luan

Fundi i trishtë i një luani

Njëri prej dy luanëve që ia kishin mbathur nga kafazët e kopshtit zoologjik të Lajpcigut në Gjermani është qëlluar për vdekje, pasi përpjekjet për të përdorur qetësuesit dështuan. Luanët, të dy të gjinisë mashkullore, Majo dhe Motshegetsi, dolën nga kafazi dhe kapërcyen një kanal rreth orës 8:40 të mëngjesit të sotëm, përpara se kopshti zoologjik të hapej për vizitorët si çdo ditë. Ata u gjetën më pas në një gëmushë në një gjendje tepër shqetësuese. Edhe pse njëri prej tyre u dërgua sërish mbrapsht në kafazin e tij, tjetri mbeti në gjendje agjitative dhe e vetmja mundësi ishte të qëllohej për vdekje.

Gjahtarët organizojnë konkurs për të vrarë luanin, shpërthejnë aktivistët

Mbrojtësit e kafshëve kanë shpërthyer kundër një organizimi për të vrarë një luan, organizim të cilin ata e quajnë të urrye . Gjahtarët po paguajnë mbi 1700 euro për të blerë një biletë për të fituar shansin që të qëllojnë mbretin e savanës në Afrikë. Mbrojtësit e jetës së egër në natyrë reaguan me mllef ndaj planit mizor. Biletat po shiten online me emrin “Win a Lion”. Zëdhënësi i mbrojtësve të kafshëve në Britani tha dje për Mirror se i bënte thirrje pjesëmarrësve dhe organizatorëve që të hiqnin menjëherë dorë nga kjo nismë barbare.

Luanëve të Afrikës u jepet mbrojtje ligjore

Një agjenci amerikane të hënën i cilësoi dy specie luanësh si të rrezikuara duke u ofruar atyre mbrojtje ligjore çka e bën të vështirë për t’u gjuajtur nga gjuetarët. Shërbimet amerikane të peshkimit dhe jetës së egër i cilësuan luanët e gjendur në Afrikën Perëndimore dhe atë Qëndrore si “të rrezikuar” dhe ata të Afrikës Lindore dhe Jugore si “të kërcënuar” dhe thanë se do t’u mbajë peng lejet shkelësve. Këto masa, të ndërmarra sipas ligjit më të fortë për mbrojtjen e kafshëve, do të hyjnë në fuqi në janar të 2016-tës. Këto masa janë vazhdim i masave për mbrojtjen e elefantëve dhe çitave afrikane.

Suedi, vriten 9 këlyshë luani; kushtonin shumë për t’i mbajtur!

Nëntë këlyshë luani, të gjithë të shëndetshëm, janë vrarë nga 2002 e deri më sot, në një kopsht zoologjik pranë Goteborgut në Suedi. Vendimi i vështirë, që ka shkaktuar jo pa polemika në ueb, është marrë për shkak të kostove tepër të larta të menaxhimit të tyre.