llojeterrezikuara

Lista e llojeve në zhdukje shkon në 26,000.

Një lloj i krimbave të rrumbullakët (Lumricus rubellus), dhelpra fluturuese e Mavritanit (Greater Mascarene) dhe një lloj palme (Livistona carinensis) u janë bashkuar rreth 26 000 llojeve që janë kategorizuar si në rrezik. Publikimi më i fundit i Red List nga Unioni Internacional për Konservimin e Natyrës (ICUN) ka identifikuar 26 197 bimë dhe kafshë që rrezikojnë zhdukjen, nga 93 557 lloje që po hasin rreziqe mjedisore në botë.

Në këtë ditë biodiversiteti Qendra për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA) feston 10 vjet të përdorimit të kamerave-kurth në vend

Kërcënimi i mjedisit natyror nga njëriu ka nxitur ekspertët e ruajtjes dhe mbrojtjes së natyrës në botë që të monitorojnë vazhdimisht jetën e egër dhe studimin e trendeve të popullatave të kafshëve. Monitorimi me kamera-kurth është një nga metodat më efikase dhe të përdoruara për të siguruar të dhënat e duhura në kohë dhe në vende ku aksesi është gati i pamundur.