Lonely Planet

Ishulli i Sazanit rekomandohet nga Lonely Planet si destinacion turistik për vitin 2016

Prestigjozja Lonely Planet, sapo ka botuar librin më të fundit “New in Travel”, në të cilin listohen disa prej vendeve më emocionuese dhe përvojat e reja të udhëtimit nëpër botë gjatë 2016. Kjo listë është hartuar nga ekspertët e Lonely Planet të cilët kanë vendosur destinacionet më të reja në udhëtim dhe që përmbushin dëshirat e gjithësecilit. Kjo listë e gjatë paraqet 31 destinacionet që duhet të vizitohen patjetër gjatë 2016 duke filluar me vizitën në vullkanin më të lartë në Nikaragua, Zip-line midis shkrepave dhe fushave të mbjella me duhan në Viñales apo të mrekullohen nga Louvre në Abu Dhabi.