lushnje

Dëmtime masive në serrat e Lushnjes

Dëmtimet në serrat diellore zgjerojnë hartën e tyre në zonën e Lushnjes. Pas zonës së Këmishtajt infeksioni që po dëmton bimët preku edhe Bubullimën. Në pikun e prodhimeve në serra, bimët po thahen, janë me dhjetëra hektarë serra diellore, kryesisht me kulturen e trangullit, domates dhe bostanit, që po shkulen. Sëmundja kalb bimën nga rrënja tek fruti. Fermerët, të cilët po përgatiteshin për nxjerrjen në treg të prodhimit, fajësojnë tregtarët. Ata thonë se pikat që tregtojnë farërat dhe pesticidet, janë jashtë kontrollit.

Energji nga dielli. Dy kërkesa për t’i ndërtuar në Elbasan dhe Lushnje

Pas hidrocentraleve, tendenca më e re e investimeve private në energjetikë duket se janë bërë panelet diellore. Top Channel ka mësuar se vetëm gjatë kësaj jave në Ministrinë e Energjisë kanë mbërritur dy kërkesa të reja nga kompani private për ndërtimin e parqeve fotovoltaike. Projekti i parë parashikon instalimin e paneleve me kapacitet dy megavat në zonën e ish-kombinatit metalurgjik të Elbasanit. Parku do të ndërtohet në një sipërfaqe prej 50 mijë metrash katrorë dhe investimi parashikohet të jetë 2.3 milionë euro.

Fusha e mbetjeve në Lushnjë një makth për qytetarët

Kthehet na makth për banorët, fusha e mbetjeve ne qytetin e Lushnjes. Hedhja e mbeturinave në fushen e mbetjeve është e gjithllojshme, aty nuk kursehen as mbetjet shtazore të cilat nuk groposen por hidhen në ambient të hapur ccka rrezikon në përhapjen e ndonjë epidemie të mundëshme. Banorët që jetojnë rreth vendgrumbullimit shprehen se është e pa mundur jeta në këtë zonë pasi era e keqe dhe tymi nga djegia e mbeturinave është e padurueshme.

Horizont EU aktivitete për parandalimin e zjarreve në zonat e mbrojtura

Horizont EU ka një marrëdhenie të ndërsjelltë e të vazhdueshme me bashkitë Lushnjë e Divjakë, veçanërisht me Agjencinë Rajonale të Zonave të Mbrojtura, Parku Kombëtar Divjakë – Karavasta si partner i rëndësishëm sa i përket çështjeve mjedisore. Fillimi i verës si dhe rritja e temperaturave ishte tema e diskutimit të radhës. Shqetësimi që ngritën përfaqësuesit e kësaj agjencie drejtuar nga Ardian Koçi, janë zjarret të cilat mbeten një rrezik i vazhdueshëm dhe mjetet për ta luftuar janë vetëm ato rrethanore, pra gati zero.

Horizont EU: Përmbyllet gara mes nxënësve për mbrojtjen e mjedisit

Projekti “Fëmijët, partnerë kyç në zhvillimin mjedisor” me fokus mjedisin në shkolla e mjediset publike që zgjati plot tri muaj u mbyll me një ekskursion me tri shkollat fituese në Prizren. Shkollat Toshkëz dhe Allkaj për bashkinë Lushnje dhe shkolla Rremas për bashkinë Divjakë jane tri fituesit e këtij edicioni për garen e vendosur mes shkollave 9-vjeçare të Zyrës Arsimore Lushnje ku u përfshinë 63 institucione të arsimit me mbi 100 nxënës.

Kalben mijëra tonë me shalqi në Lushnje, shkak mungesa e tregut

Tonelata të tëra me shalqi po shkojnë dëm në zonën e Lushnjes. Mungesa e tregut dhe çmimi i ulët ka bërë që sasi të tëra me shalqi të kalben akoma pa u shkulur. Fermerët e fshatit Imshtë thonë se kanë investuar miliona lekë për të mbjellë prodhimet e tyre ndërkohë që nuk kanë se ku ta tregtojnë. Prodhuesit e shalqirit në Lushnje dhe fermerët e fshatit Imshtë në njësinë administrative Bubullimë po përballen me vështirësitë e tregut. Kostoja e tyre këtë verë për këtë produkt është tepër e lartë pasi është mbjellë afërsisht 400 hektarë, ndërkohë që çmimi nuk shkon as 3 lekë për kilogram. P

Kundër landfillit, banorët e Verrisë bllokojnë autostradën Fier-Lushnje

Banorët e Verrisë sërish në protestë për mosndërtimin e landfillit në fshatin e tyre. Por ndryshe nga herët e kaluara ku ata kanë protestuar para Bashkisë së Fierit dhe në vendin ku do të ndërtohet landfilli, banorët sot kanë bllokuar autostradën nacionale Fier-Lushnjë, në te dyja anët e saj. Kanë qenë mbi 50 banorë të cilët kanë bllokuar autostradën, ata janë ulur në mes të rrugës duke shkaktuar radhë kilometrike të automjeteve të cilat po kalonin në autostradë. Edhe pse drejtuesit e mjeteve u kanë kërkuar që ta zhbllokojnë rrugën ata nuk i kanë marrë parasysh thirrjet e tyre.

Lushnje, zjarr masiv në një pyll me pisha, shkrumbohen 10 ha

Një zjarr i rënë mesditen e kësaj të hëne në fshatin Kasharaj të Lushnjes, ka shkrumbuar rreth 10 hektarë pyll me pisha. Edhe pse shërbimi zjarrfikës ka mbërritur në vendngjarje, shuarja e vijon të mbetet një mision i vështirë për shkak të erës që favorizon përhapjen e tyre. Zjarri vazhdon të jetë intensiv, ndërsa 2 zjarrfikëse të Lushnjes dhe dy të tjera të ardhura nga Fieri dhe Kavaja, vijojnë betejën me "flakët". Ende nuk dihen shkaqet e këtij zjarri, ndërkohë që nuk përjashtohet zjarrvëniea e qëllimshme, pistë në të cilën po heton dhe policia.

Lushnje: Komuniteti mbron mjediset e përbashkëta

Nëse pyet sot një nxënës që banon në bllokbanimin e lagjes “Loni Dhamo” për veprimtaritë “E dua lagjen time” ai të tregon se është pjesë e një Rrjeti Nxënësish që kanë vendosur të mirëmbajnë mjedisin në shkolla dhe në lagje, se do të kujdesen për pemët dhe lulet e mbjella dhe se kur temepraturat do të jenë të larta do t’i ujitin që gjelbërimi i tyre të vazhdojë sa më gjatë. Kjo sjellje miqësore ndaj mjedisit është pjesë e disa veprimtarive trajnuese “Ne dhe mjedisi”, si edhe e ndërhyrjeve në hapësirat publike midis pallateve, duke mbjellë drurë dhe shkurre dekorative.

Lushnje: Mosmenaxhimi si duhet i mbetjeve rrezikon shëndetin e banorëve

Banorët pranë vendgrumbullimit të mbetjeve në Lushnje ndezin këmbanat e alarmit. Djegja e paligjshme e mbetjeve ndot mjedisin dhe rrezikon shëndetin e tyre. Një banore e moshuar ankohet se grumbulli i mbetjeve sa vjen e afrohet më shumë afër shtëpive. Aty hidhen çfarëdolloj mbetjesh, nga ato spitalore, thertoresh, letrash etj. Përveç atyre të qytetit mbetjet vijnë nga gjithë fshatrat e Lushnjes. Një banore tjetër thotë se ka rreth gjashtë vite që kanë ardhur mbetjet tek dritaret dhe nuk arrijnë dot të hapim as dyert as dritaret, si në dimër ashtu edhe gjatë verës.

MEI zbaton projektin “AlterEnergy” për rehabilitimin e shkollave në Lushnje dhe Lezhë

Ministria e Energjisë dhe Industrisë ka zbatuar me sukses projektin “AlterEnergy”- energjia e qëndrueshme për Komunitetet e Vogla të Zonës së Adriatikut. Granti, financim në shumën prej 2.5 milione euro nga IPA-CBC mundësoi rehabilitimin e shkollave 9-vjeçare në katër fshatra të rajonit të Lushnjes: Sulzotaj, Çermë e Sipërme, Çermë, Proshk dhe Grabian. Gjithashtu, u rehabilituan shkollat në rajonin e Lezhës: Kakarriq, Ura e Muratit, Marcelaj, Komuna Balldre, Gurrëz, Komuna e Fushë Kuqes, Tale, Komuna e Shënkollit.

Një shkollë brenda një qyteti

Një njeri i mençur ka thënë: “Herët a vonë, do të na duhet të kuptojmë se Toka ka të drejtën për të ekzistuar pa ndotje, sepse planeti mund të ekzistojë pa njeriun, por njeriu nuk mund të ekzistojë pa planetin!”. Duke patur në mendje këtë copëz mençurie e me sloganin “Qyteti i pastër, jetë e shëndetshme”, nxënës dhe mësues të shkollës “18 Tetori” në paradites e 13 marsit ndërmorën, me organizues mësuesit e shërbimit komunitar dhe edukimit fizik, nismën e pastrimit të qytetit. Botën e ndryshojnë qytetarët e përkushtuar, që vendosin të mirën e përgjithshme mbi gjithçka.

Plehrat pranë qytetit; katastrofë mjedisore në Lushnje

Fusha ku derdhen mbetjet në Lushnje daton që në vitin 1980. Në atë kohë fusha ishte e shkretë dhe qyteti nuk kishte më shumë se 50 mijë banorë. Me lëvizjet demografike që ndodhen pas viteve ‘90, edhe rrethinat e fushës së mbetjeve u populluan. Bashkë me numrin e banorëve u rrit mirëqenia dhe konsumi. Sot shtëpia më e afërt me vendgrumbullimin është vetëm 20 metra larg. Por fusha vazhdon të mbetet një venddepozitim pa struktura përpunuese , e cila nuk rrezikon vetëm banorët e lagjes 18 nëntori, por me tymin dhe depozitimin e substancave të rrezkshime në ujë rrezikon gjithë qytetin me 90 mijë banorë.

Rreziku nga infeksionet pas përmbytjeve, ISHP nis dezinfektimin në Tiranë, Durrës dhe Lushnje

Në zonat ku ka patur përmbytje do të nisë dezinfektimi nga autoritetet shëndetësore. Shefi i Departamentit të Mjedisit në ISHP, Arben Luzati, thotë së nga përmbytjet ka patur probleme edhe rrjeti Ujësjellës, por situata është vënë në kontroll. Autoritetet shëndetësore do të nisin dezinfektimin në zonat ku ka patur përmbytje, në Tiranë, në Durrës, Shijak dhe në Çermë të Lushnjes. Kjo nisëm vjen pas konstatimit nga ekspertët e ISHP se në këto zona ka burime potenciale infeksioni për shkak të dëmtimit të rrjetit Ujësjellësit dhe ngordhja e bagëtive.

Stuhia dëmton bujqësinë

Pasditen e së hënës erërat e forta dhe shiu i rënë me intensitet të lartë kanë shkaktuar dëmtime kryesisht në pemë frutore e serra të mbuluara me plastmas. Përgjatë rrugës së saj stuhia, e cila ka përshkuar nënprefekturën e Lushnjes në drejtim jug-perendim – veri-lindje, nuk ka kursyer as tabelat e hekurta të vendosura në autostradë dhe tabelat reklamuese. Më të mëdha dëmet janë në sferën e bujqësisë. Mbjelljet e vjeshtës për dhjetëra fermerë kanë dështuar sapo kanë nisur.