Llogara

AdZM e Vlorës në gatishmëri për ruajtjen e Parkut të Llogarasë në Ditën e Verës

Një nga destinacionet më të frekuentuara ditën e djeshme, në Ditën e Verës, ka qenë dhe Parku Kombëtar i Llogarasë. Ai është një park i hapur që të lejon mundësinë të lëvizësh lirshëm në pyjet dhe lëndinat e tij, duke të krijuar mundësinë e një festimi në natyrë që preferohet shumë nga familjarët apo shoqëria në ditë festash. Në këto ambiente është ndezur dhe zjarr për të përgatitur ushqimet e drekës, por kjo është e ndaluar dhe përbën rrezik për pyjet. Kjo ka qenë dhe një përgjegjësi e madhe për rojet mjedisore të parkut.

Aksion pastrimi në Llogara

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi, mori pjesë në një prej aksioneve masive për pastrimin e plazheve dhe parqeve natyrore të Shqipërisë që po zhvillohen në gjithë vendin nga Korpusi i Vullnetarëve. Ky është një projekt i mbështetur nga MZHETTS, me synimin për të patur një Shqipëri të pastër këtë sezon turistik, por dhe për të sensibilizuar qytetarët që pastërtia është një element kyc për të tërhequr dhe mbajtur sa më gjatë turistët në vendin tonë.

Parku Kombëtar i Llogarasë, vendosen tabela orientuese për turistët

Në Parkun Kombëtar të Llogarasë, me mbështetjen e projektit- NaturAL, vijon puna për përmirësimin e strukturave informative që promovojnë vlerat e këtij parku. Kështu, është përfunduar restaurimi i tabelave ekzistuese, të cilat nuk janë përdorur më parë. Së shpejti këto tabela do të plotësohen edhe me informacion në funksion të promovimit të parkut dhe vlerave që ai ofron për vizitorët. Parku Kombëtar i Llogarasë është një park që vizitohet në çdo stinë të vitit.

Parku Kombëtar i Llogorasë vizitohet në çdo stinë

Parku i Llogorasë gjendet afro 40 km në juglindje të qytetit të Vlorës, në kufirin hapësinor midis detit Adriatik dhe Jon. Afër Qafës së Llogorasë takohen drurë me forma kurorash mjaft interesante në të cilat ndihet ndikimi i korenteve dhe erërave të forta. Pisha Flamur, gjendet në parkun Kombëtar të Llogorasë, pak më në veri të qafës me të njëjtin emër, 910 m mbi nivelin e detit. Ka formën e flamurit si rezultat i veprimit të erërave të forta të juglindjes. Ky monument i natyrës ka vlera shkencore, biologjike, estetike dhe turistike.

PPNEA denoncon vrasjen e një baldose të rrallë në Llogora

Shoqata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA), ka denoncuar një tjetër rast të vrasjes së paligjshme të kafshëve të egra. Fotot e një baldose të varur janë realizuar sot në rrugën kombëtare Vlorë-Sarandë, në kufijtë e Parkut Kombëtar të Llogorasë. Sipas përfaqësuesve të shoqatës, bëhet fjalë për vrasjen e një lloji të rrallë kafshe për Shqipërinë, i klasifikuar si i “Kërcënuar” në listën e kuqe të faunës së Shqipërisë. “Baldosa ishte kapur me kurth, dhe më tej ishte vrarë duke e goditur me një mjet të fortë në kokë.