liqeni

Liqeni i plehrave, mbetjet urbane përfundojnë në ujërat e Fierzës

Në anë të liqenit të Fierzës ndodhet një nga dy fushat e depozitimit të mbetjeve në Kukës. Në këtë vend te caktuar për grumbullimin e inerteve hidhen dhe mbetjet nga shtëpitë e qytetarëve dhe bizneset. Mbetjet përzihen me inerte dhe ngurtësohen pa asnjë mundësi dekompozimi në mënyrë natyrale.