lumi Vjosa

‘Vjosa’ triumfon në Festivalin e Filmit Mjedisor 2016

Tre ambientalistë sllovenë rrëmbyen çmimin e parë në kategorinë e filmit më të mirë të gjatë, të Festivalit të Filmit Mjedisor në Shqipëri, ku konkurruan 56 filma nga 29 vende të ndryshme të botës. Filmi triumfues “Një për Lumin: Historia e Vjosës” rrëfen historinë e lumit të fundit të egër në Europë, si dhe bën apel për mbrojtjen e tij nga rreziku i ndërtimit të hidrocentraleve, pjesë e planeve aktuale të qeverisë shqiptare. “Vjosa është arteria e gadishullit të Ballkanit,” argumentojnë ambientalistët në dokumentar.

“Mos ma prek Vjosën!” – Artistët shqiptarë kundër HEC-ve mbi lumin Vjosë

Në titullin “Mos ma prek Vjosën” artistë të njohur shqiptarë dhe të ndërkombëtarë do të performojnë mbrëmjen e së mërkurës në sheshin Skënderbej për të ndërgjegjësuar publikun e gjerë dhe vendim-marrësit mbi rëndësinë e mbrojtjes së lumit Vjosa nga planet për ndërtimin e hidrocenteraleve. Qeveria shqiptare ka lidhur dy lidhur dy kontrata konçesionare për ndërtimin e dy hidrocentraleve mbi rrjedhën e lumit Vjosë, ai i Poçemit dhe ai i Kalivaçit.

“Ndërtoni HEC-e të tjera, por ju lutem lëreni Vjosën”! Mesazhi vjen nga Parlamenti Evropian

Zëvendëspresidentja e Parlamentit Europian, Ulrike Lunacek, një adhuruese e natyrës shqiptare është nga lobueset me të forta kundër ndërtimit të hidrocentraleve në lumin e Vjosës. “Lumi i Vjosës është i vetmi ne Europë, që është ne rrjedhje të lire”, ka pohuar ajo gjatë një takimi me gazetarë nga Shqipëria në Parlamentin Europian në Bruksel. Është e vërtetë që Shqipëria ka nevojë për energji, thotë ajo, por jo në këtë lumë. Në këtë zonë, sugjeron ajo, Shqipëria mund të bejë investime në ekoturizëm. Lunacek thotë se ajo ia ka shprehur dhe kryeministrit shqiptar mendimin e saj, por gjithsesi shton se në Shqipëri tani e gjithë vëmendja është e përqendruar te zgjedhjet.

“Patagonia” sjell stafin e vet për mbrojtjen e “Vjosës”

Nga Ben Andoni

Kompania e përbotshme amerikane “Patagonia” i kthehet Evropës në përkrahje të njërës nga çështjet e saj më të nxehta ambjentaliste: ndalimin e ndërtimit të digave mbi lumin Vjosa. Chris Teig, një nga drejtuesit e saj të teknikës dhe një ekip i tërë artistësh të grafikës së Patagonia-s, ishin në Shqipëri dhe kanë parë në terren çështjen e Vjosës, që lidhet me ndërtimin e digave mbi të. Për ata që se dinë, Patagonia është një brend ndërkombëtar me degë në të gjithë botën, që prodhon pajisje të ndryshme dhe veshje outdoor për aktivitetet e terrenit dhe ato ekstreme, e që prej vitesh ka marrë si atribut edhe mbrojtjen e mjedisit.

“Zemra Blu e Europës në rrezik nga një ‘atak’ në zemër, do ndërtohen 2.800 hidrocentrale”

Nëse dikush mendon për Ballkanin, i vijnë në mendje pushimet në detin e Mesdheut dhe luftërat e të shkuarës, por asnjëherë lumenjtë mahnitës. Në fakt, Zemra Blu e Europës shtrihet pikërisht në gadishullin e Ballkanit; aty ku dikush akoma mund të gjejë lumenjtë më të bukur të kontinentit. Dhe shumë pak njerëz dinë diçka rreth saj.

228 shkencëtarë nga 33 shtete të ndryshme në mbështetje të lumit Vjosa

Me rastin e Ditës Botërore të Lumenjve (25 shtator), lumi i fundit i egër në Evropë – Lumi Vjosa – merr mbështetje nga shkencëtarë të shquar nga e gjithë bota. Në një memorandum të përbashkët, 228 shkencëtarë nga 33 shtete të ndryshme të botës i kërkojnë Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama të mbrojë Vjosën dhe të ndalojë ndërtimin e hidrocentraleve, të paktën në tre vitet e ardhshme. Gjatë kësaj periudhe kohore, duhet të kryhet një vlerësim i duhur i Ndikimit në Mjedis (VNM) në këtë lumë i cili ndodhet në një gjendje pothuajse tërësisht të paprekur.

30 shkencëtarë zhvillojnë studime shkencore në Vjosë: Ndaloni HEC-in

Prej 4 ditësh një ekip i përbërë nga 30 shkencëtarë nga Austria, Gjermania, Sllovenia dhe Shqipëria, po kryejnë studime shkencore në Lumin e Vjosës të parë efektet që pritet te ketë ndërtimi i hidrocentralit të Pocemit. Në një konferencë të mbajtur dje në fshatin Kutë, ata prezantuan rezultatet e para ku janë identifikuar 20 lloje të ndryshme të peshqve për vetëm dy ditë. Profesori Fritz Schiemer nga Universiteti i Vjenës, teksa foli për vlerat e lumit të Vjosës, bëri thirrje për të ndaluar ndërtimin e hidrocentralit.

5 bashki kundër hidrocentraleve në Vjosë

Bashkitë në jug të Shqipërisë janë bashkuar për të kundërshtuar planet e qeverisë shqiptare për ndërtimin e Hidrocentraleve në Luginën e Lumit “Vjosa”. Përmes një letre të hapur, drejtuar kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Parlamentit Ilir Meta, 5 Bashkitë Përmet, Tepelenë, Memaliaj, Mallakastër dhe Selenicë kanë shprehur shqetësimin e komuniteteve që përfaqësojnë dhe i kërkojnë qeverisë qëndrore “të ri-mendojë planet e HEC-eve në lumin Vjosa dhe degët e tij”.

A mund të ndalet vërshimi i Vjosës?

Qysh prej vitit 2010, frekuenca e përmbytjeve në zonën e Novoselës është rritur, pothuaj çdo vit uji vërshon me furi nga lumi Vjosë në drejtrim të gjithë shtëpive dhe fshatrave që janë në dy anët e tij, por sidomos ne Fitore, Novoselë dhe Ferras, duke shkaktuar dëme të mëdha në ekonominë e brishtë të kësaj zone. Edhe pse ka patur përpjekje nga pushteti qëndror për të përmirësuar situatën sidomos me realizimin e disa veprave parandaluese në vitin 2015, në fshatin Bishan nga te dy brigjet e lumit, ky investim rezultoi i pamjaftueshëm dhe nuk e përballoi dot furinë e Vjosës.

Bizneset kërkojnë moratorium për hidrocentralet në Vjosë

Konfederata e Industrive Shqiptare deklaroi të mërkurën se bizneset i konsiderojnë të papranueshme planet energjetike të HEC-eve në rrjedhën kryesore dhe anësore të lumit Vjosë dhe HEC-in e Kalivaçit. Përmes një letre zyrtare dërguar kryeministrit Edi Rama, Konfindustria kërkoi një moratorium të HEC-eve në Vjosë, në mënyrë që të kryhen studime të reja gjithëpërfshirëse për vlefshmërinë ekonomike dhe mjedisore të hidrocentraleve nga aspekti i interesit publik afatgjatë.

Ekspeditë e shkencëtarëve evropianë për të shpëtuar Vjosën

Shumë pak shqiptarë janë të vetëdijshem se Vjosa, lumi me i madh i Shqipërisë jugore është lumi i fundit në Evropë, i cili, deri tani, nuk e ka ndërruar rrjedhën e tij”, – thotë profesor Fridrich Shiemer, ekologjist i famshëm nga Universiteti i Vjenës, që sapo ka mbërritur në Aeroportin e Rinasit. Së bashku me Olsi Nikën, biolog mjedisi dhe aktivist i çështjeve mjedisore në Shqipëri, ata po presin në sallën e mbërritjeve tridhjetë shkencëtarë dhe ekspertë të tjerë të fushës, të mbledhur nga vende të ndryshme të Evropës.

Erozioni në tokat pyjore

Në basenin e Vjosës, erozioni i tokës nga uji është problemi mjedisor më i rëndesishem në lidhje me pjellorinë e tokës (efekti në vend), cilësine e ujit dhe dëmtimet e pronës në pjesën e poshtme të tij (efekti larg vendit). Kjo për shkak të klimës mesdhetare (alternimi i periudhave të gjata të thata me periudhat me reshje te rënda erozive), pjerrësise së terrenit, tokave të ndjeshme ndaj erozionit dhe praktikave të papërshtatshme të përdorimit të tokës.

Fier, Vjosa rrezikon fshatin Kashisht

Disa dhjetëra shtëpi përgjatë shtratit të lumit Vjosë, në fshatin Kashisht të Fierit rrezikojnë shembjen. Gërryerjet e lumit arritën themelet e shtëpive, duke i rrezikuar seriozisht banesat. Banorët thonë se në situatat e vërshimit të lumit, lagjja është dyfish e rrezikuar nga përmbytja dhe nga gërryerjet. Sipas tyre, shtrati i lumit u devijua nga shfrytëzimi pa kriter për përfitimin e materialeve inerte. “Vajti disa vjet që këtu është shfrytëzuar pa kriter dhe nga kjo, pasi ka qenë në një gjerësi prej 150 metra, tani është bërë 500 metra.

Fotografi nga Kalifornia zbulon “kuçedrën” shqiptare, që po “përpin” lumenjtë

Për katër vitet e fundit fotografi Oegger St. Nick, me origjinë nga Kalifornia, ka eksploruar Shqipërinë, duke fotografuar peizazhet e saj të mrekullueshëm dhe duke mësuar në lidhje me historinë komplekse të këtij vendi në Ballkanin Perëndimor, shkruan The Calvert Journal, e specializuar për udhëtimet dhe fotografinë. Ai u vendos për herë të parë në Shkodër, qyteti më i madh verior, në kufi të Shqipërisë dhe Malit të Zi. Më pas fotografi kaloi në jug, , ku ai thotë: “ndihet më Mesdhe dhe ka një ndikim të fortë grek, me shumë kisha ortodokse dhe fshatrat minoritarë që flasin greqisht “.

I kërcënuar nga hidrocentralet, lumi i fundit i egër në Europë zbulon sekretet e tij

Në prill të këtij viti, rreth 30 shkencëtarë nga katër vende europiane u zhvendosën për një javë pranë fshatit Poçem në luginën e Vjosës në jug të Shqipërisë – e cila sipas aktivistëve mjedisorë kërcënohet nga projektet e qeverisë shqiptare për ndërtimin e hidrocentraleve – për të hulumtuar biodiversitetin e pastudiuar më parë të lumit dhe për të vlerësuar transportin e sedimenteve, çfarë përcakton dhe jetëgjatësinë e digave të projektuara në rrjedhën e tij.

Kajakërs nga Europa, protestë në Tiranë për lumin Vjosa: Jo ndërtimit të HEC-it

Në 18 maj, kajakërs nga e gjithë Evropa do të protestojnë së bashku me parlamentarët shqiptarë, anëtarë të parlamentit të BE, banorë të luginës së Vjosës si dhe ruajtësit shqiptarë dhe ndërkombëtarë të natyrës për mbrojtjen e Vjosës dhe kundër ndërtimit të digave në të. Në këtë event të quajtur “Eventi i flotilës” pjesëmarrësit – disa prej tyre me varka – do të grupohen rreth mesazhit për kryeministrin Edi Rama në brigjet e lumit të egër. Në 20 Maj, Turi Ballkanik i Lumenjve do të përfundojë me dorëzimin e “peticionit në kajak” për kryeministrin Edi Rama në Tiranë.

Konçesioni i Poçemit, bashkon nesër në protestë “Miqtë e Vjosës”

Ngjarjet e fundit në lidhje me të ardhmen e lumit Vjosa kanë ngjallur reagimin e shoqërisë civile dhe shoqatave që janë në mbrojtje të këtij lumi. Më 1 shkurt, Ministria e Energjisë ka shpallur hapjen e tenderit për konçesionin e hidrocentralit “Poçem”, duke njoftuar se palët e interesuara kanë kohë deri më datë 17 mars të këtij viti për të dorëzuar ofertat e tyre. Miqtë e Vjosës shprehen se gjërat në disfavorin tonë po lëvizin me shumë shpejtësi dhe ne duhet të reagojmë sa më shpejt dhe sa më të vendosur për ta shpëtuar Vjosën nga kjo gangrenë që e ka kapur.

Konfederata e Industrive Shqiptare kërkon ndalimin e planeve të digave në lumin Vjosa

Kundërshtimi ndaj hidrocentraleve të projektuara në lumin Vjosë po merr mbështetje të mëtejshme. Në një letër të hapur drejtuar Ministrit të Energjisë dhe Industrisë, Konfederata e Industrive Shqiptare bën thirrje për një moratorium të ndërtimit të digave në lumin Vjosë dhe degët e tij. Lumenjtë e Ballkanit janë të kërcënuar nga një cunam hidrocentralesh, përfshirë edhe Vjosën. Rreth 40 hidrocentrale janë parashikuar në lumin e fundit të egër në Evropë.

Konferencë shkencore për Vjosën

Lumi Vjosa në Shqipëri është një nga lumenjtë e fundit të egër të Evropës, që rrjedh i pandikuar në mënyrë të natyrshme, karakterizuar nga një shumëllojshmëri e lartë karakteristikash hidromorfologjike, nga kanionë të bukur, rrjedha të rrëmbyeshme, ishuj dhe kthesa që krijojnë gjarpërime të mrekullueshme. Megjithë planet e ngritura rreth ndërtimit të një zinxhiri hidrocentralesh në Vjosë, në të njëjtën kohë, lumi përfaqëson një mundësi unike për shkencën evropiane të lumenjve për të vlerësuar ekologjinë e lumenjve të egër.

Konfindustria kundër ndërtimit të HEC-eve në lumin e Vjosës

Konfindustria i ka kërkuar zyrtarisht Kryeministrit të Shqipërisë dhe vendimarrjes politike ndërprerjen e procedurave ligjore për ndërtimin e veprave energjitike në vazhdim në rrjedhën kryesore dhe anësore të Lumit Vjosa, perfshi edhe HEC e Kalivacit. Moratoriumi kerkohet për kryerjen e studimeve të reja të plota të vlefshmerise ekonomike dhe mjedisore në kendveshtrimin e interesit publik afatgjatë, që sot mungojnë.