Luan Hasanaj

“Ta Pastrojmë Kosovën”, në Konferencën Botërore për Mjedisin

“Ta Pastrojmë Kosovën” do të marrë pjesë në konferencën e përvitshme që organizon lëvizja mjedisore “Let’s Do It”. Qëllim i kësaj konference është të bëjmë luftimin e shprehisë së hedhjes së mbeturinave dhe ngritjen e vetëdijës për rreziqet e një mjedisi të ndotur. Për të folur për këtë në studio të Orës së Fundit në Klan Kosova ishte koordinatori i “Let’s do it Kosova”, Luan Hasanaj. Ai ka treguar se kjo konferencë, që është e përvitshme, do të mbahet në qytetin Bursa të Turqisë. “Pjesëmarrja jonë ka të bëjë me informimin e shteteve të tjera për gjendjen e mjedisit tonë”.

Një ditë pranvere në Has

Shumë shpejt mjediset e Hotel Gjallicës në Kukës filluan të mbushen me vizitorë nga Shkupi, Kosova, Korça, Berati Tirana, Elbasani, Durrësi, Fieri, Shkodra, Puka e Dibra, të përgatitur për një udhëtim drejt Hasit. Në Kukës, si gjithmonë Xhelali dhe Besi përfaqësues të Federatës së Pyjeve dhe Kullotave të Qarkut Kukës presin miqtë, iu urojnë mirëseardhjen dhe i ftojnë për kafe në mjediset e hotelit. Pas grumbullimit dhe pushimit të shkurtër, nga Kukësi nisemi për në Has. Rruga gjarpëron përpara me një pamje të mrekullueshme dhe pas rreth 20 minutash Xhelali na tregon se ndodhemi në territorin e Hasit.

Rritja e kapaciteteve vendore për mbrojtjen dhe promovimin e natyrës në Has

Sot më 12 Prill, Shoqata “Mbrojtja e Mjedisit dhe Zhvillimi i Turizmit (MMZHT) organizoi tryezën e rrumbullakët me përfaqësues të pushtetit vendor, shoqërisë civile, anëtarë të Këshillit Bashkiak, Inspektoriatit të Mjedisit, AdZM-ve, dhe medias vendore mbi gjendjen mjedisore të zonës dhe shkallën e zbatueshmërise së legjistacionit, të moratoriumit të gjuetisë dhe të aktiviteteve të paligjshme për prerjen e pyjeve, grumbullimin e bimëve mjekësore si dhe për robërimin e llojeve të faunës së egër në zonën e Hasit. Qëllimi i kësaj tryeze të rrumbullakët është ndërgjegjësimi i aktorëve vendorë për zbatueshmërinë e legjislacionit mjedisor.