liqeni i ohrit

AKM publikon rezultatet e monitorimit të liqenit të Ohrit

Agjencia Kombëtare e Mjedisit ka bërë me dije këtë të hënë, rezultatet e monitorimit të liqenit të Ohrit, të realizuar në dy pika, ku stacioni i parë është stacion reference në thellësi 150 metra. Mostrat aty merren në 8 thellësi nga sipërfaqja deri në fund të liqenit e përkatësisht 0, 20, 40, 60, 80, 100, 120, 150 m., kurse stacioni i dytë është 200 m. nga bregu, përballë qytetit, në thellësi mbi 5 metra. Sipas Agjencisë, nga të dhënat e monitorimit të ekspeditës së parë realizuar në muajin Prill vlerësohet:

Guidë: Përqark liqenit më të thellë të Ballkanit mbi biçikletë

Duke vrojtuar hartën e Shqipërisë në kërkim të një destinacioni të ri, tërheqës dhe sfidues (brenda kufijve të entuziazmit), sytë m’u zhytën në liqenin më të thellë të Ballkanit, atë të Ohrit. Meqenëse liqeni ndahet mes Maqedonisë dhe Shqipërisë, ideja e kalimit për herë të parë të kufirit mbi biçikletë e bëri atë skenën ideale për aventurën time të radhës. 128 kilometra larg nga Tirana, liqeni i Ohrit është pika më tërheqëse e qytetit të Pogradecit në lindje të Shqipërisë, por gjithashtu edhe magneti sekret i turistëve në qytetet jugperëndimore të Maqedonisë si Struga dhe Ohri.

Liqeni i Ohrit – Përfaqësues të Shqipërisë dhe Maqedonisë mblidhen në Pogradec

Në kuadër të projektit “Drejt një qeverisje të përbashkët të trashëgimisë kulturore natyrore të rajonit të liqenit të Ohrit” financim i BE-së dhe zbatim nga UNESCO, i cili ka si qëllim final futjen edhe të pjesës shqiptare të ketij baseni nën statusin Trashëgimi Natyrore Kulturore Botërore, u organizua në Pogradec takimi i 5-të i përfaqësuesve të qeverive qendrore dhe lokale, shqiptare dhe maqedonase, për të hartuar një platformë ndërkufitare për trashëgiminë e këtij rajoni.

Liqeni i Ohrit në UNESCO, Ministria e Kulturës nis proçedurat për nominimin

Shqipëria duhet të dorëzojë deri në mesin e këtij viti dosjen për nominimin e Liqenit të Ohrit, si pjesë e trashëgimisë botërore që mbrohet nga UNESCO. Aktualisht, Ministria e Kulturës ka nisur procedurën për kontraktimin e një konsulenti për të përgatitur dhe për të shkruar dokumentin e nominimit për një modifikim të konsiderueshëm të kufijve të pasurisë së Trashëgimisë Botërore “Trashëgimia Natyrore dhe Kulturore të Rajonit Ohrit” në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë për të përfshirë pjesën shqiptare të këtij rajoni. Dokumenti i nominimit është materiali kryesor mbi të cilin Komiteti i Trashëgimisë Botërore vlerëson regjistrimin e siteve sipas listës.

Liqeni i Ohrit, pasuri e UNESCO-s, dosja dorëzohet në 2017-n

Shqipëria është duke lobuar fort për ta bërë edhe pjesën e saj të Liqenit të Ohrit pjesë të trashëgimisë botërore të UNESCO-s. Dosja ndërkufitare e kandidimit do të finalizohet brenda muajit të parë të vitit 2017 për t’u dorëzuar zyrtarisht më pas në muajin mars. Në lidhje me këtë projekt po punohet edhe me palën maqedonase. Në fund të majit të këtij viti, Këshilli Kombëtar i Restaurimeve miratoi propozimin për përcaktimin e kufijve të zgjerimit të mundshëm të pasurisë ndërkufitare të Trashëgimisë Botërore të Liqenit të Ohrit dhe zonës së saj.

Liqeni i Ohrit, pjesa shqiptare pritet të jetë në UNESCO

Procesi i nominimit të zonës së liqenit të Ohrit, si trashëgimi botërore e UNESCO-s për vlerat natyrore dhe kulturore, ka nisur që në vitin 2012. Ishte Ministria e Mjedisit ajo që hodhi idenë. Pjesa maqedonase e këtij liqeni ku ndodhen edhe dy të tretat e sipërfaqes, në fakt është pjesë e kësaj trashëgime që në vitin 1979. Është një ndër liqenet më të vjetër në botë me një vlerë të lartë të biodiversitetit. Tashmë ka ardhur koha që pjesa shqiptare të jetë pjesë e kësaj trashëgimie. Në këtë kontekst, edhe bashkëpunimi ndërkufitar mes dy vendeve merr një rëndësi më të madhe.

Mbillen “farat” e ruajtjes së Liqenit të Ohrit

Ndotja e liqenit të Ohrit nga mbetjet dhe ujërat e zeza nga njëra anë, shfrytëzimi i ujit të tij për nevojat e bujqësisë nga ana tjetër janë një kërcënim serioz i ekosistemit të këtij liqeni. Ndërgjegjësimi i banorëve lokalë fatkeqësisht nuk është në nivelin e duhur. Instituti i Politikave Mjedisore (IEP) beson se ata që mund të japin garanci afatgjatë për ruajtjen e liqenit janë të rinjtë që banojnë në këto zona.

Ndërtimet në Ohër e Pogradec kërcënojnë Liqenin

Kryetari i Ohrit, Nikolla Bakraçevski nuk sheh problem në ndërtimet gjithnjë e më të shumta në bregun e liqenit. Në pyetjen e televizionit Alsat M, çfarë do bëhet me urbanizmin, Bakraçevski u përgjigj me kundër pyetje. “Cilin urbanizim? A mund të jeni më konkret që të dimë cilin urbanizim, sepse nuk e di për se bëhet fjalë. Ku ndërtohen objekte që ta dimë? Ato tashmë janë objekte të ndërtuara. Unë disa herë kam thënë se të gjitha këto projekte dhe të gjitha planet urbanistike që miratohen në nivel të Ohrit patjetër të jenë në pajtim me nevojat, normat, standardet dhe dispozitat ligjore që kanë të bëjnë me ruajtjen e ambientit jetësor dhe ruajtjen e Liqenit të Ohrit”, tha Bakraçevski.

Ohri, Struga dhe Pogradeci kremtojnë ditën e liqenit

Nuk u harrua edhe ketë vit. Sipas nje tradite te bukur, 21 Qershori tradicionalisht shënon fillimin e sezonit të plotë turistik në tre bashkitë që lagen nga Liqeni i Ohrit – Struga, Ohri dhe Pogradeci. Për herë të parë Dita e Liqenit të Ohrit, apo të Pogradecit, siç njihet gjithashtu, është shënuar në vitin 2002, me qëllim kontribuimin në mbrojtjen e pasurisë natyrore dhe kulturore të rajonit, si dhe përafrimin e mëtejshëm të banorëve në të dy anët e liqenit, referon Koha. Vendi mikpritës i manifestimit qarkullon nga njëra bashki te tjetra, por mesazhi është gjithmonë i njëjtë: ngritja e vetëdijes për bashkëpunim sa më të madh të qytetarëve dhe të pushtetit për mbrojtjen e basenit të Liqenit, si pasuri e pazëvendësueshme natyrore.

Pogradec, shkarkohen çdo mëngjes ujëra të ndotur në liqen

Çdo ditë rreth orës 08.30 të mëngjesit, pompat e hidrovorit në zonën e Tushemishtit shkarkojnë sasi të mëdha uji të ndotur. Era e rëndë e ujërave të zeza është shumë e fortë në gjithë zonën ndërsa brenda pak minutave ujërat me ngjyrë të errët përhapen në gjithë zonën e bregut të liqenit dhe atje në fshatin Tushemisht ku ka disa plazhe. Shkarkimet jane filmuar nga një pushues në Pogradec mëngjesin e kësaj të hëne. Ai shpjegon se shkarkime të tilla ka parë gjatë gjithë ditëve të qëndrimit të tij në qytet.

Shpëtoni Liqenin e Ohrit

“Kushdo thotë që liqenet e Zvicrës janë më të bukurit në Evropë, duhet të shohë liqenin e Ohrit dhe të bëjë krahasimin”, thoshte Volter, një ndër iluministët më të mëdhenj të Francës dhe të Evropës. Por nëse Volteri do të jetonte sot dhe do të shihte se si liqeni i bukur do të trasformohet në resorte luksi dhe plazhe me rërë të bëra vetë, me shumë gjasa do t’i tërhiqte këto fjalë. Liqeni më i vjetër në Evropë, pjesë e trashëgimisë kulturore të UNESCO-s ku jetojnë mbi 350 specie që nuk gjenden në asnjë vend tjetër të botës, është i kërcënuar seriozisht nga ndërtimi i një kompleksi të ri turistik në zonën e quajtur Studenishte (kallamishte).

Shqipëri-Maqedoni, takim për mbrojtjen e Liqenit të Ohrit nga UNESCO

Liqeni i Ohrit, një dukuri natyrore me vlera të veçanta tektonike, natyrore, turistike dhe kulturore, kërkon një përkujdesje të veçantë nga strukturat shtetërore për menaxhimin dhe reklamimin e tij si një vlerë e rrallë në gjeografinë shqiptare. Ëshë dukuria e vetme natyrore që ne e trashëgojmë në morinë e fenomeneve gjeologjike që kanë ndodhur në koren e tokës. Në botë janë të rrallë liqenet që ngrihen në lartësi nga niveli i detit dhe shumë prej tyre janë nën mbrojtje të strukturave botërore siç është UNESCO, për vlerat natyrore dhe turistike që kanë.