lumenj

“Të mbrojmë lumenjtë” reagojnë përpara Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë

Organizatat e grupimit “Të mbrojmë lumenjtë” u bashkuan ditën e djeshme (19.12.2016) përpara Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë për një protestë paqësore. Përfaqësuesit e organzatave shfaqën fotografi të Valbonës nga Koncert - Protesta e organizuar në datën 29.10.2016 dhe nga vendet ku po bëhen punime për ndërtimin e Hidrocentraleve. Shenjë dalluese e pjesëmarrësve ishte mbyllja e gojës në shenjë demonstrative për t'iu theksuar insititucioneve shtetërore: Ju nuk na dëgjoni, nuk na shikoni, nuk merrni parasysh komunitetin e prekur!

20 te rinj filluan aktivitetin lumenjtë me të egër ende- Riverwalk 2016!

Projekti Riverwalk filloi sot në Shkodër me qëllimin e mbrojtjes së lumenjve të egër Evropian dhe promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm
Shkodër, 19 korrik 2016 - “Riverwalk” është një eksperiencë që ndryshon fuqishëm jetën e të rinjve (mosha 15-30 vjeç) të cilët dëshirojnë të zbulojnë dhe mbrojnë lumenjtë e egër dhe të kenë një eksperiencë intensive kulturore, por është njëkohësisht një projekt që sjell një mesazh të qartë: megjithëse është e nevojshme energjia e rinovueshme, ajo nuk mund te vijë me çfarëdo kostoje. Nisur nga numri i pakësuar i lumenjve të egër që rrjedhin të lirë në Evropë, është e rëndësishme të mbrohen ato që kanë mbetur të paprekur dhe ekologjikisht të rëndësishëm.

Drino, “lumi i ujërave të zeza”

Derdhja e vazhdueshme e ujërave të zeza ka shkaktuar ndotje masive në ujërat e lumit Drino në rrjedhën e tij pranë qytetit të Gjirokastrës! Një pjesë e mirë e lumit është shndërruar në një kanal të hapur të ujërave komunalë, duke u shndërruar në një rrezik për banorët e zonës aty por dhe një kartolinë të keqe për cdo turist që viziton qytetin e Gurtë! Prej kohësh, ekspertët kanë dhënë alarmin se ujërat e Drinos, nuk mund të përdoren për tu larë këto ditë të nxehta pasi ndotja është tej cdo niveli.

India do të krijojë rrjetin e lumenjve më të gjatë në botë

India është aktualisht në mes të një prej projekteve më të mëdha infrastrukturore, projektit prej 168 miliardë dollarësh që njihet me emrin “Interlinking of Rivers”. Ky projekt i menduar që rreth 40 dekada më parë përfshin bashkimin e 37 lumenjëve indianë në sajë të ndërtimit të 30 kanaleve dhe mbi 3,000 rezervuarëve. Në një shtet që karakterizohet nga thatësira të tmerrshme dhe rrjete të kanalizimeve të ujësjellsave brenda qyteteve që po prishen nga dita në ditë, qeveria e Indisë ka menduar që ky projekt gjigand do të përmirësojë disponueshmërinë e ujit në mbarë vendin.

Ja i ndaluam qeset (më në fund), po bidonave si do ua bëjmë?

Unë jam shumë dakord për ndalimin e qeseve të vogla që përdoren masivisht në tregje. 7 vjet më parë, në ditën e mjedisit, me një grup njerëzish që u dhëmb ky vend, ne kërkuam miratimin e një ligji për këtë gjë. Por nuk na dëgjoi njeri.

Lajme të mira për ripërtëritjen e ekosistemeve të lumenjve

Ekziston një besim i përbashkët se zakonisht “shërimi” i shumicës së ekosistemeve pas dëmeve të shkaktuara nga njeriu zgjat një jete të tërë. Megjithatë, hulumtuesit në Ohio State University kanë gjetur se rimëkëmbja fillestare mund të jetë dramatike, nëse janë të pranishme kushtet e duhura. Zbulimi u bë gjatë monitorimit të ndikimit të heqjes së digës në speciet lokale. Studimet fokusohen në ripërfshirjen e zogjve dhe salmonit në habitat. Rezultoi se nëse në habitat përfshihen vetëm zogjtë, ata priren të kenë peshë të ulët dhe numër të varfër të të vegjëlve.

Lumenj të pastër, det i pastër

Rrjeti “Ekosistemi komunikim informim mjedisor” punojnë në të gjithë Shqipërinë, për të ndërgjegjësuar komunitetet dhe bashkitë për ndotjen që vjen nga mbetjet urbane, në zonat rurale pranë lumenjve. Nga verifikimet në terren për të përditësuar aplikacionin Trash Out dhe monitorimet e pikave të reja, është konstatuar se ndotja e lumenjve nga mbetjet urbane është mjaft problematike.

Mbetjet spitalore mbushin vijën bregdetare. Ministri Klosi: Është krim mjedisor

Mbetjet spitalore dhe të llojeve të tjera në vijën bregdetare po kthehen në një “minë me sahat” për shëndetin e qytetarëve. Grykëderdhjet e lumenjve janë ndotësit më të mëdhenj të bregdetit shqiptar, i cili është mbushur me mbetje të llojeve të ndryshme deri tek ato spitalore. Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, i cili ishte i pranishëm në aksionin që u krye dje për pastrimin e grykëderdhjes së lumit Erzen, deklaroi se në shumicën e rasteve ndotja është kryer me qëllim nga persona të papërgjegjshëm.

Premiera e filmit “Zemra Blu”

Premiera e filmit “Zemra Blu”, realizuar nga Patagonia, u shfaq në datë 6 Maj në Tiranë, në mjediset e Kinema Millenium. Filmi paraqiti një histori të mbrojtjes së lumenjve të Shqipërisë, Maqedonisë dhe Bosnje-Hercegovinës.

Sfidat mjedisore në Bashkinë Devoll

Specialistë të Qendrës Shqiptare për Qeverisje Mjedisore (ACEG)* kanë nisur një fushatë diagnostikimi gjatë muajit korrik në njësitë administrative të Bashkisë Devoll për të konstatuar nga afër nevojat, problemet e qytetarëve në këtë krahinë të mrekullueshme të Shqipërisë, e cila është shpesh jashtë vëmendjes së kryeqytetit dhe investimeve publike. Në këto 25 vitet e fundit ndryshimet shoqërore dhe politike shumë pak ndihen nëpër fshatrat e njësive administrative të Bashkisë Devoll.

Shiu i dendur nxjerr në pah ndotjen e lartë të lumenjve

Prurjet e shumta të ujit nxorrën në pah problemin e ndotjes së lumenjve. Lumi i Gjolës, që përshkon Tiranën, Krujën dhe Durrësin të ngjason me një kosh gjigant mbetjesh urbane. Pamjet e dy anëve të lumit të ngjasojnë më shumë me një vendgrumbullim mbetjesh se sa brigjet normale të një lumi. Pavarësisht se ambientalistët e kanë ngritur prej kohësh shqetësimin për ndotjen e këtij lumi, sërish pamjet janë shokuese. Olsi Nika, Drejtor Ekzekutiv i EcoAlbania, thotë për Citizens Channel se “kjo është vetëm pjesa e dukshme, pasi dëmi më i madh i shkaktohet faunës që jeton në ujra”.

Shumë kokainë në lumenj, në rrezik ngjalat e ujërave evropiane

Gjurmët e kokainës të pranishme në lumenj, posaçërisht pranë qyteteve të mëdha, janë të mjaftueshme për të shkaktuar efekte tek peshqit, mbijetesa e të cilëve mund të jetë në rrezik, siç është rasti me ngjalat. Kjo thuhet në një studim të koordinuar nga Anna Capaldo i Universitetit Federiko II të Napolit, botuar nga Shkenca e Mjedisit Gjithëpërfshirës.

Studimi: 75% e peshqve në ujërat e ëmbël në Shqipëri kërcënohen nga ndërtimi i HEC-eve

Rreth 75 % e peshqve në ujërat e ëmbël të Shqipërisë janë të kërcënuar nga ndërtimi i HEC-ve të vegjël përgjatë lumenjve me rrjedhje të lirë. Në një analizë për ndikimin mjedisor të HEC-eve në lumenjtë e Ballkanit, kompania MMacdonald referon se, fauna e Ballkanit është shumë e larmishme. Në krahasim me Evropën Qendrore dhe atë Perëndimore vendet e Ballkanit kanë shtrirje më të pacënuar të lumenjve me peshq shumë të ndryshëm. Sipas vlerësimit të IUCN, peshqit e ujërave të ëmbël janë grupi më i kërcënuar në Evropë.