liste e kuqe IUCN

Çaji Shqiptar i Malit në Librin e Kuq të specieve të rrezikuara

Shqipëria përballet me nivelin më të lartë të humbjes së bimësisë së rrallë në Evropë. Një raport i PNUD-it mbi Menaxhimin e Ekosistemit në Basenin e Liqenit të Prespës tregon se çaji shqiptar i malit (Sideritis Raeseri) është një nga bimët më të rrezikuara në Shqipëri. Në këtë raport theksohet se, në listën e Specieve të Mbrojtura të Florës Shqiptare, çaji shqiptar i malit (Sideritis Raeseri) konsiderohet si një bimë e kërcënuar nga zhdukja, me një rënie prej 50% në një periudhë 20 vjeçare.

Ekspedita në “Arkën e Noas” sekrete në Sumatra

Vetëm disa vite më parë, ky vend nuk kishte emër. Dhe në fakt pseudonimi i tij i ri – Kodrat Habadaun – është krijimi i vetëm i konservatorit Haray Sam Munthe. Habadaun në gjuhën vendase ka kuptimin “rënie” – dhe Munthe vuajti pikërisht një rënie të tmerrshme në një nga këto kodra, ndërkohë që kërkonte tigra në vitin 2013. Por Kodrat Habadaun mbetet ende një vend i panjohur nga qeveritë indoneze dhe është një vend bosh në hartat e botës – edhe pse mund të jetë një prej strehave të fundit të mëdha për gjitarët e mëdhenj në ishullin e Sumatras.

Hidrocentrali “Katundi i Ri” Drin dëmton lloje endemike të rrezikuara peshqish

Në dhjetor 2015, Qeveria Shqiptare miratoi fillimin e procedurës tëkoncesionit për hidrocentralin Katundi i Ri, në lumin Drin. Vendimi i miratuarme anë të VKM nr. 1068, datë 23.12.2015 “Për miratimin e bonusit, në procedurën përzgjedhëse konkurruese, që i jepet shoqërisë për dhënien me koncesion të hidrocentralit “Katundi i Ri”, mbi lumin Drin i Zi”, Bashkimi i Përkohshëm i Shoqërive “Suzer” dhe “Nurol” (Nurol Eberji Uretim ve Pazarlama dhe Eksen Holding A.S.).

Në lagunën e Vilunit gjendet një breshkë deti e ngordhur

Gjendet një breshkë e ngordhur në Lagunën e Vilunit, në lindje të të plazhit të Velipojës. Breshka e llojit Chelonia mydas është gjetur nga inxhinieri i akuakulturës Besart Halilaj në bregun e detit, në fshatin Rrjoll. Fshati Rrjoll bën pjesë në Njësinë Administrative Velipojë, Bashkia Shkodër, e njëkohësisht në Zonën e Mbrojtur të kategorisë V të IUCN Peisazh Ujor Tokësor i Mbrojtur Lumi Buna-Velipojë, me sipërfaqe 23.027 hektarë. Duke folur për gazetën VIJA, Halilaj tha se breshka me peshë rreth 40 kg, është 90 cm e gjatë dhe 55 cm e gjerë, ndrësa gjatësia e zhguallit është 67 cm. Mendoj se është e moshës mesatare, duke gjykuar nga përmasat dhe pesha, - tha ai.

Një këlysh i Rrëqebullit të Ballkanit është vrarë në Malin e Munëlles

Javën e shkuar në Malin e Munellës (Rajoni i Pukës) në zonën e vetme në Shqipëri ku mbijeton Rrëqebulli i Ballkanit, një këlysh rrëqebulli është gjetur i vrarë. Rasti iu raportua Shoqatës për Mbrojtjen dhe Ruajtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA). Autori është një bari i vogël i zonës, i cili e ka vrare rrëqebullin me gurë pa e ditur se çfarë kafshe ishte. Kjo vrasje është një lajm tejet i keq, duke ditur së popullata totale e rrëqebullit në Malin e Munellës llogaritet të jetë 4-6 individë të rritur.