liqeni i Farkes

Me kajak në liqenin e Farkës

Liqeni i Farkës është destinacioni i radhës për turistët europianë të pasionuar pas kajakut. Projekti ‘Brain&Heart” e cilëson këtë si një përvojë tejet të veçantë që duhet provuar. “Pak kilometra larg qendrës së Tiranës, gjendet një liqen artificial, ai i Farkës. Bëhet fjalë për një mrekulli ku ndërhyrja e dorës së njeriut në vend që ta dëmtonte e ka kthyer ne një përfitim. Një digë artificiale, një ekosistem artificial ku fauna, kafshët shtëpiake dhe gjelbërimi bashkëjetojnë duke krijuar një panoramë fantastike që habit këdo që e viziton.

Nis pyllëzimi i Liqenit të Farkës, mbillen 450 pemët e para

Parku i Liqenit të Farkës do të jetë hapësira e dytë më tërheqëse për qytetarët e Tiranës. Jo vetëm për bukurinë natyrore dhe qetësisë, por edhe për investimet që Bashkia e Tiranës ka nisur të bëjë në këtë zonë, me synimin që ta kthejë Liqenin e Farkës në parkun e dytë më të madh dhe të frekuentuar të kryeqytetit. Krahas pedonales që do të rrethojë parkun, tashmë ka nisur aksioni për pyllëzimin e plotë të hapësirave rreth liqenit. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, theksoi se mbjellja e pemëve në këtë park do të rrisë, së pari cilësinë e ajrit, por edhe do t’i japë liqenit të Farkës një dimension të ri.

Vandalizohet Parku i Liqenit të Farkës, dëmtohen gjatë natës pemët

Vetëm pak kohë më parë, Bashkia e Tiranës mbolli një numër të konsiderueshëm pemësh në Parkun e Liqenit të Farkës, për ta shndërruar atë në një mushkëri të re për kryeqytetin, të hapur për qytetarët dhe çlodhës e argëtues për fëmijët. Por për fat të keq, vandalizmi i njerëzve të papërgjegjshëm nuk ka munguar as edhe në këtë pjesë, duke dëmtuar gjatë natës me dhjetëra pemë të sapo mbjella. Siç mund të shihni në fotografi, pamja që të ofronte kjo pjesë e parkut të Liqenit të Farkës ishte vërtet e trishtë.

Veliaj inspekton parkun e Liqenit të Farkës: Mbjellim 2 mijë pemë brenda marsit

Liqeni i Farkës po kthehet në një zgjedhje të bukur për të gjithë ata qytetarë që duan ta kalojnë kohën e lirë dhe fundjavën larg zhurmës së qytetit, në një mjedis që ofron qetësi, por edhe ajër të pastër. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj theksoi se Parku i Liqenit të Farkës po bëhet vendi i dytë më tërheqës, pas atij të Liqenit të Tiranës. “Teksa qytetarët shijojnë Parkun e Liqenit të Tiranës, kemi filluar një punë intensive në parqet e tjera që rrethojnë kryeqytetin. Jemi duke punuar në Parkun e Farkës, po mbjellim 2 mijë pemë, çka do ta bëjë këtë hapësirë vendin më tërheqës pas Parkut të Liqenit të Tiranës.