liqenet e Belshit

Dumreja dhe Liqenet e Belshit, një bukuri turistike që duhen zgjuar

Edhe tani në dimër mund të udhëtosh për në Belsh e të kënaqesh. Ndodhen fare pranë Elbasanit,Tiranës, Gramshit dhe Kuçovës, me një bukuri të rrallë dhe një histori tepër intriguese. Në përgjithësi është një zonë me një peizazh natyror që të bën për vete në të katër stinët por më interesante është pranvera dhe vjeshta, ku bimësia pikas me ngjyrat e saja të theksuara. Gjithë krahina numëron rreth 84 liqene, midis tyre ka dhe të vegjël fare, por të gjithë janë të bukur dhe kanë karakteristikat e tyre. Kanë një florë befasuese sidomos në pranverë.

Dumreja dhe Liqenet e Belshit, një bukuri turistike që duhen zgjuar

Ndodhen fare pranë Elbasanit,Tiranës, Gramshit dhe Kuçovës, me një bukuri të rrallë dhe një histori tepër intriguese. Në përgjithësi është një zonë me një peizazh natyror që të bënë për vete në të katër stinët por më interesante është pranvera dhe vjeshta, ku bimësia pikas me ngjyrat e saja të theksuara. Gjithë krahina numëron rreth 84 liqene,midis tyre ka dhe të vegjël fare, por të gjithë janë të bukur dhe kanë karakteristikat e tyre.dum Kanë një florë befasuese sidomos në pranverëe. Disa numërohen me emra për bukurinë e tyre si, ai i Seferanit, Merhojes, Cestijes, Degës, me një florë të pasur si, zambaku i bardhë, zambaku i verdhë,

Liqene dhe pedalim, aventurë me biçikletë në pllajën e Dumresë

Shiu i vjeshtës gjatë muajit tetor shpesh ia ndërlikon kalendarin aventurierëve të natyrës, por e shtuna e kaluar pati veçse një vrenjtje të lehtë të motit dhe si pasojë qe ideale për një udhëtim të gjatë me biçikletë në pllajën e Dumresë. Pllaja e Dumresë e cila shtrihet nga lumi Devoll në jug deri në lumin Shkumbin në veri dhe që përkufizohet nga fusha e Pazhokut në lindje dhe ajo e Myzeqesë në perëndim, është e njohur për liqenet e shumta karstike të cilat mendohet se të shpërndara nëpër zonë arrijnë në 85.

Mbahet për herë të parë në zonën turistike të Belshit, Festivali Liqenor

Zhvillohet për herë të parë në Belsh festivali liqenor. Në skenën e ndërtuar pranë liqeneve do të interpretojnë 13 grupe të këngëve dhe valleve popullore nga vendi e Kosova. Në natën finale të festivalit që synon të kthehet në traditë për Belshin turistik,do të përzgjidhet dhe grupi fitues. Ka çelur për herë të parë, siparin festivalin liqenor i Belshit që për dy ditë me radhë do të promovojë vlerat historike dhe folklorike të trevave mbarëshqiptare. Ky festivali synon të bëhet i përvitshem duke u rikthyer gjallërinë e munguar qytezës, dhe atraksion për turistët.

Shkarkimi i punishteve të vajit vret 50 kuintalë peshk në liqenin e Belshit

Më shumë se 50 kv peshk ka ngordhur në një nga liqenet e Belshit për shkak të ndotjes së madhe që një fabrikë e prodhimit të vajit të ullirit ka shkaktuar në këtë liqen. Fabrika e cila disponon një licencë mjedisore ndodhet pranë Gjolit të Gjatë dhe të gjitha mbetjet i ka derdhur në këtë liqen.Situata paraqitet katastrofike, uji është krejtësisht i zi ndërsa era e rëndë e bën të vështirë jetesën për banorët e shtëpive pranë. Peshkatarët të cilët prej vitesh shfrytëzojnë këto liqene thonë se një situatë e tillë nuk është parë kurrë, ndërkohë që sipas specialistëve një ndotje e tillë do disa vite të zhduket.