Lura

“Të gjithë për Lurën” 100 aktivistë mbjellin sërish fidanë

100 qytetarë nga e gjithë Shqipëria kanë marrë pjesë në një aksion të radhës për ripërtëritjen e Parkut Kombëtar të Lurës të organizuar nga Ecovolis. “Të gjithë për Lurën 4” është aksioni ku aktivistë e qytetarë mbollën dhjetra fidanë të rinj. Në këtë aksion morën pjesë dhjetra aktivistë jo vetëm nga Tirana, por nga Shkodra, siç ishin anëtarët e organizatës EKO Mendje dhe nga Elbasani. Deri më tani më shumë se 1000 aktivistë janë përfshirë në 4 aksionët “Të gjithë për Lurën” duke sjell shpresë për ringjalljen këtij parku me vlera të jashtëzakonshme.

200 të rinj i bashkohen projektit për rivitalizimin e Parkut të Lurës

Më shumë se 200 të rinj të shkollave të mesme të bashkive Dibër, Mat, Rrëshen dhe Bulqizë i janë bashkuar aktivitetit të parë për rivitalizimin e Parkut Kombëtar të Lurës. Aktiviteti konsistoi në ndërgjegjësimin e shoqërisë ndaj ruajtjes së vlerave mjedisore dhe trashëgimisë natyrore dhe kulturore. Në aktivitet mori pjesë edhe këshilltari për Mbrojtjen i kryeministrit Edi Rama, Sandër Lleshi i cili shprehu mbeshtetjen e kreut të Qeverisë për realizimin e këtij projekti.

Digjen pyjet në Lurë, flakët rrethojnë Voskopojën

Katër vatra zjarri të mëdha janë kthyer në problematikë në Parkun Kombëtar të Lurës, në Velipojë, Mallakastër dhe veçanërisht në Voskopojë në Korçë. Në Lurë zjarri afër liqeneve po djeg pemët prej disa ditësh dhe ndërhyrja atje është e vështirë. Në Mallakastër në Malin e Shëndëllisë vatra e zjarrit ka përparuar afër shtëpive. Në Velipojë problem është kthyer reja e tymit që ka mbuluar edhe zonën e banuar. Ndërsa në Voskopojë vatra e zjarrit e ndezur disa ditë më parë në pyjet afër Lekasit, iu afrua fshatit turistik nga perëndimi.

Fidanët e brishtë të projektit për rehabilitimin e Lurës përndiqen nga akuza

Parku kombëtar i Lurës-dikur një nga zonat më të bukura të Shqipërisë së Veriut ngjan sot me fushë-betejën e një shfarosjeje masive. Në shpatin e zverdhur të malit dergjen mijëra trungje pemësh, të djegura shkrumb ose të prera dhunshëm përgjatë dekadës së fundit, ndërsa liqenjtë akullnajorë janë kthyer në moçale pa jetë. I shtrirë rreth malit Kurona e Lurës në qarkun e Dibrës dhe me një largësi prej 137 kilometrash nga Tirana, parku kombëtar arrihet pas gjashtë orësh të mundimshme udhëtimi, vetëm me një automjet fuoristradë.

Lura nga një perlë natyrore Evropiane, sot në një shkretëtirë

Parku Kombëtar i Lurës, dikur një nga zonat më të bukura të Shqipërisë së Veriut dhe një nga Parqet më me vlera biodiversiteti dhe peizazhi në Evropë dhe botë ngjan sot me fushë-betejën e një shfarosjeje masive. Parku kombëtar i Lurës ka patur një sipërfaqe prej 1280 ha dhe shtrihej në faqen lindore të Masivit “Kurora e Lurës”. Nga vlerat e rralla natyrore dhe me trashëgimi boreale dhe mjaft piktoreske këtu janë 14 liqenet akullnajore të Lurës, ndërsa në pjesën jugore të parkut ndodhet “Fusha e Pelave” që ofron pamje shumë çlodhëse, pasi ka bimësi të larmishme me lule shumëngjyrëshe të rrethuara nga drurë shekullorë halorë.

Luren e shkaterroi Sistemi

Kush e shuajti parkun e madh te Lures, te bukuren e dheut? Banoret e Lures, drejtuesit e ketyre komunave, biznesmenet e ndertimit, apo politikanet? Kesaj pyetjeje i pergjigjen keshtu ata qe kane ngele ne Lure: “ Luren e shkaterroi SISTEMI”. Me kete ata nuk e kane fjalen per sistemin demokratik por per nje lidhje te fuqishme qe u krijua dhe veproi brenda tij. Nje sistem njerezish dhe forcash qe e pushtoi vendin tone. Ne kete sistem jane sistemuar politikanet, psh deputeti i Lures qe kur shkonte ne Lure per te kerkuar votat, ju thoshte banoreve:

Njerëzit dhe Natyra

Të jesh me profesor Vezir Muharremaj, duket sikur të jepet mundësia të kthesh kohën pas e të jesh si studenti me profesorin. I nderuari profesor Veziri është mësues e nxënës i përjetshëm, ndihem me fat që e patëm si gjeneratë, profesor korrekt, këmbëngulës, e fati shansi e të tjera rrethana na mundësuan që të vazhdojmë së bashku rrugëtimin, me debate, përpjekje e bashkëpunim 40 vjeçar.

Parku i Lurës: Shpresa ka formën e fidanit të pishës

Që një pemë e re të lindë, më parë duhet që një farë të vdesë… që erërat ta shkundin prej degëve, që toka ta presë në shtratin e saj të errët e të lagësht, e që prej saj të gjallojë një filiz. Kur duar që mbeten gjithnjë pa fytyra ia ndalojnë natyrës të ndjekë ritmin e saj të jetës duke e djegur, duke e prerë… ka nga ato duar që mbajnë fidanë dhe hapin gropa, duke mbjellë më shumë sesa një pishë, një shpresë…Janë të të gjitha moshave, vijnë nga qytete të ndryshme, nuk njihen me njëri-tjetrin dhe të përbashkët kanë vetëm një thirrje: Të gjithë për shpëtimin e Lurës!

Rilindja e Parkut Kombëtar të Lurës në shërbim të turizmit dhe ekonomisë së zonës

Parku Kombetar i Lurës gati u shkatërrua plotësisht dhe pyjet e tij u prenë e u dëmtuan nga sipërmarrje të ndryshme biznesi në vite, por edhe nga vetë banorët e zonës rreth tij. Shkatërrimi i ekosistemit është ndierë edhe te liqenet akullnajore, që përbëjnë ndoshta pjesën më të veçantë të këtij parku. Ata zënë mëse 26.6 hektarë të hapësirës së përgjithshme të tij. Duket një histori e largët, koha kur këtu lëvizte gjitari më i madh në vend: ariu i murrmë; ashtu sikurse rrëqebulli, kaprollët apo sorkadhet, e po ashtu gjeli i egër.

Shpresë edhe për Lurën, mbillen 500 fidanë pishash

Ajo çfarë ka ndodhur pas viteve '90 të shekullit të kaluar në parkun natyror të Lurës, ka qenë e tmerrshme. Një masakër në prerjen e mijëra hektarëve pyje kryesisht pisha, në një sipërfaqe prej 40 mijë hektarësh. Pamjet ekskluzive të kameras se Report tv trondisin. Ambientalisti Xhemal Mato thotë se pas viteve '90 parku i Lurës u kthye në një ndërmarrje pyjore, në vend të një parku natyror. "Në Lurën e trashëguam pas viteve 90 si një nga parqet më të bukura jo të Shqipërisë por të Ballkanit, ka qenë një nga mrekullitë e gjithë kësaj zone. Jo se e them unë por e thonë shumë biologë dhe gjeograf të huaj.

Skandali Lura: Nga vjedhja tek djegia

Nje dokument i publikuar ne Ecovolis tregon se ne Lure jane hedhur nga Ministria e Mjedisit rreth 200 mije EU (Ndersa ne sherbimin pyjor Diber jane raportuar 500 mije EU ) per te mbjellur 45000. fidane , per te rregulluar rrugen dhe per te pastruar pyllin nga trungjet e leshuar qe perbejne rrezik zjarri. Por ju qytetare dhe aksionist qe moret pjese ne aksionin “Te gjithe per Luren” a pate rruge te rregualluar per ne Lure? Disa prej jush i shkaterruan makinat e tyre ne kete aksion per te mbjelle fidane ne Park. A pate 45. mije pisha te mbjella nje vit me pare ne liqenet e Lures?

Sytë sërish drejt Lurës…

Edhe këtë të shtunë aktivist dhe vullnetar iu drejtuan Lurës. Sigurisht me qëllimin fillestar, ta bëjmë Lurën parkun më të bukur në Shqipëri. Takimi dhe grupimi i “ushtrisë mjedisore Ecovolis “, u bë përball pallatit të kongreseve nga ku ishin vendosur edhe mjetet e transportit me të cilët do përshkohej itinerari Tiranë-Lurë. Nisja u bë rreth orës 6 të mëngjesit,sigurisht një orar ky i herët për një zgjim fundjave, por në ndryshim nga pjesa tjetër e qytetit, vend takimi i tyre gëlonte nga energjia dhe pozitiviteti. Ishte ai , Ened Mato, që të gjithë e kanë pagëzuar me nofkën “shpirti i skuadrës”, i cili me fjalë motivuese ringjall tek çdonjëri ndjenjën dhe dëshirën për ta dashur dhe mbrojtur natyrën dhe mjedisin.

Ti kthesh jetën malit!

Lura ka një sipërfaqe totale rreth 10.933 ha. pyje dhe kullota. Transformimet social-ekonomike të vitit 1990 ndikuan mbi banorët e Lurës dhe në marrëdhënien e tyre me pyllin më shumë se në çdo vend të Shqipërisë. Shkaku kryesor ishte shpërbërja e dy sektorëvë bazë që punësonin njerëzit në Lurë, sektori pyjor i mbrojtjes dhe sektori pyjor i shfrytëzimit. Të gjitha forcat e afta për punë e kishin lidhur jetën me pyllin të punësuar nga shteti. Prishja e dy ndërmarrjeve krijoi vështirësi për mbijetesë, prandaj dhe nga 5100 njerëz që jetonin në Lurë në 1990, sot numërohen 1500.