lumi Buna

"Karakteristikat e Kompleksit Hidrologjik të lumenjve Drini dhe Buna, si dhe liqeneve të Shkodrës, Ohrit, Prespës së Madhe dhe të Vogël", botimi më i ri nga Prof. Dr. Dhimitër Dhora

Tashmë është i arritshëm për lexuesit në libraritë e vendit, libri më i fundit i Prof. Dr. Dhimitër Dhora titulluar "Karakteristikat e Kompleksit Hidrologjik të lumenjve Drini dhe Buna, si dhe liqeneve të Shkodrës, Ohrit, Prespës së Madhe dhe të Vogël". Prej dekadash autori është marrë me ekosistemet ujore të vendit tonë dhe vazhdimisht ka patur dëshirë të shkruajë mbi karakteristikat e tyre. Njohja e karakteristikave është njohja e kuintesencës, njohja racionale, njohja e thelbit të dukurive. Eshtë fjala për njohjen e karakteristikave esenciale, më të spikatura në të gjitha aspektet, duke përfshirë edhe ato ekologjike.

AKZM prezanton planet e menaxhimit të Peisazhit të Mbrojtur Lumi Buna dhe Parku Kombëtar Shebenik-Jabllanicë

Prezantohen planet e menaxhimit të Peisazhit të Mbrojtur, Lumi Buna dhe Parkut Kombëtar Shebenik-Jabllanic. Të pranishëm ishin Zv.Ministri i Mjedisit, Klejdi Xhaxhiu, Drejtori për Shqipërinë i Cooperacione Italiane, Andrea Senatori, Drejtori i AKZM-së, Zamir Dedej, Drejtues të IUCN, Natura200, etj. Në këtë kuadër stafi i Agjencisë Kombëtare tè Zonave të Mbrojtura zhvilloi një workshop, ku përveçse u prezantuan këto dy studime u shpjegua dhe qasja metodologjike, sipas të cilit ato janë përgatitur. Sipas kësaj metodologjie do të përgatiten dhe planet e tjera të menaxhimit.

Bunë-Velipojë: Ndotje masive nga mbetjet plastike

Gjatë kësaj jave, në një ekspeditë shkencore në brigjet e Adriatikut, pikërisht rreth peizazhit të mbrojtur ujor/tokësor Lumi Bunë-Velipojë u konstatua një ndotje masive e bregut nga mbetje plastike, mbetje ekologjike, mbetje toksike etj. Lumi Buna dhe territoret Ligatinore përreth tij janë shpallur “Peizazh Ujor/Tokësor i Mbrojtur me VKM nr. 682 të vitit 2005. Aktualisht me ndarjen e re territoriale kjo zonë ka kaluar nën juridiksionin e Bashkisë Shkodër. Ndërsa si kategori zonë e mbrojtur menaxhohet dhe monitorohet nga AdZM-Shkodër (ose përgjegjësi e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura).

Eksperti: Mos u lani në Bunë, është shumë pis

Nga Anila Dushi

Buna është lumi që këtë vit duhet t`i qëndrosh larg. Askush nuk mund të përdorë ato ujëra dhe as brigjet që nga kjo kohë e në vazhdim ndërsa alarmi jepet nga një zë që vjen nga shëndetësia. Të dhënat janë alarmante kur kujtojmë se Buna është një nga lumenjtë më të bukur të vendit tonë, ndërsa asnjë zë zyrtar nuk bën me dije ndonjë masë konkrete për ndërhyrjen që mund t`i bëhet për të ndryshuar fatin e ndotjes së atij lumi. Burimet nga sektori i Higjienës në Shkodër tregojnë se duhet të qëndrohet larg këtë vit.

Ndërtimi i by-passit në Shkodër, nisma për ruajtjen e Bunës

Në kuadër të nismave sensibilizuese për ruajtjen e Bunës nga by-passi i Shkodrës, Këshilli Rinor Bashkiak Shkodër dhe organizata për ruajtjen e mjedisit “Eko Mendje”, ndërmorën një aktivitet ndërgjegjësues pranë pedonales së Molos. Kryetarja e Këshillit Rinor Bashkia Shkodër, Hejli Haxhia, tha se qëllimi i aktiviteti është krijimi i një mesazhi për qytetarët dhe për pushtetin vendor e qendror për ruajtjen e Bunës. Ajo tha se kjo është një pamje e shëmtuar dhe i humb vlera liqenit.

Projekt për zonën e mbrojtur të Lumit Buna

Bashkimi Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN) do të nisë në Shkodër zbatimin e një projekti për zonën e mbrojtur të lumit Buna dhe territoreve ligatinore përreth tij. IUCN siguron burimet e nevojshme për të zbatuar zgjidhje për sfidat mjedisore dhe për të arritur një zhvillim të qëndrueshëm. Drejtuesi i programit për zonat e mbrojtura, Tomasz Pezold, foli rreth këtij projekti, që tha se do të përfshije rreth 1 mln euro për 3 vite.

Shkodër: Liqeni nxjerr anijen austro-hungareze

Ulja e nivelit të ujit në Liqenin e Shkodrës ka nxjerrë në sipërfaqe një anije të vjetër ushtarake, e cila besohet se është austro-hungareze dhe i përket kohës së Luftës së Parë Botërore. Mjeti lundrues që punonte me avull është 20 metra i gjatë dhe 2.5 m i gjerë. Studiuesit propozojnë që skeleti i saj të nxirret në breg që të mos mbulohet më nga uji. “Në kohën kur Perandoria Osmane po përgatitje gradualisht të largohej nga Ballkani, kishte ngjallur interesat e fuqive të tjera europiane për rajonin.

Tabela orientuese për turistët në peizazhin ujor-tokësor lumi Buna-Velipojë

Peizazhi i mbrojtur ujor-tokësor lumi Buna-Velipojë është kthyer në një qëndër për turizmin e natyrës dhe të vëzhgimit. Administrata e Parkut Kombëtar të Shkodrës, duke parë aktivitetin në rritje në fushën e turizmit të kësaj zone, ka filluar edhe investimet për menaxhimin sa më të mirë të saj. Janë ngritur qëndra ku priten vizitorët e huaj dhe vendas, janë përgatitur udhërrëfyes dhe përkthyes të standardeve europiane si dhe janë shtuar guida e fletë-palosjet për vizitorët. Fauna e zonës është ujore dhe gjallon në grykëderdhjen e Bunës.

Vendimi /Liqeni i Shkodrës dhe lumi Buna shpallen zona bashkëmenaxhuese peshkimi

Shpallja e liqenit të Shkodrës dhe lumit Buna si zona bashkëmenaxhuese për peshkim, dhe sipas ligjit përkatës, dje në mbledhjen e Këshillit të ministrave u vendos: 1.Shpallja e liqenit të Shkodrës dhe të lumit Buna, nga grykëderdhja deri në pikën e bashkimit me liqenin e Shkodrës, si zonë bashkëmenaxhuese peshkimi, duke pasur parasysh statusin si zonë natyrore veçanërisht e mbrojtur dhe si habitat i shpendëve ujorë, të përfshirë në listën e Konventës Ramsar, për të ushtruar aktivitetin e peshkimit tradicional.