liqeni Poopo

Zhduket liqeni i dytë më i madh në Bolivi

Liqeni Poopó u shpall zyrtarisht i zhdukur muajin e kaluar. Qindra, në mos mijëra banorë kanë ndryshuar mënyrën e jetesës dhe janë larguar nga zona. Liqeni Poopo, dikur i dyti për nga madhësia në Bolivi, është tharë tërësisht si pasojë e ngrohjes globale dhe ndotjes, të cilën e prodhojnë minierat lokale. Xhirimet satelitore të bëra në periudhën ndërmjet tetorit të vitit 1986 dhe janarit 2016 tregojnë se liqeni, i cili ndodhet në Ande në lartësi mbidetare 3.680 metra, është avulluar për gjithsej 20 vjet, duke lënë pas vetes shtratin e tharë.