lugina e vdekjes

Çmenduria e klimës, “Lugina e vdekjes” mbushet me lule shumëngjyrëshe

Parku Kombëtar “Lugina e Vdekjes” në Kaliforni po përjeton një fenomen të rrallë, një bum lulëzimi të luleve të egra, qe e kanë transformuar krejt parkun, duke e shndërruar në një parajsë të vogël të mbushur me lule shumëngjyrëshe. Lugina e famshme e vdekjes njihet për pamjen e saj, krejt të zhveshur dhe kurrë më parë, së paku në 2-3 dekadat e fundit, nuk ka përjetuar një lulëzim të tillë, sipas drejtuesit të parkut, Alan Van Valkenburg. “Është vërtet e rrallë kjo situatë që është krijuar, është shumë e bukur. Diku në të rrallë mund të gjejë ndonjë lule këtu, ndoshta një herë në vit. Por ky bum është i mrekullueshëm, e ka shndërruar krejt parkun.