Fierzës i ka kaluar kufijtë e Shqipërisë. Një video e publikuar në NewsFlare dhe LiveLeak, e cila tregon nivelin e madh të ndotjes në këtë liqen, është bërë virale vetëm në pak orë pasi u publikua.

26,000 ton mbetje radioaktive gjendet në fund të liqenit Powell

E vendosur në kufirin Arizona-Utah, Liqeni Powell u shërben nevojave të ujit të pijshëm prej 40 milionë banorësh në jugperëndim, ndërsa përshëndet çdo vit mbi 3 milionë vizitorë rekreativë. Megjithatë, ajo që gjendet poshtë mund të mund të ndalojë aktivitetin për ata që varen nga liqeni. OZY raporton se në shtratin e liqenit gjenden 26,000 ton mbetje radioaktive.

Aral, liqeni që mund të shfaqet sërish

Një herë e një kohë Aral ishte një nga katër liqenet më të mëdha në botë. Prej dekadash shfrytëzimi dhe ndërhyrja nga njeriu e kanë reduktuar në maksimum përmasat e tij. Sot peshkarexha të mëdha që peshkonin njëherë e një kohë kanë prekur bazën me rërë të liqenit, tashmë të tharë në një pjesë të madhe të tij. Tërheqja e ngadaltë e ujërave bëri që, në 1987, Aral të ndahej në dy liqene të ndryshme, një në jug e një në veri. Pak shpresë megjithatë ekziston akoma.

Helmim masiv i peshqve në liqenin e Xibrakës

Në rezervuarin e Xibrakës i njohur si “Gjoli i Mukjes” në Cërrik ka ndodhur një katastrofë mjedisore. Qindra kuintal peshq dhe gjallesa të tjera janë gjendur të ngordhur në breg të këtij liqeni. Ende mbeten mister shkaqet e kësaj masakre të vërtetë sipas infoelbasani.al, por sipas specialistëve, nuk bëhet fjalë për vrasje me dinamit, apo lëndë kimike, por për një lloj asfiksie me natyrë të panjohur. Dyshohet se peshqit kanë pasur mungesë oksigjeni, për shkak të një lënde të panjohur të çliruar në ujë në formë gazi apo shëndërrimi kimik.

Liqeni i Banjës i kërcënuar nga mbetjet

Edhe pse banorët sot po ia njohin vlerën dhe rëndësinë ekonomike që ka, liqeni i Banjës po kërcënohet nga ndotja. Nënkryetari i Bashkisë Gramsh, Enver Qose: “Një nga problemet që ne kemi, ndoshta dhe të një viti më parë, problem që i sjellin njerëzit është ndotja e ujrave të Devollit që rrjedhin nga ndërtimi i hidrocentralit të Moglicës. Por ama efektet ai i shtrrin në ujrat që kalojnë përmes territorit të gramshit, në ujrat që kalojnë në fshatra. Të gjitha ato material që dalin nga thellësia e tuneleve në fund të fundit janë depozituar anash rrjedhës së lumit të Devollit.

Liqeni i Kukësit si mundësi atraksioni turistik për disa sporte

Liqeni i Kukësit mund të kthehet në një atraksion turistik. Megjithëse ka një sipërfaqe të konsiderueshme, një mundësi e tillë deri tani nuk i është dhënë banorëve të qarkut të Kukësit. Sipërfaqja e liqenit të Kukësit është rreth 81 km katror çka e bën një liqen mjaft të madh për mundësinë e zhvillimit të peshkimit sportiv. Ky sport mund të kthehet edhe në një traditë të përvitshme, por një gjë të tillë as pushteti qendror dhe as ai vendor nuk e kanë parë të arsyeshëm. Ndërsa shkak që mund të dëmtoj turizmin liqenor në Kukës mund të jenë mbeturinat e shumta të cilat ndodhen brigjet e liqenit, ndërkohë që deri tani nuk është marrë ndonjë nismë për pastrimin e brigjeve liqenore.

Liqeni i Pukës, mrekullia piktoreske dhe turistike

 Liqeni artificial i Pukës, së bashku me parkun e pishave është surpriza e radhës për vizitorët e huaj dhe vendas. Zona rekreative e Pukës, rrotull liqenit artificial, deri dje e kthyer në një gropë septike, sot falë rehabilitimit të kryer është shndërruar plotësisht dhe krijon veç të tjerash edhe një peizazh të harmonishëm alpin.

Liqeni i Viroit i ‘pushtuar’ nga algat, biologët: Pastrimi, nevojë ekologjike

Rikonstruksioni i Parkut të Viroit, një investim i qeverisë shqiptare me vlerë mbi 260 milion lekë përfundoi dy vite më parë duke rijetëzuar këtë park dhe duke e kthyer atë në destinacion turistik për turistët vendas e të huaj. Por sot, ky park ndien mungesën e mirëmbajtjes serioze të tij dhe ruajtjes së këtij investimi. Koshat e mbeturinave të vendosura përgjatë shëtitores janë shkulur, stolat të dëmtuar, ndërsa këndi i lojërave dhe ai sportiv totalisht të shkatërruar.

Mbetjet e shumta urbane mbulojnë liqenin e Fierzës, rrezikojnë gjallesat

Rritet niveli i ujit në liqenin e Fierzës, por bashkë me të është rritur edhe niveli i ndotjes. Shirat e ditëve të fundit kanë sjellë sasi ta mëdha të mbeturinave nga Kosova e Maqedonia. Ndërsa marrëveshja për vendosjen e rrjetave pritëse nga dy shtete që kanë burimet e ujit kanë mbetur vetëm prononcime mediatike. Nga reshjet e fundit Liqeni i Fierzës, duket në një situatë të mirë sa i përket nivelit të ujit i cili është rritur me të paktën 11 metra. Por lumenjtë bashkë me prurjet e ujit kanë sjellë nga Kosova e Maqedonia, mbeturinat të shumta duke kthyer problemin e vjetër të ndotjes.

Ndotja, drejt katastrofës ekologjike liqeni i Fierzës

Sasi të mëdha mbeturinash janë shfaqur në breg të ujërave të liqenit të Fierzës, duke e ndotur atë. Reshjet e ditëve të fundit kanë rritur prurjet, e bashkë me to edhe mbeturinat. Mbetjet që mbulojnë sipërfaqen e tij mund të shkaktojnë një katastrofë ekologjike të ngjashme me atë dy viteve më parë.

Skandali, vija liqenore në Pogradec e pushtuar nga mbetjet

Kamera e emisionit BOOM ka udhëtuar në fshatin turistik të Tushemishtit në Pogradec, fshat i cili identifikohet me “teto Ollgën”, në filmin e njohur dhe të dashur shqiptar “Zonja nga Qyteti” Qendra e këtij fshati mban emrin e personazhit të teto Ollgës, por buza liqenore në këtë fshat nuk është ashtu siç duhet të jetë për të nderuar emrin e aktores Violeta Manushi. Liqeni i Ohrit në këtë zonë është në një gjendje katastrofike në prag të këtij sezoni turistik. Në këtë fshat kalon një lumë, i cili është totalisht i ndotur dhe mbetjet e tij derdhen në liqenin e Pogradecit.

Tiranë, rehabilitohet moli i Parkut të Liqenit

Në një kohe të shkurtër Parku i Liqenit Artificial është kthyer në një nga destinacionet më të preferuara për qytetarët e Tiranës, jo vetëm për të kaluar kohën e lirë, por edhe për të zhvilluar aktivitete të ndryshme sportive. Bashkia e Tiranës, me mbështetjen e Kryqit të Kuq Shqiptar, përfundoi rikualifikimin e molit të liqenit, një vepër kushtuar Henry Dunant, themelues i kësaj organizate dhe fituesi i parë i çmimit Nobel.