liqeni artificial

1000 pemë rrezikshmëri për rënie në Parkun e Madh të Liqenit Artificial, Tiranë

Njoftimi i Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit - Bashkia Tiranë:

Lajmërojmë gjithë frekuentuesit e Parkut të Madh të Liqenit Artificial në Tiranë se brenda parkut janë rreth 1000 pemë që paraqesin problem dhe rrezikshmëri për rënie, këputje ose rrëzim komplet. APR po evidenton listën dhe ka nisur puna për marrjen e masave për këtë problem (duke informuar K.T. e Bashkisë Tiranë dhe duke ndërhyrë). Barra e këtij problemi të trashëguar nga mosmirëmbajtja siç duhet e parkut na gjen pa mjetet e teknologjinë e duhur, pa infrastrukturën e pa fondet që kërkohen.

Monitorohet cilësia e liqeneve të Tiranës

Monitorimi i cilësisë së liqeneve në qytetin e Tiranës përfshin kampionimin në tri liqenet si vijon: Liqeni Artificial i Tiranës i cili shtrihet në jug të kryeqytetit me një shtrirje rreth 55 ha (kampionim tek diga e liqenit), Liqeni i Farkës shtrihet në juglindje të kryeqytetit ku zë rreth 75 hektare tokë, me një gjatësi maksimale prej 2 km. dhe gjerësi 700m (kampionim tek diga e liqenit) dhe Liqeni i Kasharit me një pikë kampionimi. Rezultatet e analizave Për vlerësimin e cilësise së ujërave të liqeneve bazohemi në vlerat limite të parametrave kimike të Direktives Kuadër të Ujit.

Ndërhyrja te parku i liqenit, ja çfarë po ndodh

Zbatimi i masterplanit të Bashkisë së Tiranës për hyrjen e parkut të Liqenit Artificial, ka hasur në dyshimet dhe kundërshtimet e para. Kjo pasi, në hyrje të parkut është rrethuar një zonë e cila, në bazë të planit të miratuar në tetor të 2015-s, do të kthehet në një kënd të madh lojërash për fëmijët. Fotot e publikuara në rrjetin social “Facebook” nga “APPA - Albanian Platform for Policy Advocacy”, kanë ngjallur reagime të shumta. Disa media e konsiderojnë madje, një vendim skandaloz, pas prerjes së disa pemëve.

Në parkun e madh të Tiranës, duhen shtuar apo pakësuar drurët?

Jemi në ditët kur gjelbërimi dhe lulet kanë “pushtuar natyrën”. Fundpranvera,  ndër periudhat më të pëlqyeshme të vitit të sjell kënaqësi duke shëtitur në mjediset me drurë dhe shkurre, në lëndinat me bar, me ajrin e pastër jetëdhënës. Një mjedis i tillë konsiderohet sot Parku i madh i Liqenit të Tiranës. Tek sjell në kujtesë, një vit më parë, Parku i madh i  Liqenit të Tiranës, ishte kthyer në një “shesh beteje”  etj. Protesta, dëmtim dhe dhunim i pronës, e çfarë nuk na panë sytë, e përse e gjithë kjo?!.

Nis aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje te liqeni

Nis prishja e ndërtimeve pa leje te Parku i Liqenit Artificial. Ashtu siç kishte premtuar edhe pak kohë më parë, kryebashkiaku Erion Veliaj, se gjatë muajit prill do të niste prishja e ndërtimeve pa leje në liqen, ka nisur tashmë në terren aksioni i prishjes së të gjitha objekteve që nuk janë të legalizuar apo që nuk kanë aktin e pronësisë mbi to. “Siç premtuam, nisëm prishjet e mejhaneve te Liqeni – kush e do mjedisin, bujrum të japë një dorë këtu, jo te lodrat!”, shkroi kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në Twitter duke i’u referuar pikërisht këtij aksioni.

Presidenti Nishani takon një grup qytetarësh që kundërshtojnë ndërtimin në park

Presidenti Bujar Nishani u takua sot, me një grup qytetarësh që kundërshtojnë ndërtimin në Parkun e Liqenit, me të cilët bisedoi për më shumë se një orë. Sipas burimeve nga pjesëmarrësit në takim, qytetarët i shprehën Presidentit mendimet e tyre në lidhje me paligjshmërinë e proçedurave të miratimit të lejes dhe të ndërtimit të këndit të lojrave në Park, në mënyrë të veçantë mungesën e studimit për ndikimin në mjedis dhe informimin dhe përfshirjen e qytetarëve në vendim-marrje, të cilat janë detyrime të qarta ligjore.

Problemi i Liqenit Artificial është vetë Liqeni ose Këneta e Tiranës

Debati i pak javëve të fundit për ndërtimin e vendit të lojërave të fëmijëve e ka hequr vëmendjen në problemin real më të madh të Parkut, situatën ku gjendet Liqeni Artificial i Tiranës. Parku është bjerrë pa fund, ndërsa betoni dhe ndërtimet e kanë rrethuar ngado, duke kërcënuar për hapësira të tjera që do të bien shumë shpejt. Liqeni vetë është kthyer në kënetë, që ka nevojë për një trajtim të shpejtë sepse mund të kthehet në vatër sëmundjesh, pasi uji është mbushur me barishte dhe është i rrethuar në gjysmën e tij nga beton dhe mbeturina.

Rezervim online për fushat e Liqenit Artificial

Fushta sportive tek Liqeni Artificial mund të prenotohen online. Bashkia e Tiranës ka publikuar opsionin për të prenotuar fushat sportive, të cilat u hapën pak ditë më parë. Mjafton të futesh në portalin e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit për të rezervuar fushën, datën dhe orarin. Ky është një shërbim që ofrohet pa pagesë, ndërsa prenotimi kërkon thjesht të dhënat kryesore të personit dhe numrin e kartës së identitetit. Në varësi të terreneve sportive, më portalin e APR është e pasqyruar edhe rregullorja e fushës.

Shkeljet e Erion Veliajt në Parkun e Liqenit – Si po shkatërrohet e betonizohet parku

Parku i Liqenit artificial duket se është kthyer në “prenë” e preferuar për tu betonizuar të Bashkisë Tiranë. Pas ndërtimit, në shkelje të Konventës Aarhus dhe një sërë ligjesh të tjera, të këndit të lojërave, pas planit për ndërtimin e një hoteli, duket se tashmë Kryebashkiaku Veliaj po mendon se si ta kthejë Parkun e Liqenit në një zonë totalisht të urbanizuar. Mëngjesin e sotëm, pavarësisht se në hyrje të parkut ka një tabelë sinjalizuese e cila lejon qarkullimin vetëm për autobusat e shkollës, karvani i makinave personale nuk ka të ndalur.