lumi

"Lumi", filmi më i ri vizatimor që ndërgjegjëson fëmijët mbi ndotjet e lumenjve

Filmi më i ri i vizatimor Lumi u shfaq paraditen e 9 qershorit 2017, në kinema Millenium Shkodër. Ndërgjegjësimi i komunitetit për mbrojtjen e lumenjve dhe vlerat natyrore të tyre ka qenë në fokus të këtij aktiviteti intensiv dhe mjaft argëtues. Metodologjia e përdorur në punëtorinë 1 javore me fëmijë 9-14 vjeç nga shkolla të ndryshme të qytetit të Shkodrës, ka sjellë tek ata mesazhin në mënyrë kreative, ndërvepruese. Filmi do të konkurrojë në Festivalin e Filmit të Animuar ANIFEST AniFest Rozafa në shtator 2017 në Shkodër.

Fushë-Krujë, nuk ka kosha mbetjesh qytetarët i depozitojnë në lumin Zezë

Qytetarët e një lagje në qytetin e Fushë-Krujës detyrohen që ti depozitojnë mbetjet në rrjedhën e lumit që prek zonën pasi mungojnë totalisht koshat e mbetjeve. Kjo ndodh në lagjen “Adem Gjeli” ku mbetjet e hedhura nga qytetarët janë kthyer në një problem shumë të madh për ndotjen e mjedisit. Pirgjet e plehrave kanë mbuluar sipërfaqe të tëra të lumit Zezë gjë që sjell një rrezik serioz për përhapjen e sëmundjeve dhe epidemive të ndryshme. Banorët thonë se janë ankuar prej shumë kohësh dhe vazhdojnë të ankohen por askush nuk i ka dëgjuar ankesat e tyre.

Lumi Erzen, “landfilli” i fshatrave dhe restoranteve

Nëse nisesh për të kaluar një fundjavë apo disa orë në fshatin Arbanë të Tiranës, prezantohesh me pamje aspak miqësore e mikpritëse pranë lumit Erzen. Restorantet apo bizneset e shumta private që janë ndërtuar përgjatë rrjedhës së këtij lumi, zgjedhin rrugën më të shkurtër për të hedhur të gjitha mbetjet që prodhojnë në aktivitetin e tyre. Qeset plastike, kutitë e boshatisura, bidona e kanaçe, e madje edhe produktet e tjera ushqimore që nuk konsumohen, janë pjesë e peizazhit përgjatë bregut të lumit.

Lumi Osum në Berat tërësisht i ndotur, Bashkia asnjë reagim

Ndotja në lumin Osum arrin në nivele maksimale. Pamjet që sot serviren në Berat janë të trishta, pasi lumi është kthyer në kanal për ujrat e zeza dhe për derdhjen e mbeturinave, nga një biznes i cili merret me përpunimin e lekurave. Dita e hënë e ka gjetur krejtësisht të ndotur lumin Osum në qytetin e Beratit, i cili tashmë mund të quhet lumi ku rrjedhin vetëm ndotje, ujrat e zeza dhe mbi sipërfaqe qëndrojnë plehrat. Aktiviteti i një fabrike përpunimi lëkurash, që ndodhet në dalje të qytetit, duket se është shkaku kryesor i kësaj ndotje tepër të lartë, para të cilës instancat vendore nuk reagojnë, me arsyetimin se është pajisur me leje mjedisore.

Ndotja në Shushicë, Bashkia Selenicë lejon hedhjen e mbetjeve në lumë

Ndotja e lumenjve tashmë është një problem i ditur. Shumë bashki të përballura me mungesë fondesh, lejojnë hedhjen e mbetjeve urbane dhe jo vetëm, në shtratin e lumit. Por ka dhe bashki të cilat me vetëdije të plotë hedhin vet mbetjet në lumë. Problemi më i madh qëndron në fshatra, pasi lumenjtë janë shumë afër dhe fondet janë më të pakta. Lënia në hije nga qeveria dhe mos vëmendja për fonde për krijimin e landfilleve apo impianteve të riciklimit ka sjell masakra mjedisore.

Nis pastrimi i Gjanicës

Bashkia e Fierit po ndërhyn në pastrimin e shtratit të lumit Gjanica, përgjegjës për përmbytjet e vazhdueshme në këtë qytet ku qindra banesa dhe biznese përmbyten duke pësuar dëme të konsiderueshme sa herë që ka reshje.

Nisma, ja si u bënë bashkë të rinjtë, që mbrojnë lumin Shkumbin

Ndërkohë që, ushtria po pastron rrugët kombëtare nga mbetjet, ata kanë vendosur që të pastrojnë shtratin e lumit Shkumbin. Të gjithëve u ka rastisur të shikojnë në verë një pamje skandaloze të lumenjve pa ujë, ku të qeset plastike, veshje dhe mbetje, varen nga degët dhe rrënjët e shkurreve përgjatë shtratit. Të rinjtë e Librazhdit janë angazhuar që të paktën në territorin e kësaj bashkie, lumi të mos ketë më këtë imazh të keq. Nisur nga kjo situatë një grup studentësh të Inxhinierisë së Mjedisit nga Librazhdi i vunë vetes një qëllim: të mbrojnë lumin Shkumbin nga ndotja.

Peru, rrjedhja e naftës ndot lumenjtë e Amazonës

Të paktën 3 mijë fuçi naftë janë derdhur në rajonin e Amazonës, pas rrjedhjeve nga naftësjellësi kryesor i Perusë. Lajmin e ka bërë të ditur kompania shtetërore e naftës. Nafta ka ndotur dy lumenj tek të cilët mbështeten të paktën dy komunitete indigjene për t’u furnizuar me ujë. Kompania Petroperu ka premtuar se do të kryejë një operacion pastrimi, si dhe do t’u sigurojë ushqime dhe ujë komuniteteve. Drejtuesit e saj deklaruan gjithashtu se rrjedhja e parë ishte shkaktuar nga një rrëshqitje toke, ndërsa motivet e rrjedhjes së dytë nuk dihen ende.

Privatizohet lumi Erzen, “99 vjet kontratë qiraje” për ta kthyer në nyje inertesh

Prej disa kohësh, në fshatin Mullet, lagja e “Bejlereve”, shtrati i Lumit ERZEN vazhdon të mbushet me inerte nga punonjësit e Firmes “XXX”, duke ndryshuar shtratin e lumit në mënyrë të atillë që të mos jetë më i përdorshëm nga asnjë njeri që mund të dojë të ushtrojë peshkimin apo larjen në lumë. Në këtë mënyrë është tjetërsuar duke u përkeqësuar situata e lumit, nga atraktive për plazh apo peshkim, në një objekt të keq për mjedisin dhe shëndetin e njerëzve në tërësi.

Rusi: Ndryshimi dramatik i ngjyrës së lumit Daldykan

Autoritetet në Rusi nuk po i japin dot përgjigje se, përse është shndërruar në ngjyrë të kuqe një lum, i cili shtrihet në afërsi të kompleksit industrial “Norilsk Nikel” pranë Arktikut, fenomen ky i pazakontë. Fotografitë kanë pushtuar menjëherë rrjetet sociale. Për gazetën e përditshme “Rosiskaja”, ngjyra e çuditshme e lumit ka ardhur pasi në të ndodhet një tubacion, që shkarkon bakrin dhe nikelin e kompleksit industrial që ndodhet në zonë. Por, zyrtarët e kompanisë thanë se nuk janë në dijeni se fabrika e tyre ndot lumin dhe se mbetjet e saj shkarkohen në lum.

Sektori i menaxhimit të ujit në Shqipëri, duhet rikonceptuar

Shoqëria civile u takua sot më 16 Korrik 2014, me parlamentarët mbi çështjet emergjente të sektorit të ujit. Në këtë takim të organizuar me Komisionin e Veprimtarive Prodhuese, Tregëtisë dhe Mjedisit, merrnin pjesë përveç deputetëve të të gjitha forcave politike dhe përfaqësues të Kryeministrisë, Sektretariatit Teknik për ujin dhe Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës, Z. Ylli Manjani. Në takim u mbajt një qëndrim i shoqërisë civile dhe u dorëzua letra e pozicionimit për sektorin e ujit. Fjala e mbajtur në Komision.

Situata e përmbytjeve në vend

Reshjet e shiut kanë krijuar një situatë alarmante në kryeqytet. Vërshimi i ujit dhe dalja nga shtrati i dy lumenjve të Tiranës kanë shkaktuar përmbytje në disa zona të kryeqytetit. Dhjetëra biznese dhe banesa u mbushën me ujë në disa lagje të kryeqytetit. Lana doli nga shtrati përgjatë gjithë gjatësisë së saj, duke filluar nga “Vasil Shanto” për të përmbytur më pas rrugët, shtëpitë dhe katet e para të pallateve tek pallati me “Shigjeta” dhe në vijim. Banorët e dëmtuar kërkuan ndihmë nga autoritetet, por askush nuk u kujtua për ta “E gjithë shtëpia m’u mbush me ujë.

Udhëtimi turistik i lumenjve të Ballkanit

Trashëgimia e vitit të kaluar është aq e bukur saqë ne nuk mund të refuzonim bërjen e edicionit të ri të Udhëtimit Turistik të Lumenjve të Ballkanit. Këtë vit, misioni është i njëjtë; të mbrojmë dhe promovojmë lumenjtë e rrjedhës së lirë, ndërsa tregojmë potencialin e turizmit dhe rëndësinë biologjike të këtyre lumenjve dhe ekosistemeve. Por këtë vit qasja është paksa ndryshe. Në vend të lundrimit të sa më shumë lumenjve, do të përqendrohemi në lundrimin dhe peshkimin e dy lumenjve nga burimi në det – lumi Soça në Slloveni dhe Itali dhe Moraça në Itali.

Zelandë e re, lumit i njihen të njejta të drejta ligjore si një qenie njerëzore

Lumit të tretë për nga madhësia, të Zelandës së Re iu dhanë të njëjtat të drejta ligjore si të një qenieje njerëzore, një ngjarje e parë për herë të parë në botë. Legjislacioni i ri bashkon precedentin ligjor Perëndimor me misticizmin e fisit Maori. Sipas këtij të fundit – një fis i vendosur afër lumit Whanganui në Ishullin Verior, i cili ka qenë duke luftuar për të mbrojtur të drejtat e tyre për lumin që prej viteve 1870 – përpjekjet e tyre për të mbrojtur linjët kryesore të lumit nga lidhja e madhe shpirtërore e fisit me natyrën. “Qasja për t’i dhënë lumit një personalitet ligjor është unike.